LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin kunatin, i plagosin 2 djemtë, 3 të shoqëruar

•Tronditet fshati Larushk në Krujë. •Një atentat ka ndodhur gjatë mesnatës duke lënë të vdekur 1 person, e dy të tjetër të plagosur. •Rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtja ka pasur të shtëna me armë. • Ramazan Sino (kunati i Bejtjas) ka humbur jetën ndërsa ka mbetur i plagosur djali i Gentian Bejtjas, Alvi Bejtja (13-vjeç) dhe djali tjetër i mitur, vetëm 10-vjeç. •Gjendja e Alvit është e rëndë, ndërsa i mituri është jashtë rrezikut për jetën •Pas krimit, rreth orës 00:40 në Tapizë, te Lapidari është gjetur një automjet tip 'Volkswagen' i djegur, i cili dyshohet se i përket autorëve. •Autorët ishin 3. •Në zonën ku ndodhi krimi nuk ka kamera sigurie, pasi janë hequr nga Policia gjatë operacionit 'Fijet'. •Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Bami, Durim dhe Valter si dhe Marklen Haka. •Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Gentian Bejtja, por u shpëtoi sërish plumbave. •Në vitin 2022, ndaj Bejtjës, është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tre persona qëlluan mbi familjen e Gentian Bejtjes, çfarë pa dëshmitari në Krujë?! Kamerat e sigurisë s'kapën asgjë

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Gentian Bejtja dhe Ramazan Sino

KRUJË- Një atentat tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm, u qëllua me armë zjarri për të vrarë Gentian Bejtjen.

Por si pasojë e breshërisë së plumbave humbi jetën 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën nipërit e tij, dy djemtë e mitur të Bejtjes. Grupi hetimor që është angazhuar në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e "shënjestrës" ka administruar dëshminë e një të afërmi të objektivit.

Dëshmitari është banor në të njëjtën lagje me Bejtjen. Ai ka rrëfyer për hetuesit se pas krismave, ka parë nga dritarja tre persona që po largoheshin dhe momentin kur ata kanë qëlluar edhe njëherë, rreth 20-25 metër larg vendit të ngjarjes, ku edhe janë gjetur 4 gëzhoja.

Por për shkak të ndriçimit të kufizuar dëshmitari nuk ka mundur të identifikojë, apo fiksojë shenja dalluese tek autorët. Të njëtat burime nga grupi hetimor, deri më tani, Policia e Shtetit janë administruar edhe pamjet e një kamere sigurie në banesën e Gentian Bejtjes. Nga pamjet është fiksuar vetëm lëvizja e njërit prej tre autorëve, por pa mundësi identifikimi.  Ata kanë djegur mjetin me të cilin kryen krimin e më pas u larguan në drejtim të paditur. Brenda mjetit të shkrumbuar, i cili rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kërkoi azil në Norvegji dhe Suedi, por iu mohua! Sot Bejtjas i plagosën dy fëmijët dhe iu vra kunati pranë banesës

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Gentjan Bejtja

TIRANË- Gentjan Bejtja i shpëtoi për herë të tretë atentatit që ishte organizuar për eliminimin e tij. Fatkeqësisht mbeti i vrarë kunati i tij 29-vjeçar Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur 8 dhe 13 vjeç, ky i fundit në gjendje të rëndë për jetën.

Bejtja është një person i njohur për policinë dhe emri i tij ka dalë në disa ngjarje të mëparshme kriminale, teksa i kishte shpëtuar dy atentateve më herët në vite.

Dyshohet se dy ditë më parë Bejtja ka qenë në shtëpi dhe se mund të ketë qenë në automjet me kunatin e tij mbrëmjen e djeshme, por ka zbritur më parë. Po kështu mësohet se autorët mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e tij prej ditësh. “Balkanweb” raporton se Bejtja kishte kërkuar më parë azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por këto kërkesa nuk i janë pranuar./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DINAMIKA/ Autorët zbritën larg vilës së Bejtjas dhe ecën në këmbë, 'shënjestra' ishte në makinë, por....

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Gentjan Bejtja

TIRANË- Gentian Bejtja mundi t'i shpëtonte atentatit që ishte organizuar për të vetëm sepse zbriti rrugës, pa mbërritur në vilë. Ky është një detaj i ri i zbuluar nga atentati mafioz në Krujë pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) ku mbeti i vdekur 29-vjeçari Ramazan Sino.

Autorët e krimit, që dyshohet se ishin 3, kanë zbritur nga makina pak metra larg vilës së Gentian Bejtjas dhe kanë shkuar në këmbë në drejtim të banesës. Ata kanë hapur zjarr në momentin kur viktima ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me nipërit e tij (fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas).

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar tek banesa dhe më pas edhe në rrugën kryesore ku u gjetën 4 gëzhoja. Në total policia ka sekuestruar 28 gëzhoja. Viktima (kunati i Gentian Bejtjas) ka punuar si shofer në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit. Mësohet se Gentian Bejtja ka qenë në shtëpi një natë përpara krimit.

Ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tij dhe mbrëmjen e së hënës ka qenë në makinë së bashku me kunatin, Ramazan Sinën, por ka zbritur rrugës pa mbërritur në vilë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- U vra në banesën e kunatit në Krujë, viktima punonte si shofer te Gjykata e Apelit në Tiranë

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Ramazan Sino

TIRANË- Personi në foto është Ramazan Sino, personi i cili u vra mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në banesën e kunatit të tij, Gentjan Bejtja. Viktima rezutlon se punonte si shofer te Gjykata e Apelit në Tiranë.

