"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Lëkundjet sizmike “shkundin” Durrësin/ Ministria e Mbrojtjes: Tërmeti me magnitudë 4.0 goditi Gjirin e Lalzit, u pasua n
8 Tetor 2020, 05:27Nga DOSJA
SHQIPËRI- Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit.
Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter. Nuk raportohet për dëme materiale.
“Në orën 00:13 ështe regjistruar një termet me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit. Është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja 3.5. Nuk raportohen deme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sakaq, mbrëmë, në orën 22:13 tërmeti me magnitudë 4.9 të shkallës rihter goditi Shqipërinë e Mesme.Sipas EMSC, faqes së njohur që raporton lëkundjet sizmike, tërmeti e kishte epiqendrën në detin Adriatik, 44 kilomentra larg Tiranës dhe 21 kilometra larg Durrësit.
Tërmetet:
Por lëkundjet vijuan. Pak minuta më vonë, në orën 22:25, u ndjenë lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.2, i cili kishte epiqendrën në Detin Adriatik, me një thellësi 8 km. Sakaq, në orën 23:44 një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter goditi Durrësin. Ky tërmet ishte 39 km larg Tiranës dhe 23 km larg Durrësit. Të gjithë qytetarët e Durrësit, Tiranës dhe zonave përreth u alarmuan, por fatmirësisht nuk pati dëme materiale, apo persona të lënduar.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës rihter ka lëkundur vendin tonë mbrëmjen e sotme, më 22:13 minuta.Sipas EMSC, faqes së njohur që raporton ...
TIRANË– Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi situatën e parcelave të kanabisit në vend. E ftuar në studio është gazetarja e “Top Channel”, An...
SARANDË– Mbyllet Qendra Shëndetësore në spitalin e Sarandës për shkak se një mjeke pediatre ka rezultuar pozitive nga pandemia e koronavirusit. Për r...
TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe gazetari Basir Çollaku janë përplasur me njëri-tjerin lidhur me zhdukjen e dy të rinjve në Malësinë...
TIRANË– Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe për pazare droge ka marrë vëmendjen e publikut ditët e fundit. Gazetari Klodian Zhivani në një prononci...
DURRËS– Një grabitje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:45, në lagjen nr. 5 në Durrës. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, një person e...
TIRANE-Edhe Banka e Shqipërisë ka përkeqësuar vlerësimin për rritjen ekonomike të vendit tonë për këtë vit. Guvernatori Gent Sejko tha se në projeksionet aktual...
PEQIN– Për të dënuarin në burgun e Peqinit, Verdi Moravën, i cili thuhej se organizoi dhe grevën e urisë është dhënë një ndëshkim. Mësohet se Morava është trans...
TIRANE– Gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka prezantuar mbështetësit më të rinj të partisë socialiste.Në pë...