LIVE UPDATES
Politike

“Lëvizja për Ndryshim” në zgjedhje, Topalli: Rama ka gjasa të fitojë mandatin e tretë

23 Dhjetor 2020, 18:53 Nga DOSJA
“Lëvizja për Ndryshim” në zgjedhje, Topalli: Rama ka

“Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy germa, siglën e PD-së. PD është përfaqësim, është parim, është filozofi, është mision. Nuk e gjen.Të gjitha këto janë të tradhtuara”. Kjo ishte arsyeja që e shtyu ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, që pas katër vitesh t’i rikthehet politikës aktive me një parti të re.

Jozefina Topalli fajëson Lulzim Bashën për gjendjen e opozitës, dhe shprehet se falë tij, Rama ka gjasa të fitojë një mandat tjetër.

“Është presoni dhe garancia, që Edi Rama ka qenë tetë vite në pushtet, me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikes, dhe që është elementi dhe arma, me të cilën Edi Rama do të përpiqet të marrë mandatin tretë. Sondazhet e bëra në Shqipëri flasin për një realitet krejt të ri për atë, që ëndërrojnë tre kryetarët. Është unike në botë. Që të flitet se shqiptarët janë të pakënaqur 70% ndaj opozitës se sa ndaj qeverisë. Unë e jam e bindur se ato nuk e duan këtë qeveri, është e korruptuar, mbytur në skandale, e paaftë për të qeverisur, e dështuar në çdo fushë të vendit, por ato kanë kuptuar “po të kishte pasur opozitë, Edi Rama nuk do ishte sot”, ndaj dhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita”, tha znj.Topalli. 

Sipas ish-nënkryetares së selisë blu, demokratët janë të zhgënjyer nga opozita gjatë këtyre 8 viteve, dhe partia demokratike e ka humbur besimin e shqiptarëve.

“Janë shumë të dëshpëruar. Ato janë zemra e Partisë Demokratike dhe ato janë të tradhtuar dhe u bënë shumë vite, sigurisht që ato do të reagojnë, do të jenë të parët që do të reagojnë. Ata do shkojnë atje ku ato ndihen të përfaqësuar, me të cilët kanë bërë betejat, dhe tek ato që nuk ndihen të tradhtuar. Mjaft 8 vjet mashtrim!”, tha ajo.

Topalli shprehet se lëvizja për ndryshim, do të ketë kandidatë në të gjithë territorin, dhe për këtë do të kërkojë bashkëpunimin edhe të partive të tjera, që janë kundër asaj që Topalli e quan trinomi i kryetarëve.

“Një parti, e cila do jetë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me lisat e saj, por sigurisht në muajt e ardhshëm besoj se edhe me lista të përbashkëta me parti të tjera të reja, që janë kundër tre kryetarëve të korruptuar. Ne po punojmë për listën e emrave. Unë kam një parim “ne nuk kemi luksin për të përjashtuar asnjeri”. Unë jam e hapur për të negociuar me këdo, por me një kusht: që në qëllimin e tyre dhe në punën e tyre të ketë një synim “largimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës”, shtoi znj. Topalli.

Ajo ende nuk e ka vendosur se ku do të kandidojë, ndërsa kandidimi në më shumë se një qark, është një mundësi.

“Unë edhe e mendoj, por nuk kam marrë ndonjë vendim, por  edhe mendoj që mund të jem e pranishme në 1, 2 apo 3 qarqe”, u shpreh ajo.

Si bashkëpunëtore e vjetër e ish kryeministrit Berisha, Topalli shprehet se për partinë e re nuk ka folur me të.

“ Jo! Kjo nuk është nisma e z. Berisha, kjo është nisma e atyre të cilët besojnë se duhet mbyllur një kapitull i tre dekadave dhe nuk bien dakord me monopolizimin që kryetarët u bëjnë partive të tyre, sistemit politik dhe pasurive të shqiptarëve”, shtoi ajo.

Në këtë lëvizje, ajo shprehet se ka mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar.

“Jam në konkat të vazhdueshëm më diplomatët kryesorë të vendeve kryesore. Unë nuk dua të them se çfarë unë bisedoj, sepse kjo është gjë private, por do them një gjë: Asnjëherë nuk kanë për të gjetur kurrë ndonjë faktor ndërkombëtar që të mbështes djegien e mandatave, mos-hyrjen në zgjedhje, dhe dhurimin e bashkive, këshillave bashkiakë, kundërshtarit politik. Nuk ke për të gjetur kurrë ndonjëherë, ndonjë njeri, që të bie dakord për pazare mes opozitës dhe maxhorancës për interesa ekonomike personale të liderishipit. Kjo mund të ndodh  në vendet afrikane, por për fat të keq ka ndodhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri, dhe kësaj ne do t’i japim fund”, u shpreh Topalli

MARRË NGA EURONEWS

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit