Aktualitet

U nis nga Shqipëria, kapet Veliera me 1 ton drogë nga policia greke, zbulohet destinacioni (VD)

Ngarkesa me 1 ton drogë, e cila ishte nisur nga Shqipëria, u kap nga policia greke
Featured image of article: U nis nga Shqipëria, kapet Veliera me 1 ton drogë nga policia greke, zbulohet destinacioni (VD)

GREQI- Policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 tonë drogë, e cila ishte nisur nga Shqipëria.

Sipas raportimit të medieve greke në velierë ndodheshin 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë, ndërsa kishte si destinacion Turqinë, ku edhe do të shkëmbehej me heroinë të pastër.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.

Nga burime konfidenciale bëhet me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment