Aktualitet

 ‘Le ta bëjë dhe burgun por ta di…’, Tahiri mbrohet me gjithçka në gjykatë: Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila kallëzuan Habilajt në prokurori

Tahiri ka thënë se i ka dërguar 6 shkresa zyrtare ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli për fikjen e radarëve.
Featured image of article:  ‘Le ta bëjë dhe burgun por ta di…’, Tahiri mbrohet me gjithçka në gjykatë: Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila kallëzuan Habilajt në prokurori Saimir Tahiri, ish-minister

TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është mbrojtur ashpër para akuzave që janë ngritur ndaj tij në Gjykatën për Krimet e Rënda. Tahiri ka thënë se i ka dërguar 6 shkresa zyrtare ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli për fikjen e radarëve. Tahiri ka shkuar më tej kur ka thënë se dy ish-oficerët në arrati, Gjergji Kohila dhe Jaeld Çela kanë çuar informacione në prokurori për grupin Habilaj.

Pjesë nga mbrojtja e Tahirit në gjykatë:

Gjergji Kohila, përmes një emaili ka njoftuar prokurorinë duke e vënë në dijeni për aktivitetin e grupit Habilaj.  Si ka mundësi që ne jemi një grup trafiku? Dhe nga ana tjetër denoncojmë për trafik? Dhe prokurori nuk e nis kurrë procedimin, por e nisë shumë më vonë.  Si është e mundur që një ministër të ketë rolin e ndihmësit?

Më akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhirajt. Haxhiraj thotë kushot e ministrit, pse qenkam unë ministri nga Vlora? Dhe s’është një ministër tjetër? S’kam asnjë komunikim kurrë me celularët e mi me vëllezërit Habilaj. Le ta bëjë burgun, por ta di se çfarë kam bërë.

Jaeld Çela referonte në prokurori procedime për Moisi Habilaj, nga informacioni i grupit kriminal. Nëse është kështu, si ia kemi futur njëri-tjetrit? Ata flasin për 5 mln euro që fitoj dhe 20 mln që i marr në zgjedhje. Pse s’ka ardhur prokuroria tek unë dhe tek Rama që të bënin namin…?

Gjyqtarja e parë ka kaluar çdo afat logjik. Pa prova, e shënoi si targë zyrtare atë të “Audit”, kur ajo është targë personale.

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela. Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment