LIVE UPDATES
Aktualitet

Ligji i Ri për Asistencën Sociale: Personat me aftësi të kufizuar nuk humbasin pagesën pasi punësohen

23 Korrik 2019, 14:59 Nga DOSJA
Ligji i Ri për Asistencën Sociale: Personat me aftësi të

TIRANË- Ligji i Ri për Asistencën Sociale i aprovuar në sesionin e fundit parlamentar, në javën që shkoi parashikon që personat me aftësi të kufizuar nuk do të humbasin pagesën që ata marrin për shkak të statusit të tyre edhe kur ata janë të punësuar. Fillimisht ligji parashikonte se 4 vite pasi personat me aftësi të kufizuar punësoheshin, ata nuk kishin më të drejtë për të përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar.

Por me këmbënguljen dhe negociatat e vazhdueshme të një grupi organizatash që merren me të drejtat e njeriut dhe organizatat në mbrojtje të personave më aftësi të kufizuar, u bë e mundur që në ligjin e aprovuar më datë 28 korrik 2019, të hiqej parashikimi që personave me aftësi të kufizuar ju mohohej pagesa pas periudhës 4 vjeçare të punësimit.

Në letrën e tyre drejtuar komisionit për Punën, Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizaura, MEDPAK, ANAD (Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk dëgjojnë), Dawn Syndrom Albania, Ndihmoni Jetën, Fondacioni “Së Bashku”, Shoqata Kombëtare e Para-tetraplegjike të Shqipërisë, Shoqata e Ivalidëve Para-tetraplegjikë Qarku Elbasan dhe “ACT Now”  kanë renditur disa rekomandime për projekligjin i cili ishte në proces diskutimi.

Në rekomandimet e rënditura në letër thuhej se ndërprerja e pagesës pas 48 muajve punësimi, ul interesin e personave me aftësi të kufizuar për të punuar, dhe pagesa është një shifër shumë e vogël, prej rreth 10.000 lekë të reja.

Neni 13 pika 2, propozojmë heqjen nga ky projekt-ligj të pikës 2 me këtë përmbajtej “2.Përfituesve, të klasifikuar me vendim të komisionit në grupet e aftësisë së kufizuar, u ndërpritet pagesa pas 48 muajve punësimi. Procedurat në rastet e rikthimit në skemën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Konkretisht, heqja e pagesës së aftësisë së kufizuar pas 4 viteve nga punësimi. Demotivon dhe ul interesin e personave me aftësi të kufizuar për të punuar. Pagesa e aftësisë së kufizuar nuk është e lidhur me kushtet sociale ekonomike të individit (pra nuk jepte si ndihmë ekonomike dhe as nuk llogaritet si e ardhur e familjes gjatë vlerësimit që bëhet për përfitimin e asistencës sociale), por është e lidhur me gjendjen shëndetësore dhe me nivelin e funksionimit. Duhet theksuar që pagesa që jepet për shkak të aftësisë së kufizuar është rreth 10.000 lekë të reja në muaj, një shumë e vogël.

Ndërkohë punësimi i personave me aftësi të kufizuar sjell përfitime për shtetin dhe vetë individin në disa drejtime:

Duke punuar, personat me aftësi të kufizuara, kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore, pra shteti fitllon të përfitojë nga kontributet që ato derdhin gjatë kohës që janë të punësuar;

Ka një model të mirë në vend, rasti I personave të verbër (të cilëvë nuk u ndërpritet pagesa e aftësisë së kufizuar në momenint e punësimit të tyre), të cilin Qeveria Shqiptare duhet ta shtrijë edhe të kategoritë e tjera të aftësisë së kufizuar për të kontribuar në këtë mënyrë në trajtimin e barabartë, e për të eleminuar diskriminimin mes kategorive të ndryshme të aftësisë së kufizuar;

Përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar janë përkufizime si përfitime në para dhe/ose shërbime të dhëna tek individët, të cilët janë vlërësuar për përshtatshëm për t’I përfituar dhe që synojnë:

a.Të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara për të mbuluar shpenzimet që lidhen me aftësinë e kufizuar;

b.Të sigurojnë përfshirjen sociale

Të sigurojnë në mënyrë progressive mirëmbajten e cilësisë së jetës që është e krahasueshme me standardet e vendit.

Në sygjerimet e tyre, organizatat në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar kanë renditur edhe pika të tjera çeshtjet si:

“Në nenin 2, “Qëllimi”, propozojmë që në pikën a, ku thuhet: …të përcaktojë ndihmën ekonomike dhe përfitimet për shkak të aftësië së kufizuar për individët dhe familjet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive e të mundësive personale, ruajtjen e integritetit dhe përfshirjen shoqërore për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore”, të ndahen ndihma ekonomike nga përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar, pasi arsyet për to janë të ndryshme nga njëra tjetra: logjika pas konceptit të ndihmës ekonomike ka natyrë tjetër, jo të lidhur me situatën ekonomike. Prandaj propozojmë që përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar të vendosen në një pikë tjetër, pika b).

Në nenin 4, “Parimet e përgjithshme”, përmenden parimet e “mosdiskriminimit” (pika d) dhe “barazia dhe mosdiskriminimi” )pika e). Për të shmangur përsëritjen dhe “rëndimin e tekstit të ligjit në mënyrë të panevojshme, propozojmë që njëra nga pikat të hiqet, me preferencën për të mbajtur në tekstin e projekt-ligjit parimin “barazai dhe mosdiskriminimi”, duke ruajtur pjesën ku përmenden të gjitha shkaqet:”…bazuar në shkaqet e përmendura në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Në nenin 5, në pikën (i) “Komisioni shumë disiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar”, aty ku citohet “….një ekip i përzgjedhur, i përbërë nga një mjek dhe një punonjës social”, propozojmë që ky përkufizim të jëtë më I gjerë, duke mos u kufizuar vetëm tëk “një mjek apo punojës social”, por të parashikohen në projekt ligj edhe mundësia për të përfshirë profesionistë nga disiplina të tjera. Pra propozojmë që kjo pikë të ndryshohet si vijon: “Komisioni shumëdisiplonor I vlerësimit të aftësisë së kufizuar” është një ekip i përzgjedhur, i përbërë nga të paktën një mjek dhe një punonjës social, si dhe profesionistë nga disiplina të tjera, të cilët janë të punësuar pranë…….”.

Propozojmë që pika (n) “Ndihmësi personal” të jetë në përputhje me Ligjin Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e persoanve me aftësi të kufizuara” (neni 3 pika 2). “Ndihmësi personal” ështa ai individ i zgjedhur dhe i udhëzuar nga një person me aftësi të kufizuara për ta ndihmuar këtë të fundit që të kapërcejë pengesat në jetën e perditshme dhe duke mbajtur vecanërisht në vëmendje përkufizimin në nenin 8 të po atij ligji, ku vijojnë edhe detyrat mmë konkrete të ndihmësit personal, në të cilat përfshihen edhe interpretuesit e gjuhës së shenjave, shoqëruesit e të verbërve, :”Ndihmësi personal ofron asistencën personale në cilësinë e ndihmësit për kujdesin personal për personat me aftësi të kufizuar, shoqëruesit për personat e verbër, interpretuesit të gjuhës së shenjave dhe lehtësuesit në komunikim për personat me paaftësi (termi I përdorur në Ligjin për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë) në të folur dhe në të dëgjuar.

Në nenin 5 “Përkufizimet” propozojmë të shtohet edhe përkufizimi “Interpret I gjuhës së shenjave shqipe”, për njerëzit që nuk dëgjojnë dhe nuk flasim. Përfshirja e këtij përkufizimi është shumë i rëndësishëm për këtë kategori pasi od të bënte të mundur ofrimin e informacionit të përshtatur dhe një shërbim tashmë I munguar. Konkretisht propozojmë që të shtohet një pikë me këtë përmbajtje: “Interpret I gjuhës së shenjave shqipe” për njerëzit që nuk dëgjojnë për të mundësaur komunikimin nga gjuha e shenjave në gjuhën e folur dhe anasjelltas.”

Gjithashtu në pikën (nj) gjendet përkufizimi “Paraplegjik”, përkufizim i cili ka nevojë për disa rregullime konkrete. Së pari propozojmë që të shtohet para termit “paraplegjik” fjala “person”. Përdorimi i vetëm i gednjes mjekësore, nxit një model mjekësor, I cili duhet të eleminohet në maksimum me këtë ligj (me vlerësimin e ri bio-psiko-social). Gjithashtu, ligji Nr.8626, datë 22.6.2000 “Statusi I Invalidit Paraplegjik dhge Tetraplegjik” (I ndryshuar), përmabn përkufizim më të zgjeruar. Ai vijon si më poshtë: “Paraplegjik” nënkutpon cdo person që vuan nga paraliza e dy anësive të poshtme si pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore nga shkaqe te ndryshme. “Tetraplegjik” nënkupton cdo person, që vuan nga paraliza e katër anësive si pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore nga shkaqe të ndryshme dhe I klasifikuar si I tillë me vendimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (tanimë me titull tjetër). Në këtë mënyrë propozojmë që projektligji të ketë referim në ligjin e mësipërm në lidhje me përkufizimet “paraplegjik” dhe “tetraplegjik”.

Relatorja e Ligjit të Ri për Asistencën Sociale dhe njëkohësisht deputete, Ardiana Jaku, u shpreh se ligji i ri detyron njëkohësisht cdo kompani apo institucion që të ketë të paktën një të punësuar me aftësi të kufizuar.

”Edhe në rastet kur kompanitë nuk mund të punësojnë një person me aftësi të kufizuar për shkak të dinamikave të punës që kanë, ata duhet të paguajnë një kontribut që do të shkojë si kontribut për fondin për aftësinë e kufizuar që do t’ju rikthehet këtyre personave për të rritur kapacitetet e tyre dhe për t’I bërë të integruar në tregun e punës.”

Përveç cështjes së personave me aftësi të kufizuar ligji trajton edhe dy shtylla te tjera që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike dhe me mbështetjen e menjëhershme financiare për foshnjat e sapo lindura.

Ky ligj mbështetet në tre shtylla kryesore që kanë të bëjnë me mënyrën se si jepet ndihma ekonomike, procesin e dhënies së pagesave të personave me aftësi të kufizuar, dhe futet një program i ri social që është programi i mbështetjes së menjëhershme financiare për foshnjat e sapo lindura.

Për asistencën sociale hiqet tavani prej 80.000 lekësh si dhe hiqet zgjedhja e familjeve për ndihmë sociale nga Këshillat Bashkiakë.

Ndërsa për foshnjat e porsalindura, tashmë VKM-ja e kthyer në një ligj përcakton bonusin prej 40.000 lekësh për fëmijën e parë, 80.000 lekësh për fëmijën e dytë dhe 120.000 lekësh për fëmijën e tretë.

Në Shqipëri janë 43704 persona me aftësi të kufizuar. Ndërsa përfitojnë ndihmë ekonomike 51.834 familje, referuar shifrave të vitit 2018.

Marrë nga Citizens Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ligji i ri për asistencën sociale personat me aftësi të kufizuar nuk do të humbasin pagesën ligji i ri për asistencën sociale personat me aftësi të kufizuar nuk do të humbasin pagesën

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta