LIVE UPDATES
Politike

Sondazhi i katërt i IPSOS-Top Channel/ PD fiton në Shkodër, PS fiton thellë në Vlorë. LSI humb 2 mandate, konfirmohet Tom

14 Prill 2021, 21:16 Nga DOSJA
Sondazhi i katërt i IPSOS-Top Channel/ PD fiton në Shkodër, PS

TIRANË– Në emisionin “Open” u publikuan këtë të mërkurë gjetjet e sondazhit të katërt të realizuar nga IPSOS dhe Top Channel për dy nga qarqet më të rëndësishme në vend, Shkodrën dhe Vlorën.

Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1004 votues në qarkun e Vlorës dhe 1003 votues në qarkun e Shkodrës, ndërsa 90% e intervistave janë bërë përmes telefonit dhe 10% përmes panelit online të IPSOS.

Të anketuarit i janë përgjigjur disa pyetjeve, mes të cilave përfshihet se në cilin drejtim po shkon Shqipëria, kë do të votonin nëse zgjedhjet do ishin këtë të diel si dhe sa mandate do të merrnin PD dhe PS në qarkun e Shkodrës e të Vlorës.

Në qarkun e Shkodrës, rezulton se 49% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, 42% mendojnë se po shkon në drejtimin e duhur. Vetëm 5% mendojnë se nuk është as në drejtimin e duhur as në të gabuar, ndërsa 4% refuzojnë të përgjigjen.

Më shumë se 1 mijë votues në qarkun e Shkodrës kanë treguar tre problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria dhe janë më të shqetësuar personalisht, ku në vendin e parë renditet papunësia me 44%, më pas vjen kriza ekonomike me 37% dhe 17% pandemia nga Covid-19. Ndërsa shëndetësia shqetëson 14% të të anketuarve, 13% janë të shqetësuar nga pensionet/rrogat e ulëta, ndërsa 12% e cilësojnë si problem me të rëndësishëm emigrimin dhe ikjen e të rinjve.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, aleanca e PD-AN do të fitonte zgjedhjet me 56.9% në qarkun e Shkodrës, ndërsa 29.4% e qytetarëve do të votonin për PS.

Papunësia renditet e para me 37%, 31% krizën ekonomike dhe 20% pandeminë nga Covid-19. Ndërsa pensionet e ulta/rrogat e ulta shqetësojnë 15% të anketuarve, 13% janë të shqetësuar nga infrastruktura, ndërsa 10% e cilësojnë si problem me të rëndësishëm shëndetësinë dhe korrupsionin.

Problemet e tjera që shqetësojnë më shumë qytetarët e Vlorës janë: drejtësia/ mungesa e rregullit të ligjit 9%, shërbimet komunale (uji,dritat) 9%, standardet e ulta të jetesës/varfëria 8%, emigrimi/ikja e të rinjve 7%, arsimi 6%.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, PS do të fitonte zgjedhjet me 60.1% në qarkun e Vlorës, ndërsa 32.1% e qytetarëve do të votonin për aleancën PD-AN.

LSI renditet e treta me 4% dhe Lëvizja për Ndryshim me 1.6%. Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta, i cili drejtonte më parë LSI ka bërë thirrje të vazhdueshme nga Vlora se nuk do të lejojë vjedhjen e votës dhe ka bërë akuza të forta ndaj PS, por kjo duket se nuk ka ndikuar aspak tek të anketuarit, të cilët ia besojnë zgjedhjet e ardhshme sërish Partisë Socialiste.

Në sondazhin e katërt të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Vlorës do të triumfojë PS me 60.1% dhe do të marrë 8 mandate.

Ndërsa PD do të marrë 4 mandate dhe LSI, pavarësisht thirrjeve të forta të presidentit Meta se do të qëndrojë në këtë qark deri më 26 prill nuk ka bërë asnjë ndryshim në mendjen e qytetarëve të Vlorës sa i përket partisë që do i japin votën.

Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, PS nuk ka asnjë ndryshim, ndërsa PD i shtohet një mandat që i hiqet LSI. Kujtojmë se LSI ka pasur zëra për përçarje mes Luan Ramës që është i pari në listë dhe vetë drejtuesve të partisë.

Ndërsa rezultati i sondazhit tregon se Edi Rama, i cili renditet i teti në listën e PS do të marrë mandat.

Më herët Top Channel dhe IPSOS kanë publikuar sondazhet për qarkun Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, në Tiranë PS merr 48,1% që përkthehet në 19 mandate dhe PD, 42,6% në 16 mandate, ndërsa LSI me 3,4% vetëm 1 mandat.  Në qarkun e Durrësit, PD merr 47,8% që përkthehet në 7 mandate dhe PS 44,8% po 7 mandate, ndërsa LSI merr 5,5%, por asnjë mandat. Ndërkohë në Elbasan PS merr 49% ose 8 mandate dhe PD 41% ose 6 mandate, ndërsa LSI asnjë mandat.

Marrë nga Top Channel.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sondazhi ipsos zgjedhjet 25 prill 2021 sondazhi ipsos zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 14 Prill 2021, 20:39

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim mes dy palëve. Në rrjetet e ti...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen