LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet, i hakërrehet Ballës: Ngri ofertën dhe gjej 84 vota!

9 Korrik 2020, 12:47 Nga DOSJA
Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet, i

TIRANË -Opozita parlamentare u largua sërish sot nga seanca. Deputeti Myslim Murrizi iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla,  duke e sfiduar për të gjetur 84 vota për miratimin e reformës.

Më pas ftoi kolegët e tij, të opozitës parlamentare, që të braktisnin sallën. Sipas Murrizit, kjo ishte një provë, që opozita e re nuk do të votojë reformën zgjedhore dhe sdo të bëhet pjesë e pazareve të pista.

Zoti Balla dëgjova me vëmendje gjatë fjalës suaj, sikletin që keni, se doni të qëndroni burra të mirë edhe me ata, edhe me ne, edhe me ca të tjerë. Hallit tuaj ia jep zgjidhjen perfekte kënga e Artjola Toskës “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin, fjala e mirë…”. Ne nuk e kemi këtë hall. Zoti Balla ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme për hapjen e listave. Nuk kemi thënë kurrë kod zgjedhor, por kod zgjedhor sipas rekomandimit të OSBE-së, jo që hajdutët sipas raportit të tyre të numërojnë votat tona. Ju keni një mundësi për ta votuar jashtë kësaj salle, hajde të shkojmë në referendum. Një marrëveshje e ndërtuar mes një deputeti të mazhorancës dhe dy qytetarëve të zakonshëm voutues nuk mund të jetë marrëveshje që të detyrojë deputetët e opozitës ju të mazhorancës keni marrë përsipër që detyroheni nga marrëveshja pas gardhit, që të votoni atë që ju thotë roja e gardhit.. Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE-së, kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që askush të hipë në kurriz të kurrëkujt. Kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militant politikë, se ju jeni tre subjekte, ju si vllezrit e tuj dhe partia e krijuar në 2003-shin. Po 74 parti të tjera që marrin pjesë në zgjedhje pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë, që keni raportin e OSBE-ODHIR që keni vënë dorën te votat e qytetarëve. Ndaj nëse ju si shumicë keni hapur ankand, ju jepni fjaën atyre që janë jashtë sallës, dhe individëve të tjerë që takoni brenda apo jashtë sallës se do të bëni 84 vota, harrojeni. Qyetarët shqiptarë ju kanë dhënë 74 mandate, 1 e morët me klering, me trasta, presione mas gardhit , joshje të cilët kjo sallë i ka provuar prej vitesh, i nderuar zoti Balla ju nuk do i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që nuk është është as më shumë e as më pak lënia në fuqi e kësaj kushtetute paçavureje të 2008-s. Ju nuk mund të privoni 5 milion shqiptar o të fusin lugën në një supë me krime ose në një supë që mban erë. Vota e tyre në 20121 do të dijë se kë të zgjedhi. Hapni listat nëse doni konsensusin tone dhe komisioner e numërus militant partie që jua premtoni ju dhe ata për të qenë komisarë policie nuk do të ketë. Ne po bëjmë një provë që sot, unë të ftoj zoti Balla ngreje ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtej, ftoj kolegët të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vijojë merkaton“, tha Murrizi.

.

Opozita parlamentare përsëriti veprimin e javës së kaluar, kur bojkotoi seancën, ndërsa po diskutohej për reformën zgjedhore. Murrizi përsëriti sërish kërkesat e opozitës parlamentare për listat e hapura, heqjen e koalicioneve zgjedhore dhe depolitizimin e administratës. Deputeti kishte paralajmëruar edhe më herët se opozita e re nuk do të bashkojë votat me mazhorancën nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Gjithashtu pak ditë më parë, deputetët Nimet Musai, Myslim Murrizi, Endmond Stojku dhe Rudina zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,  i cili përfundoi pa sukses.

(k.m./g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike msylim murrizi opozita braktis seancen plenare seanca plenare 9 korrik 2020 msylim murrizi opozita braktis seancen plenare seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj