Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dhunuan anëtarin e LGBT-i, Policia procedon 4 persona, shumica të mitur!
18 Qershor 2021, 10:05Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka proceduar penalisht katër të rinj: S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi akuzohet se kanë dhunuar 21-vjeçarin me iniciale E. M. Ngjarja u denoncua dje nga aleanca LGBTIQ se një transgjinor, 21-vjeçe, me inicialin L., është sulmuar në rrugët e Tiranës nga 10 djem. Po ashtu një roje private me iniciale G. F., 52 vjeç, ka denoncuar se disa persona i kanë vjedhur armën e shërbimit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Bien në pragat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 46 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; P. P., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; E. D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; A. B., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” i shtetasve S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç. •Shtetasi G. F., 52 vjeç, me detyrë roje private, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Një pushues i huaj është mbytur ditën e sotme në Vlorë, në zonën e Lungomares. 60-vjeçari me origjinë nga Austria është gjetur i pajetë nga a...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar takimi i përcjelljes së rekomandimeve të qeverisë nag Prokurori i Përgjithshëm për luftën ndaj kriminalitetit. ...
GREQI– Në dokumentarin që u bë brenda burgut ‘Koridalos’ në Greqi, ishte pjesë dhe një shqiptar, i cili tregoi hapur rrugëtimin e tij.“Erdha nga një shtet tjetë...
TROPOJË-Policia e Tropojës ka njoftuar ditën e sotme se pas kontrolleve të cilat po vijojnë edhe aktualisht për kultivimin e bimëve narkotike janë gjetur n...
TIRANË– Gazmend Braka, i njohur si Gaxhai, ka dalë nga ambientet e burgut ku edhe po vuante dënimin me burg përjetë. Mësohet se i forti i Vlorës, po i nëns...
BRUKSEL-Këshilli Evropian publikon listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e COVID për të udhëtuar ku ndër të tjerë në listë është edhe Shqipëria...
GJIROKASTËR– Vasil Mullaj, i cili është i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura në Gjirokastër, i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit ditën ...