LIVE UPDATES
Bota

Libri për ritualet hebreje, ‘Haggada e Sarajevës’ një pasuri për historinë

27 Prill 2022, 06:38 Nga DOSJA
Libri për ritualet hebreje, ‘Haggada e Sarajevës’ një

Kryeqyteti boshnjak mban një libër me tekste për shtatë ditët e festës Pasah (Pashkës). Ai e ka origjinën në Spanjën mesjetare dhe është shpëtuar disa herë nga shkatërrimi dhe shpesh nga jo hebrenj.

Haggadat janë libra ritualë hebrej, që përmbajnë histori biblike, lutje dhe psalme. Ato lexohen për Pashkë, kur çifutët besimtarë festojnë largimin e popullit të Izraelit nga Egjipti. Një nga Haggadat më të famshme ndodhet në Sarajevë.

“Hagada e Sarajevës është si një feniks”, thotë për DW Jakob Finci, kryetari i komunitetit hebre në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Megjithë rreziqet, dhe të tilla ka patur shumë, duke filluar nga përndjekjet e hebrenjve, te inkuizicioni dhe dy luftërat botërore, deri te lufta në Bosnje dhe Hercegovinë përherë libri është shpëtuar, përherë ka mbijetuar, përherë është shfaqur përsëri”.

Haggada e Sarajevës përbëhet nga tri pjesë. E para përmban 62 kompozime figurash me mbishkrime të shkurtra hebraike, e dyta, tekste të rrethuara me motive thjesht dekorative për ditën e parë të Pashkës dhe e treta ka lutje dhe psalme për gjashtë ditët e tjera të Pashkës, pa asnjë dekoracion. Analizat stilistike të pikturave dhe miniaturave tregojnë se libri është shkruar rreth vitit 1350 në Spanjë.

Sipas shënimeve në këtë Haggadë, pas dëbimit të hebrenjve në 1492 ajo ndryshoi disa pronarë, por se kush ishin ata, nuk dihet. Gjurma e parë e besueshme daton në vitin 1894, kur muzeu kombëtar i Bosnjë-Hercegovinës, në atë kohë i administruar nga austro-hungarezët, e bleu librin nga familja sefarde Kohen nga Sarajeva për një shumë prej 150 koronash (rreth 15,000 euro).

Shpëtimi nga nazistët

Por Haggada e Sarajevës nuk gjeti paqe të përhershme as në muze. Menjëherë pas hyrjes së Wehrmacht-it në Sarajevë në vitin 1941 pushtuesit gjermanë i kërkuan drejtorit të atëhershëm të muzeut, katolikut Jozo Petroviç, që t’ia dorëzonte atyre librin hebre. Por me ndihmën e kuratorit mysliman, Dervish M. Korkut u arrit që Haggada të dërgohej në një vend të sigurtë.

“Dervish Korkuti u tha gjermanëve se ushtarët e Wehrmacht-it kishin qenë ndërkohë në muze dhe e kishin marrë Haggadën me vete. Ata nuk i kishin thënë emrat, me arsyetimin se stafi i muzeut nuk duhet ta dinte se kush e mori librin”, rrëfen për DW Hikmet Karçiç studiues i gjenocidit në Institutin për Traditën Islame të Boshnjakëve në Sarajevë dhe autor i librit “Dervish M. Korkut: Një biografi”.

Vendi i fshehjes: xhamia

Në fakt Korkuti e kishte marrë vetë Haggadën dhe e kishte fshehur në një xhami në një nga malet, që rrethojnë Sarajevën. Atje ajo qëndroi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. “Përveç librit Korkut shpëtoi një koleksion privat me dorëshkrime hebreje, që i kishte marrë nga një mik, duke i futur në arkiv me një emër të rremë”, thotë Karçiç.

Korkut ishte shumë i arsimuar dhe besonte fort se ajo që bënte ishte e drejtë. Ai shpëtoi edhe gjimnazisten Mira Papo, prindërit e së cilës ishin dërguar në një kamp përqendrimi nga pushtuesit gjermanë. E reja u vesh me perçe dhe në këtë mënyrë hebreja boshnjake Mira u bë shqiptarja myslimane Amira, që kishte ardhur gjoja nga Kosova për të ndihmuar Korkutin si ndihmëse për punët e shtëpisë.

Haggada në luftën e Bosnjës

Pas Luftës së Dytë Botërore Dervish Korkut e ktheu Haggadën në Muzeun Kombëtar të Bosnjës. Atje libri u mbajt në një kasafortë dhe i shfaqej publikut rrallë për ta mbrojtur atë nga prishja. Por kur filloi rrethimi i Sarajevës me 6 prill 1992, Muzeu Kombëtar, që ndodhej në vijën e demarkacionit midis ushtrisë boshnjake dhe trupave serbe të Bosnjës, nuk qe më vend i sigurt për Haggadën.

Drejtori i muzeut Enver Imamoviç e ruajti librin bashkë me vepra të tjera të vlefshme me iniciativën e tij, duke i vendosur në kasafortën e Bankës Kombëtare. Por në mediat ndërkombëtare u raportua se qeveria boshnjake e kishte shitur Haggadën dhe i kishte shpenzuar paratë për ushtrinë e vendit. Si qeveria ashtu edhe komuniteti hebre në Bosnje e mohuan këtë. “Qytetarët e Sarajevës nuk do ta shisnin apo ta shkatërronin kurrë Haggadën”, thekson Jakob Finci.

Me famë botërore për shkak të një gabimi

Kryetari i komunitetit hebre të Bosnjës jetonte në atë kohë si refugjat në Shtetet e Bashkuara. Senatori hebre amerikan Joe Lieberman i njoftoi atij se për Pashkët e 1995 donte të shkonte në Sarajevën e rrethuar, me kusht që të mund të shihte atje Haggadën. “Unë i thashë se ku gjendej dhe se ai mund ta shikonte atë kurdoherë”, tregon Finci për DW. Në fund udhëtimi i Lieberman nuk u bë, por në Sarajevë erdhën gazetarë nga e gjithë bota, që kishin dashur ta takonin senatorin atje.

“Një reporter i New York Times shkroi pastaj një raport, ku thuhej se ‘Haggada e famshme e Sarajevës kishte një vlerë prej 7 milionë dollarësh. Por që nuk u botua kështu”, tregon Finci duke qeshur, sepse tek shuma kishte ndodhur një gabim. Kur u dërgua me faks, pika midis shifrave ishte bërë e palexueshme, çmimi real i Haggadës ishte vlerësuar në shtatë milionë dollarë – jo 700 milionë. “Aq e lartë nuk kishte qenë vlera e asnjë libri deri atëherë dhe kështu Hagada u bë e famshme në botë.”

Pas përfundimit të Luftës së Bosnjës, Kombet e Bashkuara i financuan Muzeut Kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës një raft të posaçëm xhami për Haggadan e Sarajevës. Që nga nëntori i vitit 2002 libri i mbrojtur në këtë mënyrë dhe i vendosur ne nje dhomë shumë të sigurtë mund të kundrohet nga vizitorët e regjistruar më parë. Në vitin 2017 Haggada e Sarajevës u fut në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Marrë nga DW. 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota kulture

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet