Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Qeveria ka vendosur që të japë ndihmë financiare për bizneset e vogla dhe të mesme të cilat janë prekur nga pandemia. Kjo ndihmë do të jetë për muajt nëntor-dhjetor dhe do ta përfitojnë bizneset të cilat janë prodhuese dhe që zbatojnë protokollin për parandalimin e COVID-19.
Në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave ndihma e cila do të merret vetëm një herë do tu jepet ndërmarrjeve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, kjo e bazuar në numrin e të punësuarve.
Shuma fikse do të jetë 4 000 (katër mijë) lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin nëntor-dhjetor 2020, respektivisht 2 000 (dy mijë) lekë për çdo muaj. Në VKM shkruhet se bizneset që nuk përfitojnë nga kjo ndihmë do të jenë ato që nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit e që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).
Bizneset që duan të përfitojnë ndihmën e qeverisë duhet të aplikojnë duke deklaruar: NIPT-in e përfituesit; numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti; bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; IBAN-in e llogarisë bankare.
VKM: NDIHMËN FINANCIARE TË DISA PREJ KATEGORIVE KRYESORE TË NDËRMARRJEVE, TË CILAT ZBATOJNË PROTOKOLLET E SIGURISË NË KUADËR TË PARANDALIMIT E TË KONTROLLIT TË PANDEMISË COVID-19
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 11 e 17, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, dhe të pikës 5, të nenit 41, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ky vendim synon dhënien e ndihmës financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit (në vijim, “ndërmarrjet”), sipas nenit 4, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, sipas kodeve REV 2 NACE, në aneksin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ndihma financiare shtrihet për periudhën nëntor-dhjetor 2020 dhe u jepet ndërmarrjeve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.
3. Skema jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet, që të mbulojë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.
4. Skema mbështetëse llogaritet e jepet për ndërmarrjet, të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin qershor 2020, të dorëzuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
5. Ndërmarrja për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë përfiton vetëm një herë ndihmën financiare, sipas këtij vendimi. Në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para. Ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë. Nuk konsiderohen të punësuar individët e deklaruar me 0 (zero) lekë në listëpagesë.
6. Ndërmarrjeve u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4 000 (katër mijë) lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin nëntor-dhjetor 2020, respektivisht 2 000 (dy mijë) lekë për çdo muaj.
7. Nuk përfitojnë nga ndihma financiare ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit e që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).
8. Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar:
a) NIPT-in e përfituesit;
b) numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;
c) bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;
ç) IBAN-in e llogarisë bankare.
9. Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e aplikimit, mund të kryejnë edhe verifikime të ndërmarrjeve përfituese, nëse përmbushen kriteret. Lista e ndërmarrjeve përfituese publikohet në website-in e administratës tatimore.
10. Në zbatim të legjislacionit ekzistues, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit (strukturës përgjegjëse për thesarin në degë) dokumentacionin përkatës për kryerjen e pagesave të detajuara, sipas bankave të nivelit të dytë, të cilat i informon për listën/listat e ndërmarrjeve përfituese të skemës mbështetëse, me të dhënat e mëposhtme:
a) NIPT-in e përfituesit;
b) Numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;
c) Bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;
ç) IBAN-in e llogarisë bankare.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, në zbatim të procedurave ekzistuese, menjëherë, me paraqitjen e urdhërshpenzimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen pagesat në total për çdo bankë të nivelit të dytë dhe kjo e fundit, bazuar në listën përmbledhëse të mësipërme të paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese sipas këtij vendimi.
12. Ndihma financiare për ndërmarrjet përfituese mbulon periudhën nëntor-dhjetor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.
13. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, deri në masën 187 092 000 (njëqind e tetëdhjetë e shtatë milionë e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, përballohen nga zëri “Nxitja e punësimit”, në programin 10550, “Tregu i punës”, në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, miratuar për vitin 2020.
14. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FUSHË KRUJË- Dalin pamje nga vendi në Tapizë ku u plagos me armë zjarri kushëriri i Durim Bamit, Ervin Kodra. Siç duket edhe nga pamjet e sigur...
TIRANE– Protokolli për kurimin e personave që janë pozitiv me COVID ka ndryshuar. Kështu ata që kurohen në shtëpi do të trajtohen me mjekun e familjes nës...
TIRANE– Shefja e Infektivit Najada Como ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha që bëri ditën e sotme gjatë takimit me farmacistët ku u t...
TIRANE– Ndryshime të reja janë bërë në ligjin për masat kundër dhunës në familje. Kështu burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbo...
FUSHË KRUJË– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Tapizë të Fushë Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 35-vjeçari...
Kur ngrihet tabela e policit zakonisht reagimi i parë që vjen nga shoferët është nervozizmi. Ndonjëherë ky nervozizëm kulmon me sharje e ndonjëherë me shtrëngim...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 4 persona kanë ndërruar jetën nga pandemia e koronavirusit në S...
TIRANË– Çifti nga Shkodra, Zamir dhe Bukurije Kalej që u arrestuan një ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim, kanë një histori mashtrimi ...
FUSHË KRUJË- Plagoset me armë zjarri krahu i djathtë i Durim Bamit, Ervin Kodra. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tapizë të Fushë Krujës...
Frika nga covidi po shkakton ndarje të parakohshme të fëmijëve me prindërit e tyre të moshuar. Aq sa për ata që nuk dinë ta shfrytëzojnë jetën virtuale , gati g...