Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatët e dalë nga koalicioni i tij dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kur prej tre ditësh në vend ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, ambasadorja Kim ka vendosur që me një postim në rrjetet e saj sociale, të rikujtojë edhe njëherë se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër të tjera në postimin e saj, ajo u kërkon të dijë nga kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha, se çfarë po u premtojnë qytetarëve kur në fakt ish-kryeministri është i sanksionuar nga Amerika. Po ashtu ngre pyetje të tjera, se kujt do t’i përgjigjen në rast se fitojnë, Berishën apo LSI-së? E po ashtu, i pyet se çfarë presin edhe nga Amerika, kur qartësisht kanë dalë kundër tyre. E po ashtu u kujton edhe ligjin 7031(c), që flet për sekuestrimin e pasurive dhe sanksione të tjera që pritet të ndërmerren ndaj personave që SHBA i ka vendosur në “black-list”.
“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i sanksionuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin nga SHBA? Kujtesë: SHBA ka sanksionuar publikisht katër persona në Shqipëri nën 7031(c),”-shkruan ambasadorja Yuri Kim. Ndërsa i pari reagim nga radhët e Berishës, erdhi nga deputeti demokrat Edi Paloka, anëtar i Komisionit për Rithemelimin. Paloka i kujton Kim hetimet për inceneratorët dhe thotë se do e kishte kuptuar se kush janë realisht të korruptuarit në vendin tonë, duke e akuzuar gjithashtu se po prishte marrëdhëniet mes dy vendeve. Po ashtu, një reagim zyrtar ka ardhur edhe nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së që pretendon se ambasadorja Kim po ndërhyn në Kushtetutën e vendit duke shkelur ligjet dhe juridiksionin e saj, ndërsa shton se Kim “defacto” po ndikon edhe në rezultatin e zgjedhjeve.
SHIKO EDHE KËTË:
Berisha iu përgjigj Yuri Kim, PD: Sot ai u solidarizua me Dakon dhe Doshin
Berisha i kundërpërgjigjet Yuri Kim: Defacto orienton zgjedhësit se për kë duhet të votojnë
“Lufta” filloi! Yuri Kim kërcënon me pasurinë: SHBA ka ligjin 7031(c)
Paralajmërimi për 6 marsin/ Paloka i përgjigjet Kim: Po prishni marrëdhëniet mes dy vendeve
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GREQI- 40-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, i cili kishte vrarë me shtatë thika bashkëshorten e tij 41-vjeçare, ditën e Dritave të vitit 2016, në...
BERAT= Një 37-vjeçar me emrin Klodian Eskiu është arrestuar në Berat për dy vjedhje dhe zjarrvënie. Mësohet se Eskiu pasi ka grabitur dyqanin në pronësi ...
TIRANË- Altini [emri i tij është ndryshuar], infermier në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e mban mend shumë mirë takimin e tij të p...
DURRËS – Një grup tregtarësh në Durrës kanë dalë në protestë për shkak të vonesës së përfundimit të pikës së shitjes në qytet. Ata kanë shprehur pakë...
TIRANË– Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron se nga 1 Marsi do të ndërpritet shërbimi i transportit urban për kryeqytetasit nëse qeve...
TIRANË – Partia Demokratike u indinjua me caktimin e Mirela Bogdanit si kandidate për vendin vakant që do të lërë kryetari i Këshillit të Lartë të Pr...
Zbulohen rastet e para me Flurona në Shqipëri. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, të prekurit njëkohësisht me grip dhe Covid janë zbuluar në mes të Janarit d...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shkuar për të dhënë dëshminë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)! Nëpërmjet një postimi në rrjetet e ...
TIRANË – Punoi me shumë mund emigrante në Itali së bashku me familjen e saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Me një çantë kursime në ...
TIRANË- Ish-ministri socialist i Financave Shkëlqim Cani po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Ish-ministri Cani tha se kanë kërkuar të dhëna...