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin

I riu u vra në një atentat mafioz në oborrin e vilën së kunatit të tij Gentian Bejtja në fshatin Larushkë të Krujës. Ai sapo kishte mbërritur në banesë dhe ndodhej në makinë me fëmijët e Gentian Bejtjas.

Autorët që kishin ndjekur lëvizjet e tij kanë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë dalë nga makina. Ramazan Sino humbi jetën ndërsa dy nipërit e moshës 10 dhe 13-vjeç, të cilët u plagosën, ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj Bejtjas në Krujë, shoqërohen në Polici vëllezërit Bami dhe Marklen Haka

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Durim Bami dhe Marklen Haka

KRUJË- Marklen Haka, Durim Bami dhe Valter Bami janë shoqëruar në komisariat, për të dhënë dëshminë e tyre për atentatin që ndodhi në banesën e Gentjan Bejtjas, aty ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën dy të mitur. 

Për ngjarjen e rëndë, ende nuk është marrë në pyetje Gentjan Bejtja dhe të afërmit e tij, pasi ndodhen në gjendje të rënduar për shkak të plagosjes së dy fëmijëve të mitur. 

Ndërkohë, raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja.

Deri më tani dyshohet se autorët ishin 3. Ata kanë djegur mjetin me të cilin kryen krimin e më pas u larguan në drejtim të paditur. Brenda mjetit të shkrumbuar, i cili rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ATENTATI në Krujë- Kontrolle në banesa, shoqërohen 3 persona në komisariat

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin

KRUJË-Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar tre persona në komisariat, si persona që kanë dijeni për atentatin që ndodhi gjatë mesnatës në banesën e Gentjan Bejtjat. Sipas forcave blu, kontrollet janë ushtruar në tre banesa, duke bërë që më pas të shoqërohen 3 persona.

E po ashtu, Policia specifikon edhe moshat e djemve të Bejtjas, i cili ishte 'tageti' mirëpo shpëtoi edhe kësaj radhe. Për fat të keq, dy djemtë e tij, të moshave 13 dhe 10-vjeç mbetën të plagosur, ndërsa viktima është 29-vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se: Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

3 VITE ME PARE

FOTO- 'Objektiv' ishte Bejtja, ky është viktima e atentatit mafioz në Krujë

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Ramazan Sino

TIRANË- Personi në foto është Ramazan Sino, 29-vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fushë-Krujë. Sino është kunati i Gentian Bejtjas. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve.

Krimi i rëndë ndodhi në mesnatë në banesën e Gentian Bejtjas. Pas vrasjes, 3 autorët janë larguar e më pas kanë djegur mjetin që përdorën në krim. Makina tip 'Golf 5' pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur.

Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Atentati në Krujë ndaj Bejtjas/ Autorët vodhën mjetin në Tiranë, brenda tij gjenden 3 kallashnikovë

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin

KRUJË- Detaje të reja rreth atentatit mafioz që ndodhi gjatë mesnatës. 3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës e cila dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë.

Viktimë mbeti kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja. Makina tip Golf 5 pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur. Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë.

/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Atentati mafioz në Krujë/ Familjes së Bejtjas iu bë PRITË, u qëlluan sapo zbritën nga makina, ROLET e 3 autorëve

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Banesa

KRUJË- Detaje të reja rreth vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjes së djalit të Gentian Bejtjas, 18-vjeçarit Alvi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 15 minuta pas mesnate, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pjesëtareve të familjes së 42 vjeçarit Gentian Bejtja.

Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Sinos dhe nipit të tij, Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë. Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Volswagen'.

Pas plumbave autorët u larguan nga vedngjarja. Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.

'Objektiv' i sulmit ishte Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme. Bejtja së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e kunatit të Bejtjas në Krujë! 'KLEÇKA'- Si do zbardhet atentati? Kamerat i hoqi policia....

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Gentian Bejtja

KRUJË- Detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja. 

Dyshohet se atyre iu është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona, të cilët janë larguar në drejtim të paditur. Mister do jetë procesi i zbardhjes së ngjarjes, pasi në zonë nuk ka kamera sigurie. Ato u hoqën nga Policia pak kohë më parë në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.

Po kush është Gentian Bejtja, personi që i shpëtoi atentatit?

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ATENTATI/ Autorët kishin 'objektiv' dikë tjetër, i vranë kunatin! Kush është Gentjan Bejtja, u ka shpëtuar 2 atentateve

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Gentian Bejtja

KRUJË- Fshati Larushk i Krujës u trondit gjatë mesnatës nga një atentat që i mori jetën Ramazan Sinos dhe la të plagosur nipin e tij Alvi Bejtja, 13 vjeç. Mirëpo, dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Atentati në Krujë! Makina e përdorur në krim gjendet e djegur në Tapizë

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Foto ilustruese

KRUJË- Policia ka gjetur një automjet duke u djegur në Tapizë, pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së një shtetasi, u qëlluan me armë zjarri, dajë e nip. 

Për pasojë, Ramazan Sino, ka mbetur i vdekur ndërsa i plagosur mbeti nipi i tij Alvi Bejtja, 13-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë 46 vjeçari. 13-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

3 VITE ME PARE

Atentat në Krujë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur (EMRAT)

Gentian Bejtja i shpëton sërish ATENTATIT!/ Autorët i vrasin
Policia

KRUJË- Ramazan Sino ka mbetur i vrarë në një atentat pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, 18-vjeçari Alvi Bejtja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.

46-vjeçari s‘ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nipi i tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu rreth orës 00:40, kanë gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”, në lapidar në Tapizë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip "Volkswagen". Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

gentian bejtja alvi bejtja vritet ramazan sino

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez