LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Si i mbushin recetat e mjekëve ‘zarfet’ e depove farmaceutike

21 Shkurt 2022, 16:47 Nga DOSJA
BIRN: Si i mbushin recetat e mjekëve ‘zarfet’ e depove

TIRANË- Altini [emri i tij është ndryshuar], infermier në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e mban mend shumë mirë takimin e tij të parë me drejtorin e depos farmaceutike ku bën aktualisht një punë të dytë.

Në takimin e parë që pata me drejtorin gjeneral të depos farmaceutike, folëm për kontaktet që unë kam në spital,” kujton ai.

Duke qenë se kam dhjetë vite që punoj si infermier në reparte të ndryshme, ky fakti i pëlqeu, pasi sipas tij mjekët specialistë janë ata që përshkruajnë më tepër receta,” shtoi infermieri, që punon gjithashtu si agjent shitjesh.

Altini është pjesë e një rrjeti të gjerë agjentësh të punësuar nga depot farmaceutike, të cilët përdorin pagesat informale ndaj mjekëve dhe farmacistëve për të infleuncuar shitjen e suplementeve ushqimore – të cila janë shpesh më të shtrenjta se medikamentet dhe nuk kanë ndikim në shëndetin e pacientit.

Prania e suplementeve në recetat mjekësore, ndonëse nuk është e rekomandueshme, është e pranishme në Shqipëri,” theksoi kryetarja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Toma.

“Është tjetër gjë kur vitaminat, mineralet, aminoacidet, proteinat, në doza terapeutike tërheqin vëmendjen e mjekut dhe shikohen si alternativë për të t’u përdorur për një diagnozë të caktuar, por në dozat që përgjithësisht përmbajnë shtesat ushqimore, e vlerësoj si abuzim praninë e tyre në recetat mjekësore,” shtoi ajo.

Sipas Tomës, abuzimi me rekomandimin e suplementeve nga mjekët filloi në vitin 2014 dhe arriti pikun gjatë pandemisë së COVID-19, duke u kthyer në një linjat kryesore të të ardhurave për tregun farmaceutik. Drejtuesi i Urdhrit të Mjekut nuk iu përgjigj një kërkese për intervistë mbi marrëdhënien informale të mjekëve me kompanitë farmaceutike.

Fryrja e tregut të suplementeve

Shtesat ushqimore [suplementet] janë burime të përqendruara të lëndëve ushqyese – minerale dhe vitamina ose substanca të tjera, me një efekt ushqyes ose fiziologjik që tregtohen në formë pilule. Ato nuk janë medikamente, si rrjedhojë importi dhe tregtia e tyre rregullohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga emisioni Top Story në televizionin Top-Channel, importi i suplementve u rrit nga 2.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 4 miliardë lekë në vitin 2019. Por kostoja e importit është vetëm një fraksion i vlerës së shitjes së suplemente, duke e bërë vlerën e tregut të shtojcave ushqimore disa herë më të madh.

Sipas Altinit, infermierit të QSUNT-së dhe njëkohësisht agjent shitjesh, një pjesë e madhe e çmimit me pakicë të suplemeteve shkon për të paguar mjekët dhe farmacistët. Ai mori si shembull një flakon hekur, që një pacient e blen në farmaci për 1700 lekë. Nga kjo shumë 250 lekë i paguhen mjekut që ka lëshuar recetën, ndërsa farmacisti fiton 30% -35% të vlerës së shitjes.

“Në rast se ky produkt blihet nga pacienti, unë marr 29 lekë, pra 2 përqind, ndërsa farmacisti nga 1700 lekë, përfiton 30-35%, pra afërsisht 510-595 lekë,” tha ai.

“Këto suplemente prodhohen me një kosto tepër të ulët, që do të thotë se efekti nuk është ai që reklamohet nga mjeku,” shtoi agjenti i shitjeve.

Ndryshe nga suplementet ushqimore, marzhi i fitimit për barnat nga farmacitë dhe depot farmaceutike është i rregulluar dhe përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga viti në vit, marzhi i tregtimit për barnat ka ardhur duke u tkurrur, fakt ky që sipas Diana Tomës, ka vënë në vështirësi ekzistenciale të gjithë zinxhirin farmaceutik – importues, shpërndarës me shumicë, shpërndarës me pakicë të barnave. Shtesat ushqimore nuk kanë të përcaktuar marzhin e tregtimit të tyre dhe janë kthyer në burimin kryesor të të ardhurave të sektorit.

“Në qoftë se për barnat ekziston një VKM, pra është shteti që dikton çmimin e tregtimit të tij, për suplementin janë rregullat e tregtisë së lirë, të cilat përcaktojnë çmimin me të cilin ai do të tregtohet,” tha Toma.

“Në këtë situatë, si pasojë e vështirësisë në të mbijetuar, rrjedhojë kjo e përcaktimit të marzhit të tregtimit të barnava pa asnjë studim paraprak nga qeveria, për pjesën dërrmuese të sistemit farmaceutik, tregtimi i suplementeve shihet si mekanizmi shpëtues”, shtoi ajo.

Sipas Tomës, importi i suplemeteve ka procedura gjithashtu shumë të thjeshta dhe pa hallka kontrolli siç ka tregtimi i barnave, i cili si fillim paraprihet nga regjistrimi i tyre.

Tregtimi i suplementeve jo vetëm që po lulëzon, por fatkeqësisht është kthyer në patericë mbajtëse për sistemin farmaceutik,” theksoi ajo.

Zarfet për mjekët

Sipas mjekëve të intervistuar nga BIRN, marrëdhënia e deformuar financiare midis depove farmaceutike dhe mjekëve shkon pas në dekada. Gazmend Koduzi, koordinator Kombëtar për Shëndetësinë në Partinë Demokratike i tha BIRN se kjo metodë është përdorur nga kompanitë farmaceutike për të zgjeruar tregun e shitjeve.

Marrëdhënia midis kompanive farmaceutike dhe personelit mjekësor që lëshojnë receta ka fillesa të hershme, e cila është parë nga kompanitë si një mënyrë për të kapur tregun dhe rritur shitjet e tyre në vend,” shpjegoi ai.

Një mjek anestezist, i cili kërkoi të qëndrojë anonim pasi nuk do të ketë përplasje me kolegët e tij, i tha BIRN se kjo praktikë filloi pas viteve 2000.

“Në atë kohë, mjekëve nuk u jepej para, por u premtohej që do të shihnin botën,” tha anestezisti. “Duke qenë se liberalizimi i vizave nuk kishte ndodhur ende, mjekët tanë ishin të etur për të parë Europën,” shtoi ai.

Sipas doktorit anestezist, në atë kohë mjekëve u sigurohej nga kompanitë farmaceutike që të merrnin pjesë në konferenca mjekësore në shtete të ndryshme në BE-së.

“Kjo praktikë vazhdoi deri në 2010, më pas shqiptarët fituan mundësinë e lëvizjes në BE pa burokraci ambasadash,” tha ai, ndërsa shtoi se mjekët kërkuan një tjetër formë shpërblimi nga depot.

“Ata kësaj here donin para në zarfe që nuk deklarohen në asnjë sistem pagash,” shtoi ai.

Suplementet në recetë

Sipas farmacistëve, përshkrimi i suplementeve në recetat mjekësore vjen kryesisht si pasojë e marrëdhënies së fshehtë financiare që vendoset midis depove farmaceutike dhe mjekëve. Farmacistët thonë se depot farmaceutike i reklamojnë suplementet si kuruese, edhe pse ato nuk e kanë një efekt të tillë.

Për të bindur konsumatorin, grosistët e suplementeve kanë punësuar si imazhe tyre në reklama njerëz që kanë ndikim në publik – mjekë, artistë dhe persona që përfaqësojnë drejtësinë. Një rol të rëndësishëm në këtë sistem luajnë dhe farmacistët, që sigurojnë nëpërmjet shitjes së suplementeve një marzh të kënaqshëm fitimi.

“Unë farmacinë e mbaj gjallë nga shitja e këtyre suplementeve, ku marzhi i fitimit është mbi 50%, pasi shteti nuk ma dikton mua si në rastin e barit se sa duhet ta shes një suplement,” tha një farmaciste nga Tirana. Një tjetër farmaciste, që gjithashtu zgjodhi të mbetet anonim pasi rrezikon vendin e punës, tha se përgjatë këtyre dy viteve pandemie, mjekët kanë përfituar shuma ‘marramendëse’ nga depot farmaceutike që tregtojnë barna dhe suplemente.

Ajo shpjegoi se farmacistët e kuptojnë se nga cila depo merr para mjeku, në momentin që bari shënohet me emrin tregtar, dhe kur i njëjti mjek kërkon të njëjtat suplemente shumë herë ose përshkruan suplementet të vetëm një depoje.

“Unë si farmaciste shumë herë më duhet të përplasem me pacientët kur u sugjeroj diçka më të mirë ose më të lirë,” tha ajo.

Farmacistja u ankua se biznesi vihet në rrezik finanaciar sa herë një mjek ndërron depot farmaceutike nga të cilat merr shpërblim.

Unë si farmaciste marr atë bar që do mjeku, por mjekët shumë herë ndërrojnë dorën e depove dhe kështu produktet e para më mbesin në magazinë dhe nuk shiten,” shpjegoi ajo.

Çdo porosi që bëhet në farmaci dokumentohet nga agjentët e depove farmaceutike, në mënyrë që mjekët të marrin shpërblimin.

“Farmacisti dhe unë dokumentojmë me foto recetën në të cilën mjeku e ka përshkruar suplementin, më pas llogaritjet janë të thjeshta për t’u bërë,” shpegoi Altini, agjenti i shitjeve nga Tirana.

Drejtuesja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma është e trazuar nga kjo marrëdhënia kilienteliste e fshehtë e krijuar në kurriz të pacientëve.

“Mendoj se vetë përshkrimi i suplementit -përpos rasteve specifike, në një recetë mjekësore është abuzim, por abuzimi dhe më i madh që unë e kam hasur gjatë ushtrimit të profesionit tim është fakti që kostoja e recetës, shumëfishohet krahasuar me vlerën e barit të përshkruar në recetë, vetëm si rezultat i përshkrimit të suplementeve,” tha ajo.

“Pavarësisht denoncimeve të herëpashershme për këtë fenomen, shteti hesht,” përfundoi Toma.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diana toma gazmend koduzi diana toma gazmend koduzi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet