"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Kriza politike, Basha thirrje Ramës: Reflekto sa nuk është vonë! Sa më parë zgjedhje të parakohshme (VD)
30 Tetor 2019, 09:48Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka zbardhur detaje nga takimi me raportuesit e KiE.
Në një prononcim për mediat, Basha është shprehur se zgjidhja e krizës politike bëhet vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas liderit të PD-së, opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore, e cila do të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
Më tej në fjalën e tij, kryedemokrati Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kampit kundërshtar të PS-së që të reflektojë, pasi një shtyrje tjetër negociatash do të ishte fatale për vendin tonë.
“Nuk është kurrë vonë për të reflektuar. Ndaj dhe i bëj thirrje PS të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pa fund. Të jeni të sigurt se durimit të njerëzve po i vjen fundi. Edi Rama nuk duhet të mendojë që të trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Basha.
PJESË NGA INTERVISTA:
Kur mendoni se do të mbahen zgjedhjet?
Nuk është çështje dëshirë. Zgjidhja e krizës politike, do të mundësohet vetëm prej zgjedheve të parakohshme parlamentare. Është çështje vullneti e të gjitha palëve. Opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore. E kam thënë dhe dua ta përsëris që në Shqipëri ka pasur dy qëndrime. Një shumicë absolutë që kështu nuk mund të vazhdohet më, duhet një zgjidhje. Por ka edhe nga ata që nuk duan ndryshim. Ata nga kjo gjendje përfitojnë nga korrupsioni për shkak të gjendjes qindra milionë euro. Dështimin me negociatat, shëndetësinë etj. e paguajnë shqiptarët. Është koha për të marrë vendimet e duhura për vendin. Është koha që edhe pala tjetër është në një kurs përplasjese me interesin publik të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdojë më kështu.
Do të ketë emra të rinj nga radhët e kandidatëve të PS?
Kur ta denoncoj do ta keni edhe ju emrin. Pse Kajmaku dhe Babani mbahen në detyrë? Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Pushtetarët e kapur me afera korruptive nuk i hyn gjemb në këmbë. Rivendosja e demokracisë dhe shtetit të së drejtës janë jetike.
Po punoni për reformën zgjedhore që pasi të keni finalizuar paktën të thërrisni një tryezë dhe të diskutoni me mazhorancën?
Ajo që ka rëndësi sot është që kemi një opozitë që përfaqëson një shumicën e shqiptarëve. Kemi një qeveri dhe një kryeministër që nuk ka asnjë ide, ofertë për ta ta zxjerrë vendin nga kriza. Maqedonia e Veriut u bë viktimë për shkak të problemeve të Shqipërisë e megjithatë ndërmori hapin normal për t’i kthyer mandatin qytetarëve. Nuk është kurrë vonë për të reflektuar. Ndaj dhe i bëj thirrje PS të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pa fund. Të jeni të sigurt se durimit të njerëzve po i vjen fundi. Edi Rama nuk duhet të mendojë që të trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci gjithëpërfshirëse me institucione që i takojnë gjithë shqiptarëve.
Edhe sa kohë pret PD?
Shqipëria ka humbur 4 herë për shkak të këtij kryeministri rrugën drejt Europës dhe hera e 5 do të ishte fatale. Nuk duhet të humbasim asnjë orë. Rruga përpara janë zgjedhjet e parakohshme që shqiptarët të mos ikin nga vendi. Nëse ne e hedhim këtë hap do të prodhojmë shpresë për çdo shqiptar.
Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë maxhoranca dhe opozita e re kanë nisur punimet për Reformën Zgjedhore. Nga ana tjetër, opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama pas dështimit me negociatat, ‘ikje’ që nuk është pranuar nga kreu i qeverisë.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për arrestimin e punonjësit të policisë rrugore në Lezhë, i cili shiste sende të vjedhura nga i vëllai n...
Tiranë- Partia Demokratike i kërkon KQZ që të shkarkojë nga detyra pa vonesë, Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës. Sipas PD-së, u verifikua nga Prokuroria se...
BRUKSEL- Federica Mogherini ka mbledhur sot në Brukesl liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim lamtumirë, pasi ajo nu kdo vijojë të jetë më në detyrën si Pë...
TIRANË- Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, që tashmë është anëtar i bordit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka dhënë alarmin për borxhet e shtetit. N...
TIRANË- Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk ka lidhje me këto dy vende. N...
KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Pressing” ka folur lidhur me padinë që homologu shqiptar Edi Rama ka ngrit...
TIRANË- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dalë kundër idesë së mini-shengenit, që është propozuar nga treshja Edi Rama-Zoran Zaev dhe...
SHBA– Kandidatja për ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim po përballet me Senatin në lidhje me kandidaturën e saj për ambasadore në Shqipëri. E nominuara ...
TIRANË– Duket si një pjellë e fantazisë gazetareske ajo që po ndodh në Bashkinë e Vorës, por në fakt nuk është e tillë. Një propozim që Dosja.al mundi ta m...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Kryeministrin e Greqisë Kiriakos Mitsotakis Në një deklaratë për mediat zyra për shtyp e kryeministris...