LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një prej tyre, tjetri plagoset rëndë, dyshohet për larje hesapesh (EMRAT)

• Një atentat me armë zjarri është kryer ndaj dy shqiptarëve në Athinë. • Një prej tyre ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë. • Viktima është identifikuar si Irakli Davella, kurse personi tjetër i plagosur është identifikuar si Edi Lulo. • Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark. • Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. • Mediat greke shprehen se vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh kriminale. • Viktima, 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. • Davella ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar i një lokali në Peristeri. • Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. • Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. • Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar. • Autoritetet greke po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Në vendngjarje ishte edhe një person i tretë, nuk u kap nga plumbat, dyshohet se shënjestër e atentatit ishte Edi Lulo

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
Irakli Davella

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella dhe plagosjen e Edi Lulos. Mediat greke raportojnë se viktima dhe i plagosuri kanë qenë të shoqëruar edhe nga një person i tretë. Më tej theksohet se personi i tretë nuk është dëmtuar dhe nuk eshtë prekur nga asnjë e shtënë. 

Gjithashtu Protothema raporton se dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë i plagosuri, Edi Lulo. Ai ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën. I plagosuri kishte mbërritur në Greqi ditët e fundit nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol në pritën vrasëse. Ata vlerësojnë se ndoshta mbërritja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta vrasë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. 

1 VITE ME PARE

Vrasja ndodhi në sy të fëmijëve që po luanin në parkun e lojrave, dyshohet se djali i Irakli Davellës ishte i pranishëm në vendngjarje, telefonoi shokun e tij: Më kanë vrarë babanë!

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit, Irakli Davella në Athinë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike të pranishëm kanë qenë edhe fëmijë të cilët po luanin në këndin e lojrave pranë lokalit. Media greke “News247”, shkruan se ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka treguar për ngjarjen tragjike.

“Më kanë vrarë babanë!”, thuhet se është shprehur ai. Irakli Davella nga Saranda, mësohet se ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, e cila studionte për drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Irakli Davellas/ "Autorët ishin veshur me të zeza", flet dëshmitarja: Menduam se po hidhnin fishekzjarre! Nuk kuptuan çfarë kishte ndodhur

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella. Gjithashtu në lidhje me vrasjen janë zbardhur edhe dëshmitë e personave të cilët u gjendën në vendin e ngjarjes. Një grua ka rrëfyer se kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë menduar se po hidheshin fishkzjarrë, por një fëmijë ka parë ngjarjen. Ai më tej ka shtuar duke thënë se i kanë vrarë, i kanë goditur. Dëshmitaja shtoi se autorët ishin të veshur me të zeza.

 “Kemi dëgjuar të shtëna dhe pamë njerëz të veshur me të zeza. Në fillim menduam se po shkrepnin fishekzjarre. Më pas, pamë një fëmijë që po thoshte “i kanë vrarë, i kanë goditur”. Policia erdhi mjaft shpejt, dhe pas pak minutash filloi të mblidhej populli, pasi në fillim nuk kuptuan çfarë kishte ndodhur”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e 45-vjeçarit shqiptar në Athinë/ Zbardhet skema e atentatit, autorët vodhën një mjet para ngjarjes, iu afruan biznesmenëve dhe qëlluan drejt tyre

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella. Media greke, Protothema.gr shkruan se nga mënyra se si sulmuan, autorët duket se e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur.

Para krimit, autorët vodhën një automjet dhe më pas u drejtuan për në zonën ku ndodhi vrasja. Sipas mediave greke autorët iu afruan dy biznesmenëve shqiptarë dhe filluan të qëllojnë drejt tyre. Ata qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u larguan nga vendngjarja duke lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. 

1 VITE ME PARE

U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës në Athinë, del fotoja e 45-vjeçarit

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
foto ilustruese

GREQI- Është publikuar fotoja e 45-vjeçarit që u ekzekutua mesditën e sotme në Athinë nga një atentat. Irakli Davella dyshohet u qëllua me armë zjarri nga persona të maskuar jashtë ambienteve të një lokali. 

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e tij. Davella rezultonte pronar i disa bizneseve në Greqi dhe Shqipëri. Ai ishte i njohur për lidhjet dhe miqësitë e tij me personazhe të krimit që ishin në shenjestër të autoriteteve greke. 

Davella rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
irakli davella
1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Viktima përmendet në një dosje të Parlamentit grek, 45-vjeçari pjesë e grupit kriminal, 3 anëtarë të bandës të vrarë

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar ditën e sotme në Athinë ku mbeti vikitmë Irakli Davella. Mësohet se emri i viktimës përmendet në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013. Sipas raportimeve në këtë dokument përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje dhe pastrim parash. Më tej bëhet me dije se Davella rezulton të jetë një personazh me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.

Në dokument zyrtar të Parlamentit grek pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve ndërsa në grupin e cilësuar “B” përfshihen edhe mafiozë grekë. Nga emrat e listuar është edhe Vasilis Grivas i cili është vrarë në 2017. Po në këtë dokument është edhe emri i Jorgos Litsas dhe Manolis Karaggianis të dy të vrarë në 2018.

Në këtë listë siç u theksua është edhe emri i shqiptarit i cili mbeti viktimë sot. Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjec shqiptar i arrestuar këtë vit si pjesëtar i një grupi gjobëvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire.

Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj. Nuk dihet se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar.

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një

1 VITE ME PARE

Mbeti i plagosur nga atentati në Athinë, 46-vjeçari pronar i një biznesi në Durrës

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
pamje nga vendngjarja

GREQI- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mesditës së sotme në Athinë, ku një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë. I plagosuri konfirmohet se është 46-vjeçari, Edi Lulo.  Ky i fundit, është lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.

Lulo rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020. Aktiviteti i shoqërisë përfshin “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”. Siç u raportua edhe më herët nga mediat greke, Lulo kishte mbërritur pak ditë më parë në Greqi nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark.

Ndërkohë nga atentati, ndërroi jetën në vendin e ngjarjes, 45-vjeçari, Irakli Davella, i cili dyshohet se është vrarë për larje hesapesh mafioze. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar. Autoritetet greke po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës në Athinë, Irakli Davella pronar i disa bizneseve në Shqipëri dhe Greqi

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
pamje nga vendi ekzekutimit

GREQI- Një 45-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e sotme nga një atentat në Athinë. Irakli Davella u qëllua me armë zjarri nga disa persona të maskuar ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Ai kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Davella ishte bërë shtetas grek në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Sipas raportimeve gjatë verës ai jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë. Por viktima kishte në pronësi edhe disa biznese në Shqipëri. Në vitin 2006, 47-vjeçari rezulton të ketë regjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregtimin e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv. Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çrregjistruar.

Ndërkohë në atentatin e sotëm, i plagosur mbeti edhe një tjetër shqiptar, i identifikuar si Edi Lolo. Ky i fundit kishte pak ditë që kishte mbërritur nga Dubai në Greqi. Sipas mediave greke, Lolo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori plagë në bark dhe në kokë. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e 45-vjeçarit shqiptar në Athinë, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë (FOTO)

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një

ATHINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Athinë ku humbi jetën një 45-vjeçar shqiptar. Viktimë e atentatit mbeti Irakli Davella dhe u plagos rëndë Edi Lolo. Ndërkohë mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Në foto duket edhe trupi i pajetë i Devallas i cili është mbuluar me gjak.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se Edi Lolo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. 

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar. Autoritetet greke po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Vrasja në Athinë u bë për larje hesapesh? Irakli Davella ishte pjesë e një grupi mafioz grek, i plagosuri ishte kthyer nga Dubai pak ditë më parë

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
foto nga vendngjarja

ATHINË- Një larje hesapesh dyshohet të ketë qenë shkaku i atentatit të ndodhur mesditën e sotme në Athinë, ku humbi jetën Irakli Davella, dhe u plagos rëndë Edi Lolo. Ky i fundit, kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë

Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve. Davella ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Autorët e sulmit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët ditën e sotme. Vrasja e sotme ndodhi jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e maskuar kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve dhe Davella ka marrë një plumb në kokë, i cili ka qenë fatal. Ndërkohë Lolo dyshohet se është plagosur në kokë dhe në bark. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton vrasjen e po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe autori

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
foto ilustruese

GREQI- Janë identifikuar dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme në Athinë.Viktima është identifikuar si Irakli Davella nga Saranda dhe i cili ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës. Ndërsa personi tjetër i plagosur është identifikuar si Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. Më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
foto ilustruese

GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë, ku ka humbur jetën një shqiptar edhe është plagosur rëndë një tjetër. Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark. Identitetet e tyre ende nuk dihen.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes dhe fotot e automjetit të shqiptarëve të cilëve iu bë atentat. Sipas raportimeve dyshohet edhe për një të plagosur të dytë.

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën njëAtentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. Më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Zbardhen detaje, autorët i qëlluan me armë zjarri dhe u larguan menjëherë, viktima mori plumb në kokë

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
foto ilustruese

GREQI- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë. Një prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë. Ende nuk dihen identitetet e tyre. 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ndërsa sipas mediave greke, viktima ka marrë plumb në kokë.

Vrasja ndodhi në sy të dhjetëra njerëzve që lëviznin në zonë, nga autorët ende të panjohur të cilët thuhet se iu afruan viktimave duke i qëlluar nga një distancë e shkurtër përpara se të largoheshin.

Policia po kryen hetimet për identifikimin e viktimave dhe rrethanat e ngjarjes së vrasjes në këtë zonë të Atikës veriperëndimore.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në Athinë/ Humb jetën person, një shqiptar mbetet i plagosur rëndë

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë/ Humb jetën një
foto ilustruese

GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme jashtë një lokali në Athinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ky i fundit është shqiptar, ndonëse identiteti i tij nuk dihet ende. 

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini, por deri më tani nuk janë zbardhur më shumë detaje për rastin. Në zonë kanë shkuar me shpejtësi zyrtarë të EL.AS. dhe po hetojnë ngjarjen. 

atentat ndaj shqiptarëve ne athinë irakli davella edi lulo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj