Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Në kërkim ndërkombëtar prej 2 vitesh, por fshihej në Shkodër/ Arrestohet 40-vjeçari, akuzat që rëndojnë mbi të
3 Maj 2020, 07:04Nga DOSJA
SHKODËR– Një 40-vjeçar, me iniciale J.V., është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një grup kriminal. I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pas një vendimi nga drejësia italianë.
Dy vite më parë, Gjykata e Milanos lëshoi urdhër-arresti për 40-vjeçari, i cili akuzohet për “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe Zyrën Ndërlidhëse italiane Interforza të atashuar në vendin tonë, kanë bërë të mundur lokalizimin në qytetin e Shkodrës, të 40-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga strukturat e DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. V., 40 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, sipas njoftimit të dhënë e shpërndarë nga Interpol Roma. Gjykata e Milanos, Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V., për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KRUJË– 4 raste të reja janë konfirmuar pozitivë sërish në rrethin e Krujës, nga 36 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.Mësohet se 4 rastet e fun...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë masat e reja të qeverisë për COVID-1...
DELVINË- Një shpërthim me tritol ka tronditur gjatë natës qytetin e Delvinës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është hedhur në erë makinë “Mercedez Ben...
Shqipëri- Ka shkuar në 795 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja.Mësohet se harta...
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por sot të moshuarit kanë mundur të dalin nga banesat deri në orën 10:00 të paradites. Më pas, të drejtë p...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo i është përgjigjur ish-ministrit Ilir Beqjas, i cili u shpreh se nuk e kutonte se ku e gjente mjeku Kalo kohën që ta ndiqte...
TIRANË– Një faqe që merret me gjetjen dhe dhënien e shtëpive me qira, ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale, pasi ka vënë re se për shkak të ç...
TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka hequr dorë nga puna si specialiste pranë UKT-së. Newsbomb.al shkruan se gazetarja e ka marrë këtë vendim ditë ne so...