LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqata e Transportit ndërpret punën në Mars/Thirrja ndaj Qeverisë: Hiqni akcizën (KUSHTET)

21 Shkurt 2022, 13:39 Nga DOSJA
Shoqata e Transportit ndërpret punën në Mars/Thirrja ndaj

TIRANË– Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron se nga 1 Marsi do të ndërpritet shërbimi i transportit urban për kryeqytetasit nëse qeveria nuk miraton kërkesat e tyre fiskale.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Erjon Veliaj; Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj; Ministres të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministres të Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku kompanitë grenë shqetësimin se shtrenjtimi i çmimit të naftës ka shtuar kostot për 48% të aktivitetit të tyre.

Shoqata e Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon që qeveria të miratojë kërkesën e tyre për politikat fiskale, për të kompensuar humbjet që po shkaktohen nga rritja e çmimeve të naftës. Kërkesat e tyre janë që nga rimbursimi i TVSH-së në shitje, Heqja e akcizës të naftës 37 lekë/litër; Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët udhëtojnë falas.

Letër e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, drejtuar: Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Erjon Veliaj; Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj; Ministres të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministres të Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku.

Shërbimi i transportit qytetës (urban) të udhëtarëve, në vendin tonë, që prej 20 viteve, kryhet nga subjekte private, të licencuara nga bashkitë përkatëse. Në këndvështrimin e funksionimit të tyre, si biznese, këto subjekte, të ardhurat për realizimin e këtij shërbimi i sigurojnë vetëm nëpërmjet tarifave që paguajnë drejtpërdrejtë udhëtarët që përdorin këtë lloj shërbimi. Operatorët privat që kryejnë këtë lloj shërbimi janë të bashkuar në Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetës (SHKTQ), e cila në vazhdim dëshiron edhe një herë të ngrejë shqetësimet që ndeshen dhe që përcaktojnë vazhdimësinë e këtij biznesi. Në muajt e fundit çmimi i naftës është rritur në nivele alarmante. Ndikimi kësaj rritje është në kostot e secilit operator, ku pamundësia për blerjen e saj në kohë, sjell një shërbim jo cilësor, vonesa në ofrimin e shërbimit dhe njëkohësisht kjo do sjellë edhe ulje të kërkesës së përgjithshme.

Sektori i transportit është shumë intensiv në veprimtarinë e tij dhe për këtë arsye ndikimi i çmimeve më të larta të naftës dhe derivative të saj, i përkthyer në çmime më të larta të karburantit është i rëndësishëm dhe thelbësor për veprimtarinë tonë dhe ndikon drejtpërsëdrejti në aftësinë për kryerjen dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Nga shoqata jonë janë ngritur një sërë propozimesh të rakorduara dhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë z.Veliaj, si Bashkia me aktivitetin më të madh të transportit, mbi disa lehtësi të domosdoshme për sektorin tonë, pa të cilat shërbimi që ne ofrojmë do të shkojë drejt mbylljes si arsye e pamundësisë financiare.

Për të mbështetur kërkesën tonë Ju sqarojmë se në koston e shërbimit tonë, rreth 48% vjen nga karburanti dhe derivatet e tij ku në muajt e fundit janë rritur me të paktën 25%. Këtë rritje ne e kemi të pamundur ta reflektojmë në çmim, ashtu siç logjikisht e bën çdo biznes tjetër, përderisa çmimi i shërbimit tonë është i përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Sot, për të bërë të mundur vazhdimin e shërbimit, pa cenuar cilësinë e tij, e cila është jetike për qytetet tona, ju sjell në kujtesë propozimet tona kundrejt qeverisë qendrore dhe asaj lokale në ndihmë të sektorit tonë, të cilat pavarësisht se janë rakorduar, pranuar dhe premtuar se do të realizohen, ende nuk shihet asnjë veprim konkret mbi to dhe ato janë si më poshtë:

KËRKESAT:

-Rimbursimi i TVSH në shitje
-Heqja e akcizës 37 lekë/litër
-Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër
-Rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (Invalidë pune, Të verbër, Paraplegjik, Tetraplegjik, Studentët) të cilët përfitojnë çmim të reduktuar ose falas, referuar dispozitave të Ligjit Nr.37/2014 “Për disa shtesa në Ligjin 8308 dt.18/03/1998 për Transportet Rrugore” të ndryshuar, për zgjidhjen e kësaj çështje.

Në mungesë të marrjes së masave, shoqëritë e transportit qytetës, me datë 1 Mars 2022 do të ndërpresin aktivitetin e tyre duke mos ofruar shërbimin qytetarëve. Kërkesat kanë qenë të shumta ashtu sikurse edhe premtimet për veprim dhe zgjidhje, por për sa kohë fenomeni vazhdon të mbetet i njëjtë dhe nuk ka asnjë marrje mase apo ndihmë kundrejt këtyre subjekteve, mosofrimi i shërbimit do të vazhdojë deri në momentin që këto kërkesa do të realizohen me veprime.

Theksojmë se marrja e masave si më sipër nuk është në dëshirën e shoqërive tona, por të gjendura në pamundësi financiare të secilës prej tyre që ofrojnë këtë shërbim. Me bindjen që kërkesat tona janë të drejta dhe të realizueshme, mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana Juaj.

Prej 2020 operatorët operojnë me 55% më pak të numrit të udhëtarëve krahasuar me periudhën para krizës. Për shkak të humbjeve nga rënia e pasagjerëve tetorin e 2021-t ata paralajmëruan reduktim 50% të shërbimit deri në ndërprerjen e tij. Sakaq në fund të muajit dhjetor për të kompensuar humbjet nga rënia e frekuentimit, bashkia e Tiranës miratoi vendimin për shpërndarjen e 1 milion eurove subvencione për transportin urban me qëllim mbulimin e kostove nga rënia e frekuentimit. 11 kompani të transportit urban kryeqytetas do të përfitojnë 15,000 deri 20,000 euro nga subvencioni i buxheti të Bashkisë të Tiranës. Pagesa për operatorët do të jetë e shtrirë për periudhë 6 mujore. Më herët kompanitë e transportit urban paralajmëruan se subvencionet e bashkisë nuk arrijnë të kompensojnë humbjet nga rritja e lartë të çmimit të naftës, nëse nuk miratohen kërkesat e tyre fiskale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet transport publik transport publik ne tirane transport publik transport publik ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet