LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat në Elbasan, Bekteshi u shpëton plumbave, Matishi mori hak për parakalimin me makinë

• Atentat Arben Bekteshit. 30-vjeçari u qëllua me shtatë plumba nga Ermal Matishi, por shpëtoi. • Sherri mes tyre kishte lindur para tre javësh për një parakalim makine. Gjatë kësaj kohe, Matishi kishte planifikuar atentat dhe sot erdhi i armatosur në lagjen e Bekteshit për ta sulmuar. • Matishi është person me precedentë penalë për vjedhje e grabitje me dhunë. Ai rezulton të jetë arrestuar edhe për trafik droge, ndërkohë që nuk i mungon skeda kriminale edhe në Itali ku është vënë në pranga shumë herë.

4 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Parakalimi i makinës u bë ‘mollë sherri’, si nisi konflikti mes Matishit e Bekteshit tre javë më parë, plani për atentat

Atentat në Elbasan, Bekteshi u shpëton plumbave, Matishi mori hak
Vendi ku iu bë atentat Arben Bekteshit

ELBASAN- Sherri mes dy personave që degradoi në përgatitjen e një atentati ka nisur tre javë më parë. Mësohet se Ermal Matishi është përplasur me Arben Bekteshin për një parakalim me makinë në Elbasan. Dy të rinjtë kanë zbritur nga mjetet dhe kanë nisur një konflikt verbal që ka përfunduar në sherr me gurshte.

Por, Matishi nuk e ka lënë me aq. Ai është menduar, ka gjurmuar Bekteshin dhe këtë mbrëmje ka shkuar që t’i bëjë një atentat në lagjen ku ai rri në Elbasan. Matishi ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në drejtim të Bekteshit, por ky i fundit u ka shpëtuar plubmave. Me ardhjen e policisë, 38-vjeçari ka hedhur armën dhe është larguar, ndërsa ‘shenjestra’ është shoqërua në polcii për tu marrë në pyetje.

4 VITE ME PARE

Si ndodhi atentati në Elbasan? Matishi shkoi të merrte hakun e sherrit të mëparshëm, Bekteshin e shënjestroi në lagje

Atentat në Elbasan, Bekteshi u shpëton plumbave, Matishi mori hak
Pamje nga vendngjarja

ELBASAN- 38-vjeçari Ermal Matishi që qëlloi me armë zjarri drejt të riut të identifikuar si Arben Bekteshi në Elbasan kishte shkuar të merrte hakun e një sherri të ndodhur pak ditë më parë. Mësohet se Ermal Matishi kishte gjurmuar Bekteshin dhe i ka zënë pritë në lagjen e tij pasditen e sotme. Matishi e ka pikasur Bekteshin dhe ka qëlluar shtatë herë drejt tij, por shënjestra u ka shpëtuar plumbave. Me ardhjen e policisë, Matishi ka hedhur armën dhe është larguar. Ai është shpallur në kërkim.

 
4 VITE ME PARE

Policia sqaron ngjarjen në Ebasan: Ishte atentat, 38-vjeçari i zuri pritë Bekteshit

Atentat në Elbasan, Bekteshi u shpëton plumbave, Matishi mori hak
Pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Policia ka publikuar të dhëna në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një konflikt verbal ka çuar në përdorimin e armës të 38-vjeçarit me iniciale E.M ndaj 30-vjeçarit me inicialet A.B. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që 38-vjeçari është larguar nga vendngjarja.  

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet. Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

4 VITE ME PARE

EMRI/ Sherr mes dy personave në Elbasan, njëri nxjerr armën e qëllon 7 herë, shënjestra u shpëton plumbave

Atentat në Elbasan, Bekteshi u shpëton plumbave, Matishi mori hak
Pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan. Konkretisht konflikti ka ndodhur mes një personi që nuk është identifikuar ende dhe një tjetri që quhet Arben Bekteshi. Pas konfliktit njëri nga personat ka marrë një armën dhe ka tentuar të qëllojë Bekteshin, por pistoleta është bllokuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. 

atentat arben bekteshit ermal matishi arben bekteshi

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez