Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se ka kaluar pandeminë e koronavirusit. Ka qënë vetë ai që ka bërë me dije lajmin pasi në postimi në rrjetet sociale duke treguar me detaje se si kishte kaluar pandeminë. Në postimin e tij, Hoxha shkruan se prej 8 muajsh kishte tentuar që të mos infektohej por nuk ia kishte dalë. Më tej, në postimin e tij, ai shton se COVID-19 është një keqe, dhe shumë e kushtueshme për “xhepat” e shqiptarëve.
“Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte… Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital. Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid-19,“-shkruan ai.
POSTIMI I PLOTË:
Thefsh qafën Covid-19…. Pas dy javesh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e perballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rendom po cilësohet, si virusi i shekullit. Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse…. Perkundrazi, sfilitese dhe e lodhshme… Vetem kur krijuesi te ben nje “xhiro” nga “honet e qoftelargut”, e kupton vleren e vertete te jetes, te bashkeshortes, te familjes, te femijeve, te prinderve, te miqve dhe shokeve, gjithkujt qe te ndodhet prane… Papritmas, gjendesh në nje shkretetire të frikshme, mes teje dhe krijuesit. Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk jane propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e dites, që te fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…Aty nuk vlejne mjeket e cirkut politik, “heronjte” e Whatsapp- it, “mjeket biznesmenë”, që na i servir regjia e shemtuar e propagandes qeverisese, apo qe i degjojme tek na mjegullojne më keq çdo nate nga studiot vezulluese te ekraneve kombetare… Me duhej ta provoja vetë, se heronjte e vertete me bluza të bardha, ata të heshturit, qe bejne detyren e tyre në keto dite të trazuara, qe shpetojne jete njerezish dhe mbjellin shprese pikerisht aty ku duket se oksigjeni eshte zhdukur, jane krejt të tjere… Falenderimi dhe mirenjohja në keto raste, per heronj te tille te heshtur, eshte shume pak. Dua ta nis mirenjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Genti Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj. Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar. Në saj të tyre, pata mundesine të marre nje trajtim cilesor mjekesor, në Spitalin Amerikan 3, jo vetem me i miri në vend, por ndoshta dhe në Ballkan. Dhe në fund nje keshille. Miq, të njohur, bashkekombas! Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe panikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet. Une u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot. Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer. Covid19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses. Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte… Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital. Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid-19.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Islam Mylkaj është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e shokut të tij. Myrtaj vrau Haki Baçinozin tek Liqeni më 16 mars 2019 tek Kodrat e Li...
TIRANË– Situata me mbushjen e kapaciteteve të spitaleve COVID në Shqipëri duket se po shkon drejt përkeqësimit. Edhe pse e herë e mohuar dhe herë e pranuar...
TIRANË– Një 41-vjeçar me iniciale V.N., është prangosur pasi ishte larguar nga banesa e tij duke përndjekur një 28-vjeçare, duke i krij...
BERAT– Janë pezulluar sot nga detyra shefi i stacionit policor në Poliçan dhe shefi i Komisariatit të Skraparit, një inspektor i zonës dhe dy efektivë po...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka alarmuar sot mediat greke. Një i ri shqiptar është shoqëruar nga policia e Rodosit pasi është gjetur në rrugë duke lëvizur përtej ...
VLORË– Kriporia e Vlorës është zbukuruar nga prania e një Lejleku të zi (??????? ?????) juvenil. Ky është lejleku i parë i shfaqur për këtë dimër në Shqipë...
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për herë të dyrë procesin gjyqësor ndaj Arbër Çekajt, i cili është akuzuar për 613 kg kokainë, b...