LIVE UPDATES
Bota

Libri i ri i gazetarit amerikan zbulon sekretet e Presidentit/ Donald Trump minimizoi qëllimisht kërcënimin e koronavirusit,

10 Shtator 2020, 10:08 Nga DOSJA
Libri i ri i gazetarit amerikan zbulon sekretet e Presidentit/ Donald Trump

SHBA– Kur virusi filloi të përhapej nga Kina nëpër vende të tjera, këshilltari për sigurinë kombëtare Robert O’Brien i tha presidentit në një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë më 28 janar: “Ky do të jetë kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare që do të ndeshni në presidencën tuaj,” shkruan gazetari në librin e tij “Rage” — “Zemërim”.

“Kjo do të jetë kriza më e rëndë me të cilën përballeni,” citohet në libër zoti O’Brien nga gazetari i Washington Post-it, një citim që është mbështetur edhe nga zëvendës këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Matthew Pottinger.

“Shumë problematike”

Presidenti Trump e minimizoi kërcënimin në komente publike. Dhjetë ditë më pas ai i telefonoi gazetarit Woodward dhe tha se mendonte që situata ishte shumë më e frikshme.

“Marr frymë thellë, ashtu e kaloj një situatë të tillë”, tha presidenti gjatë një telefonate më 7 shkurt. “Kemi të bëjmë me një situatë shumë problematike. Kjo është sëmundje më vdekjeprurëse se gripi i rëndë”.

“Ky është virus vdekjeprurës”, kishte përsëritur presidenti.

Në komente publike, presidenti u thoshte amerikanëve se virusi do të zhdukej së shpejti dhe nuk ishte më i rrezikshëm se gripi sezonal. Ai këmbëngulte se qeveria e kishte situatën nën kontroll.

Në një nga 18 telefonatat e regjistruara nga autori i librit, Bob Woodward, presidenti pohonte më 18 mars se e kishte minimizuar qëllimisht rrezikun.

“Doja ta zvogëloja”, kishte thënë presidenti.

Kur kopjet e librit të ri filluan të qarkullojnë të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany u përpoq të mos i kushtonte rëndësi dëmit politik që mund të shkaktojë libri.

Ajo tha se presidenti “donte t’i qetësonte amerikanët. Kjo është detyra e udhëheqësve”.

“Ky president ka bërë një punë të pashembullt në trajtimin e COVID-19″, tha zonja McEnany. “Ai ishte gjithmonë i qartë se sa jetë mund të humbisnin prej tij. Pikërisht nga ky podium, ai pohoi që në muajin mars se kjo ishte diçka serioze, se 100 mijë apo 200 mijë jetë njerëzish mund të humbisnin”.

Libri del në treg kur mbeten më pak se tetë javë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, një garë mes presidentit Trump dhe sfiduesit të tij demokrat, ish-Nënpresidentit Joe Biden.

Në një aktivitet fushate në një nga shtetet e konsideruara si fushëbeteje politike, në Miçigan, zoti Biden sulmoi punën e zotit Trump në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar deri tani vdekjen e rreth 190 mijë amerikanëve dhe ka infektuar më shumë se 6.3 milionë vetë.Të dy shifrat janë më të lartat në nivel botëror.

“Ai me vetëdije e me dashje gënjeu publikun amerikan për kërcënimin që i kanosej vendit për muaj të tërë. Ai me qëllim nuk përmbushi detyrën e tij”, tha zoti Biden. “Është më shumë se e neveritshme”, shtoi ai.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se sipas një parashikimi, 410 mijë amerikanë mund të vdesin deri në fillim të vitit 2021. Profesori i menaxhimit politik në universitetin George Washington, Todd Belt thotë se të dhënat e reja që ofron libri rreth përgjigjes së zotit Trump ndaj koronavirusit, mund t’u ofrojnë municion politik si republikanëve ashtu edhe demokratëve.

Lente partiake

“Sigurisht, republikanët do të thonë: “ai po bënte detyrën e udhëheqësit të vendit. Ai nuk donte që njerëzit të zinte paniku,” tha zoti Belt. “Ndërsa demokratët do të thonë,“ky ishte një vendim i gabuar dhe e keqësoi problemin”. Kështu që, mendoj se njerëzit ndoshta do ta interpretojnë këtë pjesë me ngjyrime partiake “.

Woodward është i njohur më së miri në gazetarinë amerikane për bashkëpunimin me gazetarin e Washington Postit, Carl Bernstein në zbulimin e skandalit të korrupsionit politik Watergate në vitet 1970 që çoi në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon.

Libri i ri i Bob Woodward-it ndjek gabimet e administratës Trump në trajtimin e pandemisë dhe prek polemikat e shumta gjatë gati katër viteve të zotit Trump si president.

“Trump-i kurrë nuk dukej i gatshëm për të mobilizuar plotësisht qeverinë federale dhe vazhdimisht dukej se i shtynte problemet tek shtetet” për t’u marrë me pandeminë, shkruan Woodward. “Nuk kishte ndonjë filozofi të mirëfilltë të menaxhimit të krizës apo mënyrë organizimi për t’u përballur me një nga emergjencat më komplekse që Shtetet e Bashkuara kishin hasur ndonjëherë”.

Woodward thotë se eksperti i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci, shpesh figura publike e administratës duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sëmundjen COVID-19, në një moment u tha të pranishmëve se presidenti Trump “është në një frekuencë më vete” dhe i papërqendruar në takime, me një stil udhëheqjeje “sikur nget pa duar”.

“Përqëndrimi i tij është më i vogël se zero”, tha Dr. Fauci për Presidentin Trump, sipas autorit Woodward. “Qëllimi i tij i vetëm është të rizgjidhet.”

Woodward citon se në një takim në Zyrën Ovale, pasi zoti Trump kishte bërë deklarata të rreme në një konferencë për shtyp, Dr. Fauci tha para tij, “Ne nuk mund ta lejojmë Presidentin të dalë dhe të thotë diçka që më pas mund t’i shkaktojë probleme”.

Woodward e përshkruan Dr. Fauci-n si veçanërisht të zhgënjyer nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump dhe këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, që sipas tij flet duke I fryrë një entuziazmi të pamerituar, sikur gjithçka të ishte e shkëlqyer në përgjigjen e administratës ndaj koronavirusit.

Ndërsa virusi po përhapej në të gjithë vendin, zoti Kushner tha për presidentin: “Qëllimi është t’ia zhvendosim vëmendjen nga qeverisja tek fushata zgjedhore”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba presidenti donald trump robert o'brien koronavirusi ne shba presidenti donald trump robert o'brien


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale