Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– ‘Operacioni Bregdeti ynë’ ka marrë masa ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që kanë vendosur çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në bregdet, për të tretën ditë radhazi.
Në Durrës, Policia ka proceduar 4 administratorë subjektesh të cilët kishin zaptuar hapësirën publike me shezlonë dhe çadra të cilat ishin vendosur pa lejen përkatëse. Policia ka proceduar: I. K., G. A., K. G. dhe D. B., banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta persona kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 160 parcela dhe janë hequr rreth 600 çadra dhe 1300 shezlongë.
Në Fier, Policia ka proceduar administratorin e një subjekti pasi kishte pushtuar tokën në bregdet. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se 51-vjeçari kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë.
Policia nuk ka vërejtur asnjë parregullsi në Shëngjin. Deri në këto momente janë kontrolluar 20 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.
Në Sarandë janë kontrolluar 43 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje. Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse. Në Kavajë, si rezultat i kontrolleve gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë. Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Të paktën 38 persona, anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike, janë vënë nën arrest gjatë një operacioni të autorizuar nga Prokuroria e...
Gazetarja e News24, Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” ka zbuluar një përgjim nga operacioni ”Shpirti” që çoi në 38 të arrestuarve, mes të cilëv...
SARANDË– Policia e shtetit ka vijuar me kontrollet në bregdet në ditën e saj të tretë. Deri në këto momente, në Sarandë janë kontrolluar 43 subjekte, të ci...
TIRANË– Avokati i Popullit i ka dërguar një kërkesë drejtorit të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi lidhur me çështjen e vdekjes...
LEZHË–Policia nuk ka vërejtur asnjë parregullsi në Shëngjin. Deri në këto momente janë kontrolluar 20 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk...
TIRANË– Pamjet e operacionit ‘Shpirti’ janë bërë publike nga Policia e Shtetit. Pjesë e operacionit kanë rënë në pranga disa persona. Pol...
TIRANË– Pamjet nga operacioni ‘Shpirti’ janë publikuar nga policia e shtetit. Efektivët e policisë kanë shkuar në banesat e personave të dyshimtë, që kanë ...
KAVAJE– Një nga pasuritë e sekuestruara gjatë operacionit “Shpirti” është edhe restoranti Alto Mare në zonën e Golemit. Pasuria është në emër të nipit të Saimir...
TIRANË- Aranita Brahaj, gazetare, njëherazi edhe drejtuese e portalit “Open Data Albania”, ka ngritur alarmin e shifrave rekord që vendi ynë mban në lidhje...