LIVE UPDATES
Politike

‘Të poshtër, langaraqë’/ Lamtumira e turpshme e deputetëve! Me tallje largohen nga Kuvendi, gafat dhe mallkimet: Kush je

8 Korrik 2021, 10:58 Nga DOSJA
‘Të poshtër, langaraqë’/ Lamtumira e turpshme e

Në seancën e fundit të kësaj legjislature nuk munguan gafat dhe mallkimet e tyre në çdo adresë, si ndaj Brukselit që nuk dha një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, ashtu dhe ndaj vetë kolegëve në Kuvend, për votën e përdorur në ligje të veçanta.

Deputeti Selami Jenisheri është shprehur i sigurt se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të përsëriten. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, ai tha se zgjedhjet janë të kundërligjshme pasi është thyer neni 24 i Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve.

“Unë ndihem me turp që nuk kam arritur të bind këta deputetë ligjvënës që të miratojnë marrjen e 150 milionë eurove nga një organizatë humanitare e Kombeve të Bashkuara, me këtë shumë prej 180 miliardë lekësh, mendoni se sa shumë punë të mira do të ishin bërë, sa fshatra turistike do të ishin bërë. Këta deputetë janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e Parlamentit shqiptar. Nuk kanë pranuar të votojnë ligjin që kanë propozuar për detektivin privat, sepse është ky detektiv që të çon direkt në burg. Karriera ime është ditën e premte në orën 09:30 te Gjykata Zgjedhore Gjyqësore, pasi kam gjyq për përsëritjen e zgjedhjeve”, tha Jenisheri.

Deputeti i opozitës Besnik Troplini habiti dje me fjalimin e tij në Kuvend ku ka përdorur shumë ofendime në drejtim të Brukseli, pse nuk hap negociatat dhe nuk vendos një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Dëgjuam Avokaten e Popullit dhe raportin e Kryetarit të Kuvendit që bëri një pasqyrë të plotë të kësaj legjislature. Të gjithë shqiptarët e kishin mendjen te takimi i Luksemburgut ku do të caktohej data për takimin e parë ndërqeveritar për hapjen e negociatave. Kjo nuk ndodhi. Pse ne do t’i zgjidhim mosmarrëveshjet që ka Maqedonia me Bullgarinë?! Brukseli ka qeveri me dy fytyra. Nuk e njohin fare realitetin e Shqipërisë, por merren me telefonata. Durimi e ka njëfarë kufiri. Mos ta marrin më Shqipërinë nëpër gojë. Me kë talleni ju, më mër langaraqë. Kush keni qenë ju. Më çdo 9 maj mblidheni. Para disa vitesh ishit në mes të rrugëve pa brekë ishit. Kur Berlusconi propozoi që për vendet postkomuniste në Ballkan duhej një ‘plan marshall’, kancelaritë mbyllën dyert. Në BE janë ca zagarë. Vetë thanë që kemi plotësuar kushtet. Nëse nuk doni, ne në punën tonë, ju në punën tuaj. Shqipëria ka Amerikën dhe Italinë. Më vjen keq se prisnim një datë për hapjen e negociatave, por kjo nuk ndodhi”, tha Troplini.

PLAGJIATURA

Deputetja e opozitës Majlinda Halilaj, e cila do të mbahet mend si “deputetja e kërpëratave”, për shkak të leximit të fjalimit të saj plot gafa dhe gabime në një nga seancat plenare, nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme.

Deputetja që zuri vendin e Lulzim Bashës në Parlament lexoi fjalimin e mbajtur nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Ajo u pyet dje nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend. Pyetjes se për çfarë do të mbaheni mend, Halili iu përgjigj:

“Besoj se kam punuar shumë!”. Ndërsa e pyetur se kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar, ajo u përgjigj: “Ato që duheshin votuar!”.

MANDATET

Emrat e tyre mbushën formalisht listat e partive të tyre, PD dhe LSI, në pozicione ku asnjë kalkulim nuk i bënte ata deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Por ata kapën fatin që u erdhi nga kryetarët e partive të tyre, të cilët më 20 shkurt 2019 vendosën të djegin mandatet e deputetëve dhe të braktisin Parlamentin.

Edhe pse dogjën mandatet, nuk munguan që në ditët e para anatemimet ndaj tyre nga partitë që i kishin vendosur të pashpresë në fund të listës, madje duke i akuzuar si të shitur te Kryeministri Rama. Si një shpagim ndaj këtij qëndrimi, edhe pse kritikë herë-herë ndaj qeverisë, deputetët e opozitës së re bashkuan votën e tyre me maxhorancën.

Madje ky bashkëpunim arriti kulmin, kur disa prej tyre u rreshtuan edhe kësaj radhe në fundlistat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Nimet Musai, Halit Valteri, Klajdi Qamo, Ediola Braha, Ylli Shehu ishin pjesë e listave të deputetëve të PS-së. Më aktivi ndër deputetët e opozitës, nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, i cili do të mbahet mend për denoncimin e vazhdueshëm nga ana e tij të një pakti mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i zhveshur nga çdo ngarkesë partiake apo interes politik.

Marre nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike besnik trolini majlinda halilaj seance plenare 7 korrik 2021 selami jenishehri besnik trolini majlinda halilaj seance plenare 7 korrik 2021 selami jenishehri

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale