LIVE UPDATES
Bota

Liturgji fetare e kishës ortodokse serbe apo provokim?

12 Qershor 2021, 06:06 Nga DOSJA
Liturgji fetare e kishës ortodokse serbe apo provokim?

Një liturgji fetare nga disa pelegrinë të Kishës Ortodokse Serbe të udhëhequr nga peshkopi Teodosije, që u mbajt së fundmi në objektin e një strukture të një kishe të papërfunduar në oborrin e kampusit Universitar të Kosovës, shkaktoi shumë reagime ndër strukturat institucionale dhe ato të shoqërisë civile. Struktura e një kishe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, e cila nuk u përfundua kurrë, u ndërtua në vitet 90-të, pasi autonomia e Kosovës ishte suprimuar nga autoritetet e Serbisë të udhëhequra nga Sllobodan Millosheviq.

Igumeni i manastirit të Deçanit Sava Janjiq, që ishte i pranishëm në lutje e vlerësoi atë si moment të rëndësishëm për të krishterët. Ai shkroi në rrjetin e tij social se “për herë të parë pas vitit 1998, në tempullin e Shpëtimit të Krishtit në qendër të Prishtinës, u shërbye liturgji”. Duke cituar Peshkopin Teodosije që udhëhoqi Liturgjinë, Sava Janjiq,  tha se “të krishterët nuk duhet të jenë të pashpresë kur janë në rrezik sepse Zoti u jep forcë”, dhe deklaroi se “ka shumë liturgji që përdoren në tempujt kushtuar ngjitjes, në Moskë, Beograd, Deçani i Lartë, e Prizren”.

“Ky tempull në Prishtinë duhet të jetë tempulli i të gjithëve ne, për të na bashkuar dhe mbledhur këtu në paqe, dashuri dhe harmoni. Po këtu, nga ky vend, dërgojmë mesazh dashurie dhe paqeje ndaj të gjithëve, pavarësisht se kush janë ata njerëz dhe çfarë qëllimi kanë. Duke shërbyer sot në këtë tempull dëshmojmë se kush jemi, kush ishim dhe çfarë duhet të jemi në të ardhmen”, citoi Janjiq, peshkopin Teodosije.

Autoritetet kosovare asnjë informacion

Por mbajtja e liturgjisë fetare në objektin e Kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës u krye pa asnjë informim të mëparshëm tek autoritetet e Kosovës. Këtë e konfirmoi në një reagim të tij, vetë ministri i Kulturës në qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çeku. Ai tha se “Policia e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht për mbajtjen e këtij aktiviteti dhe kjo përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike në Kosovë”.

“Prona ku është ngritur struktura e papërfunduar aktualisht është në procedurë kontestimore dhe ku paditës është Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për këtë arsye, asnjëra palë që është pjesë e procedurës gjyqësore nuk guxon të ushtrojë presion mbi gjykatat. Bëjmë thirrje që situatat e tilla të mos përsëriten dhe palët e interesit në këtë rast gjyqësor të përmbahen nga ushtrimi i presionit të drejtpërdrejt ose të tërthortë mbi institucionet e drejtësisë”, tha ministri Çeku. Hajrullah Çeku theksoi, se “liria e veprimtarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe ajo mbrohet me të gjitha mekanizmat institucional”, por sipas tij, “veprimtaria fetare nuk mund të përdoret për qëllime politike dhe as të cenojë rendin, ligjin dhe drejtësinë”.

Opozita kritikon qeverinë

Partitë politike opozitare e akuzuan qeverinë e Kosovës, se ajo “ka qenë e njoftuar”, për mbajtjen e liturgjisë në kishën në oborrin e Universitetit, por nuk ka vepruar që ta parandalojë atë. Enver Hoxhaj, udhëheqës i partisë më të madhe opozitare PDK, shkroi se “me lejimin e mbajtjes së liturgjisë, qeveria lejoi hapjen e temave të reja në dialogun me Serbinë: “prandaj, sot fatkeqësisht u kërcënua karakteri i shtetit të Kosovës dhe u hapën tema të reja në dialogun me Serbinë që do të konfirmohen në takimin e 15 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Kjo liturgji më së paku është fetare. Gjithçka rreth saj është politike, që për qëllim ka vetëm shtrembërimin e historisë, të vërtetës dhe arsyetimin e një regjimi gjenocidial si ai i Millosheviqit”, shkroi Hoxhaj.

