LIVE UPDATES
Politike

Lediana Fratari: E keqja Shqipërisë nuk i vjen nga politikanët e pasur, por nga ata që pasurohen përmes politikës

15 Prill 2021, 08:00 Nga DOSJA
Lediana Fratari: E keqja Shqipërisë nuk i vjen nga politikanët e

Politikania e re Lediana Fratari, kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, në një intervistë për “Dosja.al”, shpalos idetë e saj për një qasje të re në politikë, larg konfliktualitetit. E bukur dhe pjesë e një familjeje të pasur, Lediana Fratari, thotë se kriteri që duhet të vlerësojë një njeri nuk është pamja, por karakteri dhe formimi i tij.

Jeni pjesë e strukturave të Partisë Demokratike që në vitin 2015, kur ju u zgjodhët koordinatore. Pse zgjodhët PD-në?

Partia Demokratike ishte një zgjedhje natyrale, le të themi. Unë vij nga një familje tradicionalisht e djathtë, një familje me kontribute të mëdha atdhetare dhe nacionaliste. Një familje që gjatë regjimit komunist ka vuajtur persekutimin politik, kështuqë nuk kisha shumë hamendje për krahun politik që do të zgjidhja të angazhohesha.

Studimet tuaja në Londër për shkenca politike, sa ju kanë ndihmuar në aktivitetin tuaj brenda një partie?

Padyshim që shkollimi është arma më e fortë për çdo njeri dhe formimi im është pikërisht në shkencat politike dhe kjo më ndihmon të jem më profesioniste në politikë. Unë e adhuroj politikën britanike dhe veçanërisht atë konservatore.

Meqe po flisni për politikën britanike. Keni një idhull në politikë?

Eshtë Margaret Thatcher, kryeministra britanike në vitet 1979 – 1990. Admiroj karakterin e saj të hekurt, vendosmërinë, vizionin politik dhe ekonomik që kishte për vendin dhe popullin e saj.

Jeni e kënaqur me faktin që jeni në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së? Ju pëlqen pozicioni në lista?

Futja e në listat e kandidatëve eshtë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e mia për karrierë në politikë. Pozicioni nuk më intereson shumë. Sepse unë nuk dua që të shkoj në parlament për shkak të pozicionit në listë, por dua të shkoj si e votuar nga qytetarët. Hyrja ime në listë nuk është rastësore dhe as e sponsorizuar. Unë kam një angazhim të mjaftueshëm në PD, në strukturat e saj drejtuese për ta merituar këtë. E kërkova këtë sfidë dhe ma dhanë mundësinë.

Me kodin e ri zgjedhor ku edhe votat personale kanë rëndësi, mendoni se do të fitoni?

Padyshim që unë kam hyrë për të fituar. Kodi i ri, një gjysmë i hapur, e mundëson gjithësesi këtë. Por karriera ime, përpjekjet dhe angazhimi im në politikë nuk përfundon as me fitoren, apo as me dështimin e mundëshëm në këto zgjedhje. Ky është vetëm një hap. Unë nuk jam në politikë thjeshtë për një provë, por për të bërë një rrugë të gjatë. E cila padyshim nuk është si një pistë patinazhi, por një rrugë plot pengesa e të përpjeta. Por unë jam e vendosur të eci.

Keni një objektiv, ku doni të arrini?

Unë nuk kam hyrë në politikë si një amatore për të mbledhur ca vota për partinë në një proces zgjedhor. Unë jam përfshirë në politikë me një qëllim të madh. Të çoj përpara një traditë të familjes time, që në tre breza ka qenë një kontribuese e madhe patriotike dhe atdhetare. Të jap kontributin tim në shërbim të vendit dhe popullit. Për këtë qëllim unë nuk dua të jem as një deputete më shumë dhe as një politikane më shumë, por dua të jem politikania dhe deputetja me një tjetër vizion, për mënyrën e të bërit politikë dhe mënyrën e shërbimit ndaj vendit dhe popullit.
Unë dua të fus një frymë të re, jashtë urrejtjes dhe konfliktualitetit, jashtë klientelizmit, korrupsionit dhe kompromisit në kurriz të interesave të vendit. Sa do tia dal? Nuk e di, por unë do ta bëj përpjekjen time deri në fund, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të dorëzohem.

Ju po bëni një fushatë intensive në kryeqytet, mund të ndani me ne disa nga bisedat me qytetarët që keni takuar, ato që ju kanë impresionuar më shumë?

Ajo që më impresionon më shumë është besimi që qytetarët krijojnë tek politikanët kur ata u trokasin në derë të shtëpisë, në derë të dyqnanit, kur i takon në rrugë dhe bisedon. Ajo që mendoj në çast është mëkani i madh që këtë besim tua kthesh në zhgënjim. Mendoj se sa i paskrupullt duhet të jesh si njeri, që ti gënjesh dhe mashtrosh me vetëdije, duke u bërë premtime të parealizueshme, duke i gënjyer për tu marrë votën. Jo, këtë nuk e bëj kurrë, dhe nuk do ta bëj kurrë. Askujt nuk do ti bëj një premtim që nuk mundem apo që jam e sigurtë që është e pamundur të bëhet.

Ju jeni një vajzë e re që vini nga një familje e pasur, babai juaj është një sipërmarrës i njohur. Çfarë mendoni teksa e prekni vetë varfërinë e njerëzve që takoni?

Padyshim që përjetoj dhimbje. Jo se nuk e di se në ç’gjendje jeton një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë sonë, pasi unë këtu jetoj, por kur dëgjon drejtëpërdrejtë histori të trishta, padyshim që prekesh. Por kjo që shikoj dhe prek nuk më ngjall mëshirë për njerëzit e varfër. Unë nuk kam hyrë në politikë për tu bërë bamirëse. Unë nuk do të ofroj asnjë qindarkë dhe asgjë tjetër në këmbim të një vote.
Në vend të mëshirës unë përjetoj revoltë për qeverinë dhe klasën politike në tërësi, për mënyrën se si ka drejtuar e drejton këtë vend dhe këtë popull. Sepse njerëzit nuk kanë nevojë për mëshirën e askujt, ata kanë nevojë për dinjitet, punë dhe mundësi për të jetuar me djersën e tyre dhe krenarinë e tyre.

Një politikane që vjen nga një familje e pasur… Si mund të pritet kjo nga qytetarët e thjeshtë?

E keqja Shqipërisë nuk i vjen nga politikanët e pasur, por nga ata që pasurohen përmes politikës. Nga ata që politikën e përdorin si mjet për të përfituar, për të ngritur dhe rritur bizneset me ndihmën e influencës që kanë si politikanë. Ky soj politikani e ka dëmtuar këtë vend deri në palcë gjatë këtyre tri dekadave. Po, unë i përkas një familjeje të pasur. Por kjo pasuri është vënë vetëm me punë të ndershme, pa shfrytëzuar asnjë privilegj publik, pa shpërdoruar asnjë lloj posti a detyre publike, pa përdorur asnjë qindarkë paraje të zezë apo të pistë. Dhe unë jam krenare që jam rritur dhe edukuar në këtë “kantier” ekonomik. Për këtë arsye, unë do të jem një politikane që nuk do ta shes influencën, nuk do ta përdor postin dhe nuk do të bëj asnjë kompromis në dëm të interesave të popullit, sepse nuk kam nevojë dhe, sepse kështu jam edukuar në familje dhe në shkollimin tim.

Ju keni ndarë më parë me publikun foto nga stili juaj i jetës. A jeni ndjerë ndonjëherë e sulmuar apo e paragjykuar për këtë fakt?

Rrjeti sot është një “pazar” i madh ku ka nga të gjitha. Ka që të lëvdojë e ka që të shajnë. Unë nuk mendoj se ky është tregues i asaj që njeriu është në të vërtetë. Unë kam ndarë me ndjekësit e mi foto për kënaqësinë time, siç mund të bëjë gjithkush, në një fazë të jetës së tij. Por jam krenare, pasi askush nuk mund të thotë se unë kam shkuar me pushime në X vend, me paratë e korrupsionit. Kam patur mundësinë e një udhëtimi, e kam bërë. Megjithatë mos mendoni se unë jam vajza që bëj “rrush e kumbulla” paratë e babait. Unë punoj, jam një kontribuese e rëndësishme në biznesin familjar.

Të jesh një vajzë shumë e bukur, mendoni se të ndihmon edhe në karrierën politike?

Kjo është një pyetje që meriton si përgjigje një libër filozofie. Por po përgjigjem sa më shkurt. Po, bukuria është një aset për një grua dhe e ndihmon atë të bëjë karrierë, jo vetëm në politikë por kudo. Varet si e (sh)përdor këtë aset.

Por unë nuk kam hyrë në politike për këtë arsye, dhe nuk dua të më vlerësojnë për këtë arsye. Duke qenë e bukur, padyshim të bën të ndjehem mirë me veten, por nuk të bën më të aftë e më të zgjuar. Politika nuk është një konkurs “Miss”-i dhe as një spektakël “Show”, ku vajzat pjesëmarrëse kanë kritere fizike. Në politikë gratë dhe burrat duhet të vlerësohen nga disa kritere të tjera; Integriteti njerëzor, formimi arsimor, personaliteti profesional dhe qytetar, dashuria dhe përkushtimi ndaj vendit dhe popullit. Përballë këtyre kritereve nuk duhet të ketë asnjë vlerë, as bukuria dhe as rrobat që veshim.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta