Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI– Universiteti “La Sapienza” në Romë disa muaj më parë kishte hapur një konkurs për titullun “Profesor i Asociuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe”. Kandidatë nga Italia dhe jo vetëm, ishin vënë para një komisioni të zgjedhur nga universiteti por pa pasur të pranishëm asnjë prej albanologëve që operojnë në vendin fqinjë.
Në një artikull të “La Repubblica”, kandidatët tregojnë se si kishin shprehur ankimimin e tyre në të gjithë instancat e shtetit sapo kishin marrë vesh përbërjen e komisionit duke treguar edhe “testin” gjuhësor që u ishte kërkuar që të bënin.
Për t’u bërë profesor i asociuar i gjuhës shqipe, në testin me gojë duhet të përkthesh vetëm 10 rrjeshta të një romani të Dritëro Agollit, për më tepër para një komisioni që as vetë nuk mund ta bëjë diçka të tillë.
Kandidatët e indinjuar i kanë mbështetur edhe albanologët italianë që japin mësim në disa prej universiteteve italiane, duke u shprehur se në komision duhet të ishte të paktën një prej tyre.
Pas akuzave të shumta, “La Sapienza” ka thyer heshtjen e u ka kthyer përgjigje kritikëve por pa paraqitur asnjë provë për të mbështetur argumentat e tyre.
Si përfundim konkursi u zhvillua dhe u fitua nga një kandidat, i cili nuk shkëlqeu mes të tjerëve por ishte i vetmi që pranoi t’i nënshtrohej testeve të komisionit.
Artikulli i plotë:
Një konkurs u organizua në universitetin “La Sapienza” të Romës, ku do të jepej titulli profesor i asociuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Çudia përkonte në faktin që në komisionin vlerësues nuk kishte asnjë ekspret të shqipes. Një përzgjedhje, e cila akuzohej se e kishte paracaktuar një kandidat të brendshëm.
“Për fat të keq, në botën akademike nuk është një risi – është ankesa që vjen nga profesorë nga universitete të ndryshme italiane – këtë herë ajo u bë në një mënyrë të guximshme”.
Procedura e përzgjedhjes në Universitetin Sapienza të Romës përfundoi në një re pluhuri. Para testit me gojë, tre kandidatë nga katër kishin dërguar ankesa te rektori, Ministria e Arsimit dhe njësia kundër Korrupsionit, për të raportuar paqartësinë dhe duke kërkuar që komisioni të anulohej.
Zëri i personave që morën pjesë në Konkurs shtohet me atë të albanologëve që punojnë në universitete të tjera italiane. Ata akuzojnë se ajo është një skenë e turpshme e paparë më parë.
Nuk ka shumë studiues të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në stafet tona akademike. Konsorciumi ndëruniversitar i Cineca-s numëron shtatë duke përfshirë universitetet e Salentos, Kalabrisë, Palermos dhe Venecias.
“Kur bëhen zgjedhje si kjo, të paktën njëri nga profesorët e sektorit duhet të ishte thirrur të veprojë si komisioner. Shumë keq që në këtë rast askush nga ne nuk është thirrur,”-thanë Franco Altimari dhe Matteo Mandalà, të vetmit në Itali) të kësaj disipline, të cilët japin mësim në Universitetin e Kalabrisë dhe në Palermo.
Monica Genesin, profesore e Universitetit të Salentos tha se: Konkursi në Sapienza për ekspertë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, i cili vlerësoi mësuesit e ardhshëm shqiptarë, nuk kishte asnjë prej nesh.”
Kandidatët pasi kishin marrë vesh përbërjen e komisionit kishin kërkuar anulimin e konkursit. Por pa rezultat.
Ata gjithashtu e cilësuan testin me gojë, të cilin e dhanë në shtator si “qesharak”, pasi konsistonte vetëm në përkthimin e 10 rrjeshtave nga shqipja në një roman të Dritëro Agollit.
“Unë nuk do të bëja një kërkesë të ngjashme as për studentët e mi – shton njëri prej kandidatëve – testi zgjati jo më shumë se pesë minuta, para një komisioni që nuk do të kishte as mundësi ta përkthente vetë”. Por jo të gjithë kanë pranuar të përgjigjen: ka pasur edhe nga ata që e kanë gjykuar pyetjen si “poshtëruese”, duke marrë parasysh vite punë shkencore dhe mësimdhënie universitare, duke refuzuar të përgjigjen.
Me një rezultat të dukshëm që prej filimit, ata tashmë tregojnë me gisht konkursin. Nga katër profesorë nga Italia dhe të tjerë jashtë saj, garën e fitoi personi i vetëm që bashkëpunoi me La Sapienzan.
“Një ngjarje e trishtë për ata që përpiqen të kryejnë punën e tyre kërkimore me dinjitet”, përfundojnë profesorët.
Të përballur me të gjithë kritikat, Universiteti, nga ana e tij, përgjigjet kështu: “Profesorët e komisionit posedojnë kushtet e kualifikimit akademik të kërkuara nga rregulloret e universitetit dhe prandaj kanë plotësisht të drejtë të ushtrojnë funksionet e komisionerëve”.
Paaftësia e tyre, sipas universitetit, “kundërshtohet me faktin se njëri prej komisionerëve kryesoi jurinë për kualifikimin shkencor kombëtar”. Kjo është vetmja pyetje mbi të cilën La Sapienza tashmë ka pasur mundësinë t’i përgjigjet ministrisë, Anac, kandidatëve, Observatorit të garave universitare, por pa pasur ndonjë provë.
Përkthyer nga La Repubblica
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Pas termetit që goditi vendin më 26 nëntor, ku ngelën të pajtë 51 persona, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për gjendjen e të lënduarve.Në ...
TIRANË- Avokati Altin Goxhaj do të niset për kurim jashtë vendit, një muaj pasi shtrimi i tij në spital alarmoi të gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij në rrje...
TIRANË- Zgjedhja e Olsian Çelës si Kryeprokuror ka sjell dhe dorëheqjen e parë nga ky isntitucion. Sipas informacioneve bëhet me dije se është dorëh...
TIRANË- ISP mirëpret vendimin e parlamentit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Procesi i kandidimit dhe i renditjes së kandidatëve përmes KLP përb...
Tiranë– Një prej personave që është prekur nga tërmeti është edhe ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila i dorëzoi sot detyrën Prokurorit...
Ka përfunduar dje (më 5 dhjetor), instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka dhuruar për familjet e prekura nga tërmeti ...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot 35-vjeçarin Lorenc Bitaj, i cili ishte shpallur në kërkim pas dënimit që kishte marrë në Itali. Gjykata ita...
Fier- Në prangat e policisë së Fierit kanë rënë 2 perosna. Policia njofton se është arrestuar A. I, 56 vjeç pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombët...
TIRANË- Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela, në fjalën e tij prezantuaese u shpreh shumë optimist se në punën e tij në krye të akuzës do ...
TIRANË– Arta Marku, i ka lënë detyrën sot detyrën Olisan Çelës duke e falenderuar atë. Marku në fjalën e saj tha se këto dy vite kishte bërë punën ...