"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Ngrihet” në këmbë Policia, Rebani Jaupaj jep DETAJE për shpërthimin: Po bëhemi gati për aksion! Dyshohet për hakmar
15 Shtator 2020, 18:03Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për mediat lidhur me shpërthimin e ndodhur në mes të Tiranës. Në fjalën e tij, Jaupaj është shprehur se makina ka shpërthyer sapo ka hipur mbi urë, ndërsa të lënduar kanë mbetur Preng Gjini dhe një shtetas italian, i cili po kalonte në zonë.
Pa dhënë detaje, shefi i Policisë është shprehur se blutë e Tiranës po bashkëpunojnë me ato të një rrethi tjetër por pa dhënë detaje.
“Ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasësë. Është ngritur grupi i specialistëve. Po Kryejmë hetime për të përcaktuar llojin e lëndëve shpërthyese. Kemi ngritur dhe pistat e hetimit. Nuk dua ta bëj me dije, po organizohemi për kontrolle. Ka pista për hakmarrje dhe disa qytetarëve të tjerë, jashtë Tiranës. Ka lidhje me Kastriot Reçin? Nuk e deklaroj dot tani. I dëmtuari është në sallën e operimit, kemi shpresa se do të përmirësohet. Kemi dhe një shtetas italian të dëmtuar lehtë,”-tha ai.
Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme. Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht se shënjestra dhe personi që ka mbetur i gjymtuar në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë, është Preng ...
TIRANË– Pamje të reja janë sigruruar nga makina, e cila u hodh në erë pasditen e sotme pranë “Vasil Shantos”. Siç duket edhe nga pamjet brenda në ma...
TIRANË– Agron Tanushi është personi që ka ekzekutuar me armë zjarri nusen e vëllait të tij, Jetmira Hasanin. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Batho...
TIRANË- Fotot që po shikoni vijnë nga Vasil Shanto, aty ku një makinë u shpërthye në tritol. Siç shihet edhe nga fotot, makina është bërë copash, nd...
TIRANË–Agron Tanushi ka vrarë pasditen e sotme kunatën e tij. Policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.NJOFTIMI I ...
TIRANË– Vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen, ka rënë pre e një atentati me tritol, që e ka lënë të plagosu...
TIRANË– Doktori Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalo shkr...
TIRANË -Avokati i Arbër Çekaj, Maksi Haxhia në një komunikim për mediat tha se vendimi ishte me standarde të dyfishta. Haxhia, u shpreh kundër vendi...