Edhe aktivistë të shoqërisë civile mbajtjen e liturgjisë në objektin e papërfunduar të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, vetëm pak ditë para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, e shohin si provokim. Sali Shoshi, arkitekt, aktivist i shoqërisë civile që angazhohet për trashëgiminë kulturore të Kosovës thekson se shoqëria në Kosovë është e vetëdijshme për shumëllojshmërinë etnike. Ai e quan atë bazë të mirë për një shoqëri modernde me respekt të ndërsjellë përkundër dallimeve e sidomos me respekt të shumicës ndaj pakicave.

“Por vjen diçka si kjo meshë politike e organizume prej Kishës Ortodokse Serbe, e cila e ka për qëllim me provoku dhe me nxitë reagim shoqnor që ata me e përdorë si argument për aspiratat e tyre të eksterritoreve. Kur them provokim, mendoj për faktin qe “mesha”, organizohet në një objekt i ndërtum gjatë regjimit të Millosheviqit, lokacioni i të cilit gjendet në mes të kampusit universitar, pra trolli i është uzurpu Universitetit, dhe e cila është ndertu për me i tregu qëllimet e atij regjimi”, shkroi Sali Shoshi, duke shtuar se “është shumë mirë qe si shoqni mos me ra n’provokim, por institucionet shtetnore duhet me bo çmos me parandalu e alarmu për rrezikun që vjen prej këtyre provokimeve”.

Universiteti i Prishtinës paralajmëron veprime ligjore

Pas këtyre reagimeve Universiteti i Prishtinës paralajmëroi veprime ligjore pas liturgjisë së mbajtur në kishën e ndërtuar në kampusin universitar. “Procesi dhe lokacioni i ndërtimit të këtij objekti janë aktualisht në procedurë kontestimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, prandaj zhvillimin e djeshëm e sheh si tentim të sjelljes së UP-së para aktit të kryer, si dhe tentim për ndikim në procesin gjyqësor. Universiteti i Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë”, thuhet në një reagim të UP-së, duke shtuar se “kampusi universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike”.

Në ditën kur mbahej liturgjia në objektin e papërfunduar të Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, Ministria e Jashtme e Kosovës u ndaloi hyrjen në Kosovë, ministres serbe të Punës, Daria Kisiq-Tepavceviq dhe një grupi prej 39 pelegrinësh serb. Kundër kësaj ndalese, reagoi  zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, duke e cilësuar ndalesën të papranueshme.

“Kërkesa e një grupi prej 39 pelegrinëve nga Serbia qendrore, të cilët donin të vizitonin disa kisha në Kosovë këtë fundjavë, u refuzua pa shpjegime. Kështu, vazhdon shkelja brutale e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjeve për vizitat e rëna dakord dhe nënshkruar në Bruksel midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet ne reagimin e autoriteteve serbe, duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që “do të vijë në tryezën e negociatave në Bruksel javën e ardhshme, kështu që ai tani po përdor lëvizje të tilla që dëmtojnë drejtpërdrejt dialogun”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq  takohen në Bruksel me 15 qershor në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ballkani kisha ortodokse serbe kosova liturgjia fetare ballkani kisha ortodokse serbe kosova liturgjia fetare

Sondazh

Poll
Bota 11 Qershor 2021, 20:18

Smartfoni “socialist” i Kubës

HAVANA- Havana do të lancojë telefonë inteligjentë deri në fund të qershorit. Mediat e huaja raportojnë se kompania Gedeme ka prodhuar smartfonin e parë për të ...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë