LIVE UPDATES
Bota

“Lista e Salihut”/ Si po shpopullohet nga shqiptarët Medevegja, 3000 emra u zhdukën në 5 vjet (VIDEO)

10 Janar 2021, 17:45 Nga DOSJA
“Lista e Salihut”/ Si po shpopullohet nga shqiptarët Medevegja,

SERBI– Në 100 vitet e fundit numri i shqiptarëve në Medvegje, në Serbinë jugore, është rrudhur ndjeshëm, aq sa, tashmë, flitet për shpopullim. Shpërnguljet e mëdha që nisen me Kongresin e Berlinit, vijuan më 1912 dhe gjate dy Luftrave Botërore. Në ditët tona, qyteti i shqiptarëve po humb përcaktimin etnik duke rrudhur kufijtë e shtrirjes së identitetit tonë në Ballkan.

Hamdi Ferati, mësues nga fshati Dukat në Medvegje thotë se ikjet me dhunë nga Medvegja nisën që nga 1878. Por hemorragjia më e madhe e shqiptarëve në zonë, është më e vonshme dhe pothuaj shteruese.


Sipas sipërmarrësit Muharrem Salihu, tragjedia e shqiptarëve në Medvegjë me 1999.

“Shpërngulje masive dhe shqiptarë të paregjistruar”– thotë Salihu.

Për të ikurit gjatë luftës së Kosovës, nuk u kujdes më askush, madje, as shteti amë dhe për Salihun, as ndërkombëtarët. Salihu thotë se “Pas luftës u sabotuan ata që donin të kthehen”

Sipërmarrësi Muharrem Salihu, e ndan tashmë jetën e tij mes Venecias ku jeton e punon dhe Medvgjës ku ka lindur. Rikthimi në vendin amë, për të, është çështje jetike, për shqiptarët. Pas ikjeve të mëdha, shqiptarëve të Medvegjes iu janë mohuar adresat dhe ky është hapi i fundit i shpopullimit.

Salihu vëren se “Pasivizimi i adresave, është fenomen i ri ne Serbi. Keqinterpretohet ligji dhe shqiptarët trajtohen si të huaj”.

Pasivizimi i adresave nënkupton që shqiptarët e ikur nga Medvegja, gjatë luftës së Kosovës ose më pas, nuk gëzojnë me një adresë në vendlindjen e tyre nëpër Medvegjë, çka çon automatikisht në rrudhjen e numrit të tyre. News 24 ka udhëtuar drejt Medvegjes për të marrë dëshminë e nje shpopullimi modern e ne kohe paqeje.

” Pasivizimi i adresave spastron territorin nga shqiptarët. Para pasivizimit të adresave ishin metoda të tjera. 80% të shqiptarëve ju janë fshirë adresat nga sistemi. Për rikthimin e adresave përbën vështirësi zbatimi i ligjit”– shton Salihu.

Ajo që përndryshe do të ishte një proces normal vështirësohet së tepërmi nga mënyra e zbatimit të ligjit. Shqiptaret që duan te rimarrin adresën që në fakt nuk e kanë lënë kurrë, përballen me disa pengesa.

“Kur vijnë të kërkojnë adresën, ju bëhet një refuzim e zvarritje që i bën të ikin. Shqiptarëve në Serbi u mohohet adresa prej vitesh herë më pretekstin që nuk keni kushte jetese e herë me pretekstin që nuk ju gjetëm në banesë kur erdhëm për verifikim”.

Pasivizimi i adresave për shqiptarët e Medvegjes është një dukuri e dekadave të fundit. Janë të shumta familjet që përballen me fshirjen e adresës së një prej anëtarëve. Çështja tashmë po ndiqet në disa mënyra.

“Kemi çuar 20 raste adresash në gjyq në Serbi. Pasivizimi i adresave është çuar si çështje edhe në Komisionin e Venecias sepse shqiptarëve me këtë mënyrë u është mohuar e drejta e votës”,– thotë Salihu.

Nuk është e qartë se sa është numri real i banorëve shqiptarë në Medvegjë, por përllogaritjet mund të jenë tregues të qartë të efekteve të rrudhjes.

“Në 5 vite munguan në lista me shumë se 3 mijë veta. Të gjallët de facto po bëhen të vdekur de jure. Llogariten rreth 8 mijë shqiptarë në Medvegjë”,- thekson Salihu.

Ai është cilësuar herë si Don Kishoti e herë si Mohikani i fundit, per shkak te angazhimit që ka marrë për ndërgjegjësimin ne rajon dhe ne institucionet ndërkombëtare per shpopullimin e Medvegjës nga shqiptarët.

” Është bërë mjaftueshëm për të kuptuar problemin por prapë nuk do reshtim”– thotë ai.

Medvegja nuk është më vetëm kufiri i fundëm i shqiptarëve me shqiptarët. Rrudhja e numrave etnik është më shumë se kaq. Qyteti që përbën zgjatimin tonë më të largët, është një zonë e lakmueshme ekonomike. Sipas Muharrem Salihut, “Medevegja është vazhdim i pasurive minerale të Kosovës që gjenden shumë lehtë. Po ashtu, ka miniera dhe ujëra termale që janë pasuri e madhe. Vetëm Banja e Sinjarines, ka 26 lloj ujrash dhe një burim gjeotermie”

Si Oskar Shnidler që me fabrikën e tij gjatë Luftës së dytë botërore, shpëtonte hebrenjtë nga përndjekja naziste, edhe Muharrem Salihu, përmes një fabrike tekstili që ka hapur në Medvegjë, rreket të mbajë gjallë ekonominë dhe të punësojë shqiptarë, që si të papunë do detyroheshin te iknin.

“Fabrika dhe çdo investimet mundet të ndihmojnë banorët. Në shumëEmënyra është tentuar izolimi total i Medvegjës që banorët mos të kenë arsye të rrinë”,– thotë Salihu ndërsa Mësuesi Ferati shton se Shqiptaret kanë humbur arsyet për të qëndruar.

Ndikimi i Salihut në qarqet politike, ekonomike, diplomatike dhe kulturore ka qenë i madh. Duke e kthyer në mision mbrojtjen e të drejtave te shqiptareve në Medvegje, ai e ka kthyer në çështje pasivizimin e adresave. Salihu kujton se pas Vizites së presidentit shqiptar Meta në zonë erdhi presidenti serb Vucic dhe pas ish ministrit shqiptar Gent Cakaj erdhën 5 ministra serbë.

Një prej shkaqeve që kanë çuar në këtë situatë eshte doemos si kudo, perçarja. Per Salihun, partite e shumta politike, kane bere dem.

“Partitë shqiptare në Serbi kanë heshtur për adresat. Në Luginën e Preshevës ka 7 subjekte politike. një parti politike do ishte pak, tri shumë. Kanë heshtur dhe janë përdorur”, – vëren ai.

Shnidleri i shqiptarëve që u vleresua nga presideti Meta me titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, për fushatën dhe ndergjgjesimin e faktorit politik e diplomatik mbi pasivizimin e Adresave, beri që çështja e Medvegjës të artikulohej në takime të ndryshme deri edhe në presidencë. Edhe Salihu, endet zyrave të huaja me lista në duar për të shpëtuar shqiptarët e ikur.

Muharrem Salihu thekson se “Nuk jam vetëm në këtë betejë. Bashkë mund ta fitojmë. Nëse humbasim në Medvegje, kjo do të vazhdojë në tërë Luginën e Preshevës”.

Lista e Salihut, është lista e mbijetesës që i ka shenjuar shqiptaret ne çdo kohë. Për të, Venecia është një qytet, ndersa Medvegja qyteti i tij. Ndaj ecejaket mes Venecias, Shkupit, Prishtinës e Tiranes janë ecejaket për të qëndruar, aty, ku kishim qenë, duke ruajtur kulturën, traditat dhe gjuhën. Por së pari duhet një adresë. Jemi në kohë paqeje, luftrat janë krejt moderne./ marrë nga BallkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni medvegja shpopullohet medvegja shpopullohet

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez