LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Lëvizja pa kufizime’/ Liderët e Ballkanit: BE të njohë çertifikatat tona të vaksinimit

10 Qershor 2021, 18:55 Nga DOSJA
‘Lëvizja pa kufizime’/ Liderët e Ballkanit: BE të

TIRANË- Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot Bashkimit Europian njohjen e Çertifikatave digjitale të vaksinimit që ato lëshojnë për qytetarët e tyre, në mënyrë që dhe ata të lëvizin pa kufizime. Kërkesa u bë gjatë takimit të radhës në Tiranë ku mori pjesë dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ky i fundit cili bëri të ditur se tanimë fondi prej afro 30 miliard eurosh që Brukseli ka caktuar për investime dhe financime projektesh në Ballkanin Perëndimor, është miratuar nga të gjitha institucionet europiane.

Ndërsa në fokus të takimit të Tiranës,edhe nën dritën e mbështetjen financiare të premtuar nga Bashkimi europian, ishte shtyrja përpara e procesit të ashtuquajtur Schengen-i Ballkanik, drejtuesit e 6 vendeve të rajonit dolën me një qëndrim të përbashkët mbi një problem që prek qytetarët e rajonit e që ka të bëjë me kufizimet e lëvizjes në zonën e Bashkimit Europian për shkak të pandemisë. Siç bëri të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama ata i janë drejtuar zyrtarisht Bashkimit Europian duke shfrytëzuar praninë në takim dhe të Komisionerit për Zgjerimin Oliver Harvelyi.

“Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur Komisionerit dhe nëpërmjet Komisionerit edhe Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin e sigurisë shëndetësore, të njihet në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe edhe ne të lëvizim lirisht, siç lëvizin qytetarët e Bashkimit Europian”,- deklaroi kryeministri shqiptar.

“Nga ana e tij komisioneri Varhelyi nga ana e tij shpjegoi se Komisioni ju ka bërë shteteve anëtare një rekomandim, “pasi si kompetencë dhe përgjegjësi kjo është e shteteve anëtare”. Duke nisur që nga 1 korriku, vendet anëtare do të njohin certifikatat e lëshuara nga autoritetet e tyre për qytetarët e BE-së. “Ndërsa po arrijmë një nivel shumë të lartë të vaksinimit në BAshkimin europian, e për këtë dhe rreziqet janë më të ulëta sa u përket personave që vijnë dhe udhëtojnë nga vendet tuaja, sigurisht që ne do të shikojmë një lehtësim në udhëtim. Të gjithë e kemi vuajtur këtë gjë dhe sigurisht është e pakëndshme, nuk besoj se është e këndshme për askënd, por e gjitha kjo, në fakt varet nga situata e pandemisë Covid 19. Askush nuk duhet ta sh ikojë si çështje diplomatike apo politike, por kjo është vërtetë një çështje që ka të bëjë me shëndetin publik. Por unë besoj se me fillimin e sezonit veror në fillim të korrikut, kjo çështje do të jetë pjesë e historisë”,– u shpreh komisioneri europian.

Vendet e Ballkanit kanë nisur prej kohësh një proces të lehtësimit të lëvizjes së mallrave, e personave mes vendeve të tyre si dhe përpjekjet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e përkufizoi si “një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale, por në fund fare edhe politike për të gjithë rajonin tonë dhe më vjen mirë që tanimë sinergjia e këtij vizioni me Bashkimin Europian është e plotë.

Nga ana e tij Brukseli ka vendosur që të ofrojë një paketë afro 30 miliardë eurosh mbështetjeje për zhvillimin ekonomik të rajonit si një i tërë dhe komisioneri Varhelyi njoftoi se tanimë ky financim ka marrë aprovimin e të gjitha institucioneve europiane: “Ne kemi një marrëveshje tashmë në Bashkimin Europian për financimin e këtij plani. Kemi arritur javën e shkuar marrëveshjen me Këshillin dhe me Parlamentin Europian për programin IPA 3 siç e quajmë ne, pra fondet e para aderimit, i cili do të jetë edhe mekanizëm me anë të të cilit do të financohet ky plan. Pra, nga ana jonë jemi mëse të gatshëm të nisim me zbatimin edhe tani ne duam që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor të fillojnë me zbatimin e këtij plani sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Komisioneri Varhelyi nënvizoi megjithatë se “ky plan nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se ne nuk kemi një treg rajonal”.

Shuma e vënë në dispozicion nga Bashkimi Europian është gati sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm bruto e rajonit.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet be certifikata dixhitale edi rama olivér várhelyi be certifikata dixhitale edi rama olivér várhelyi

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Qershor 2021, 17:14

GJIROKASTËR– Tre personat që mbajtën pëng për disa orë 34-vjeçarin në Gjirokastër, përdorin armë gjahu për ta kërcënuar. Kanë qenë tre persona, Enea...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez