Aktualitet

U kap me 4 mina me telekomandë, drogë dhe armë/ Lirohet nga burgu vëllai i Alketa Vejsiut (VD)

  • Me tuta gri dhe pranga në duar, vëllai i Alketa Vejsiut iu hakërrehet gazetarëve, ndërhyn menjëherë Policia (VD)
  • Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia e burgut me shërbim prove Endrit Vejsiun i cili u arrestua 1 vit më parë me 4 mina me telekomandë dhe 3 kg lëndë narkotike. Ai është dënuar me 5 vite shërbim prove.

    Lezhë- Gjykata e Lezhës, ka liruar nga burgu Endrit Vejsiun, vëllain e Alekta Vejsiut, në një vendim të datës 15 tetor. 29-vjeçari u kap me 4 mina me telekomandë, drogë dhe armë një vit më parë gjatë një aksioni policie në Lezhë.

    Gjykata e Lezhës e kishte dënuar Vejsiun më parë me 6 vite burg, që u konvertuan më pas në 4 vite për shkak të ‘gjykimit të shkurtuar’. Por me vendimin e fundit është ndërprerë vuajtja e dënimit në burg. Gjykata ka vendosur që dënimi për Endrit Vejsiun të jetë  5  vite ‘shërbim prove’.

    Arrestimi dhe akuzat mbi të:

    29-vjeçari u arrestua më 30 shtator të 2018,  në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, 4 mina me telekomandë, 3 kilogramë kanabis dhe pistoletë TT. Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezultoi se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Në operacionin e quajtur “Telekomanda” u arrestuan edhe 3 persona të tjerë, Gentjan Elezi, Gentjan Tafa dhe Eris Gjoni.

    Mbi Vejsiun rëndonin dy akuza “prodhim dhe shitje të narkotikëve” për të cilin parashikohet dënim nga 5 deri në 10 vjet burg dhe “prodhim të armëve, armëve shpërthyese e municionit”, po ashtu me dënim nga 5 deri në 10 vjet. Gjykata i dha atij  për secilën prej veprave, minimumin e parashikuar, pra 4 vite. Ndërsa pak ditë më parë e liroi atë me ‘shërbim prove’. Sipas vendimit Endrit Vejsiu duhet që të shoqërohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.

    Në aplikim te nenit 59 te Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së dënimit të mbetur pavuajtur, duke e vënë në provë të pandehurin, për një periudhë kohe prei 5 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Zyra Vendore Tiranë“, thuhet në vendimin e Gjykatës që e ka dënuar përfundimisht me 5 vite shërbim prove.

    Vendimi i Gjykatës së Lezhës

    1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Vejsiu per kryerjen e vepres penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Vejsiu për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/5 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

    3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për disa vepra penale dhe dënimin e të pandehurit Endrit Vejsiu, me një dënim të vetëm prej 6 (gjashte) vite burgim.

    4. Ne zbatim te nenit 406/1 te Kodit te Procedures Penale, te pandehurit Endrit Vejsiu i ulet 1/3 (nje e treta) e denimit te dhene, duke u denuar perfundimisht me 4(kater) vjet burgim.

    5. Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane.

    6. Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit “Arrest ne burg” dhene ndaj te pandehurit Endrit Vejsiu me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe Nr 336 date 02.10.2018 dhe lirimin e menjehereshem te pandehurit Endrit Vejsiu nga ambientet e IEVP “Jordan Misja” Tirane, nese nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i denuar per ndonje veper tjeter penale.

    7. Në zbatim të kërkesave 60 pika 9 dhe 10 të K.Penal të urdhërohet i pandehuri Endrit Vejsiu që mos shoqëerohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.

    8. Në bazë të nenit 190 pika 1 gërma “b” të K.Proc.Penale, provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment