LIVE UPDATES
Bota

Ish-shefi i Mossadit: Izraeli sulmoi programin bërthamor të Iranit

11 Qershor 2021, 21:46 Nga DOSJA
Ish-shefi i Mossadit: Izraeli sulmoi programin bërthamor të Iranit

DUBAI, Emiratet e Bashkuara Arabe – Shefi në largim i Mossadit, shërbimi izraelit i zbulimit, ka pranuar se vendi i tij ishte pas sulmeve më të fundit ndaj programit bërthamor të Iranit dhe ndaj një shkencëtari të ushtrisë. Komentet e Yossi Cohenit ofrojnë një pasqyrë të pazakontë nga kreu i një agjensie përgjithësisht sekrete, ndërkohë që duket se qeverisja e Kryeministrit Benjamin Netanyahu është në ditët e saj të fundit. Kjo shërben edhe si një paralajmërim i qartë për shkencëtarët e tjerë të programit bërthamor të Iranit se mund të bëhen edhe ata objektivë sulmi. Zoti Cohen foli për mbrëmjen e së enjtes në programin investigativ “Uvda” të kanalit televiziv izraelit 12. Irani nuk reagoi menjëherë për komentet e zotit Cohen.

Paralajmërimi u bë megjithëse diplomatët në Vjenë po përpiqen të negociojnë kushtet e shpëtimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore.

“Nëse shkencëtari ka vullnetin të ndryshojë karrierën duke mos na dëmtuar më, atëherë po, ndonjëherë u ofrojmë një rrugëdalje”, tha zoti Cohen.

Ndër sulmet kryesore ndaj Iranit, asnjë nuk goditi më thellë se dy shpërthimet gjatë vitit të kaluar në kompleksin bërthamor në Natanz. Centrifugat e atjeshme e pasurojnë uraniumin nëntokë për të qenë të mbrojtura nga sulmet ajrore.

Në korrik 2020, një shpërthim misterioz dëmtoi rëndë centrifugat e avancuara në Natanz, diçka për të cilën Irani fajësoi më vonë Izraelin. Në vazhdim, gjatë muajit prill të këtij viti, një shpërthim tjetër dëmtoi rëndë një ndër sallat e nëndheshme të pasurimit.

Duke diskutuar për Natanzin, intervistuesja e pyeti zotin Cohen se ku do t’i drejtonte nëse mund të shkonin atje, dhe ai tha “në bodrum” ku “dikur rrotulloheshin centrifugat”.

“Nuk duket më si dikur”, shtoi ai.

Zoti Cohen nuk pretendoi drejtpërdrejt autorësinë e sulmeve, por detajet e dhëna ofruan pranimin më të afërt deri më tani të ndonjë roli të Izraelit tek sulmet. Intervistuesja, gazetarja Ilana Dayan, gjithashtu me sa duket ofroi një përshkrim të hollësishëm se si Izraeli depërtoi eksplozivët në sallat nëntokësore të Natanzit.

“Njeriu që ishte përgjegjës për këto shpërthime, tashmë është e qartë se u siguroi iranianëve themelin prej mermeri mbi të cilin vendosen centrifugat”, tha zonja Dayan. “Ndërsa instalonin këtë themel brenda objektit Natanz, ata nuk kishin dijeni se ai tashmë përfshinte një sasi të madhe eksplozivi”.

Ata diskutuan gjithashtu vrasjen në nëntor të Mohsen Fakhrizadehut, një shkencëtar iranian që filloi programin bërthamor ushtarak të Teheranit dekada më parë. Agjencitë amerikane të zbulimit dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike besojnë se Irani e braktisi përpjekjen e organizuar në kërkim të një arme bërthamore në vitin 2003. Irani pretendon prej kohësh se programi i tij është paqësor.

Ndërsa zoti Cohen në kamera nuk pretendon autorësinë për vrasjen, zonja Dayan në segmentin televiziv thotë se zoti Cohen “personalisht autorizoi të gjithë fushatën”. Zonja Dayan përshkroi gjithashtu se si një mitraloz i drejtuar nga distanca, i montuar në një kamionçinë, vrau Fakhrizadehun dhe më vonë u vetëshkatërrua.

Zoti Cohen përshkroi një përpjekje izraelite për të dekurajuar shkencëtarët iranianë nga pjesëmarrja në program, duke shkaktuar që disa të braktisnin punën e tyre pasi u paralajmëruan, qoftë edhe indirekt, nga Izraeli. I pyetur nga intervistuesja nëse shkencëtarët i kuptonin pasojat që do kishin nëse nuk ndalnin punën, zoti Cohen tha: “Ata i shohin miqtë e tyre”.

Ata gjithashtu folën për operacionin e Izraelit për kapjen e dokumentave arkivore nga programi ushtarak bërthamor i Iranit. Zonja Dayan tha se 20 agjentë, asnjë prej tyre izraelit, morën materiale nga 32 kasaforta, pastaj skanuan dhe transmetuan një pjesë të madhe të dokumentave. Zoti Cohen konfirmoi se Mossadi mori pjesën më të madhe të materialit para se të nxirrej fizikisht nga territori i Iranit.

Zoti Cohen mbrojti vendimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të dalë në publik me rezultatet e operacionit, duke vepruar kështu kundër një praktike të vjetër fshehtësie për aktivitetet e Mossadit.

“Ishte e rëndësishme për ne që bota ta shohë këtë, por kjo gjë duhet gjithashtu të zërë vend me udhëheqjen iraniane, për t’u thënë atyre:‘ Të dashur miq: Së pari, jeni penetruar. Së dyti, po ju shohim. Së treti, epoka e … gënjeshtrave ka mbaruar”, tha zoti Cohen.

Media në Izrael operon nën një politikë të vjetër prej dekadash që u kërkon gazetarëve të marrin miratimin e çensuruesve ushtarakë për artikuj që përfshijnë çështje sigurie. Duke qenë se komentet e zotit Cohen miratohen nga çensuruesit, kjo sugjeron se Izraeli donte t’i dërgonte një paralajmërim të ri Iranit ndërsa negociatave bërthamore të Vjenës.

Irani është ankuar në mënyrë të përsëritur për sulmet e Izraelit, me ambasadorin e Iranit në IAEA Kazem Gharibabadi duke paralajmëruar së fundmi të enjten se incidenteve “jo vetëm që do t’u përgjigjen me vendosmëri, por gjithashtu sigurisht nuk lënë asnjë mundësi për Iranin, përveçse që të rishikojë masat e tij të transparencës dhe politikën e bashkëpunimit”.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente mbi deklaratat e zotit Cohen, i cili u zëvendësua nga ish-operativi David Barnea. Zoti Cohen në intervistë pranoi se një ditë mund të kërkojë edhe vetë postin e kryeministrit.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mossadi yossi coheni mossadi yossi coheni

Sondazh

Poll
Bota 11 Qershor 2021, 20:18

Smartfoni “socialist” i Kubës

HAVANA- Havana do të lancojë telefonë inteligjentë deri në fund të qershorit. Mediat e huaja raportojnë se kompania Gedeme ka prodhuar smartfonin e parë për të ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet