Aksident me shtatë të plagosur në Rrugën e Kombit, dy makina bëhen "copash", tre persona tek “Trauma”
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Helmimi në Bulqizë/ Policia: 30 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore, vijojmë hetimet në bashkë...
Qëlloi me thikë në kokë Sulon, kush është autori? Policia në ndjekje të “Radarit”, peshkatar...
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, sa përfitoi Duro nga tenderi i rikonstruksionit të disa qendrave shënde...
Vendimi i qeverisë për krijimin e linjës së garancisë shtetërore është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë tashmë fuqi ligjore. Vendimi përcakton se linja e garancisë është në vlerën 11 miliardë lekë dhe bankat tregtare aktive në vend janë pjesë e skemës së garancisë që do të mundësojë huadhënien për të përballuar pagat e tregtarëve ose të shoqërive tregtare, aktiviteti i të cilave është mbyllur ose është ndikuar me ulje të xhiros, si pasojë e vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe urdhrave të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19.
Linja e garancisë shtetërore lëshohet në favor të secilës bankë të nivelit të dytë, si më poshtë vijon:
– “Raiffeisen Bank”, sh.a., Albania, në vlerën 1 900 000 000 lekë;
– “Banka Tirana”, sh.a., në vlerën 600 000 000 lekë;
– “Banka Union”, sh.a., në vlerën 600 000 000 lekë;
– “Banka Intesa Sanpaolo Albania”, sh.a., në vlerën 900 000 000 lekë;
– “Banka Kombëtare Tregtare”, sh.a., në vlerën 1 900 000 000 lekë;
– “Banka OTP Albania”, sh.a., në vlerën 1 100 000 000 lekë;
– “Banka Procredit”, sh.a., në vlerën 400 000 000 lekë;
– “Banka Alpha Albania”, sh.a., në vlerën 700 000 000 lekë;
– “Banka Amerikane e Investimeve”, sh.a., në vlerën 500 000 000 lekë;
– “Banka Credins”, sh.a., në vlerën 2 000 000 000 lekë;
– “Banka e Bashkuar e Shqipërisë”, sh.a., në vlerën 100 000 000 lekë;
– “Banka e Parë e Investimeve, Albania”, sh.a., në vlerën 300 000 000 lekë.
Vendimi përcakton se ministri i Financave dhe Ekonomisë ka të drejtë që, pas 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse, nëse është e nevojshme, sipas raportit të strukturës së posaçme ndërinstitucionale, t’i propozojë Këshillit të Ministrave rialokimin e shumës së garancisë, nga huadhënësi që nuk e ka ezuaruar shumën e garancisë në favor të tij te huadhënësi që e ka ezauruar atë plotësisht.
Në këtë skemë nuk përfshihen tregtarët ose shoqëritë tregtare me të ardhura vjetore nën 14 milionë lekë, të cilat janë subjekt i përfitimit nga skema e subvencionimit të pagës, apo siç njihet ndryshe “Paga e Luftës”.
Në funksion në zbatimit të këtij vendimi do të jetë një strukturë e posaçme ndërinstitucionale, e cila do të monitorojë, shqyrtojë dhe raportojë, periodikisht, pranë ministrit të Financave dhe Ekonomisë në lidhje me ecurinë e garancisë shtetërore.
Marrë nga SCAN
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Punësimet në administratë për vendet e lira të punës do të shtyhen deri në një moment të pacaktuar duke qenë se aktualisht nuk mund të zhvillohen proceset, që n...
Shqipëri– Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). ...
TIRANË- Ministrja e Finacave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, parashikon se deri në fund të muajit do hapen të gjitha bizneset të cilët janë mbyllur nga situata...
KRUJË- Komuniteti Mysliman i Krujës, ka vijuar pandërprerë humanizmin e tyre në disa fshatra të këtij rrethi. Qëllimi i tyre është t’u vijnë në ndih...
TIRANË- Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë ...
Ricardo Hausmann, ish-drejtori i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar aktualisht drejtues i Laboratorit të Rritjes së Zhvillimimit Ndërkombëtar dhe profesori i Zhv...
Tiranë- Qeveria shqiptare siguroi 100 milionë euro borxh përmes emetimit të obligacioneve dyvjeçare në tregun e brendshëm të hënën, me një normë interesi...
TIRANË- Mjeku i spitalit të Durrësit që u infektuar nga e moshuara në Durrës, e cila është dhe viktima e parë e COVID-19 në Shqipëri ka treguar se si mori ...
SHBA– Izolimi në shtëpi i ka bërë njerëzit partnerët që të njihen më mirë dhe të kuptojnë nëse kanë vepruar drejt apo jo në zgjedhjen e personit të jetës.Kësht...