LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia i kap mat duke shkëmbyer mallin, arrestohen 6 persona, kishin 37 kg kanabis me vete

6 Qershor 2020, 11:24 Nga DOSJA
Policia i kap mat duke shkëmbyer mallin, arrestohen 6 persona, kishin 37 kg

TIRANË– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Shëngjergji”, ku pas një hetimi disamujor ka vënë në pranga 6 persona. Hetimet kanë nisur disa muaj më parë, pasi në Polici kishin mbërritur informacione se i arrestuari me iniciale A. T., në bashkëpunim me disa persona të tjerë shiste lëndë narkotike.

Në prangat e Policisë kanë rënë:  A. T., 35 vjeç, banues në Tiranë (organizatori); J. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë; R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë; F. B. (O.), 30 vjeç, banues në Tiranë;  R. J., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe  Xh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Të gjithë janë kapur në vendin e quajtur Qafë Priskë, në rrugën e Dajtit teksa po prisnin për të shitur 37 kg kanabis që kishin me vete. Gjatë kontrolleve në makina, të arrestuave u janë gjetur 8500 euro dhe 4700 lekë, para të cilat dyshohej se do të blihej lënda narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Shëngjergji”, pas një hetimi disamujor.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 37.5 kg cannabis sativa.

Vihen në pranga 6 shtetas.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas një hetimi disamujor, bazuar në informacionet se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa persona të tjerë merrej me shitjen e lëndëve narkotike (cannabis sativa), Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Shëngjergji”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. T., 35 vjeç, banues në Tiranë (organizatori);

– J. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë;

– R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

– F. B. (O.), 30 vjeç, banues në Tiranë;

– R. J., 39 vjeç, banues në Tiranë;

– Xh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të
mjeteve me të cilat këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këto mjete ndodhej lëndë e dyshuar narkotike gati për shitje, në vendin e quajtur Qafë Priskë, në rrugën e Dajtit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll dy mjetet me të cilat këta shtetas po qarkullonin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Lupo”, me drejtues shtetasin J. Ç. dhe pasagjer shtetasin R. D., në pjesën e pasme të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur tri qese plastike me lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjer shtetasit Xh. K., F. B.(O.) dhe R. J., shërbimet e Policisë i kanë gjetur drejtuesit të mjetit shtetasit A. T., 8500 euro dhe 4700 lekë (me të cilat dyshohej se do të blinte lëndën narkotike).

Nga kontrolli i ushtruar në të dyja mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– tri qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me peshë 37.5 kg;

– 8500 euro dhe 4700 lekë;

– 8 aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “shëngjergji” policia e shtetit operacioni “shëngjergji” policia e shtetit

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?