Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KENIA– Sarah Obama, gjyshja e ish-presidentit të SHBA-së, Barak Obama ka vdekur, e konfirmuan të hënën të afërmit dhe zyrtarët.
Mama Sarah, e cila ishte 99 vjeç, promovoi arsimimin për vajzat dhe jetimët në fshatin e saj rural Kogelo. Ajo ndërroi jetë rreth orës 4 të mëngjesit me kohën lokale ndërsa po trajtohej në spitalin Jaramogi Oginga Odinga Teaching and Referral në Kisumu, qyteti i tretë më i madh i Kenias në perëndimin e vendit, sipas vajzës së saj Marsat Onyango.
“Ajo vdiq këtë mëngjes. Ne jemi të shkatërruar, ”– tha Onyango për Associated Press në një telefonatë.
Sipas Abc, Barak Obama ishte informuar për vdekjen dhe i ka dërguar ngushëllimet e tij. Ajo do të varroset të martën para mesditës dhe varrimi do të mbahet nën ritet islamike.
“Vdekja e Mama Sarah është një goditje e madhe për kombin tonë. Ne kemi humbur një grua të fortë, të virtytshme, një matriarke që mbajti së bashku familjen Obama dhe ishte një ikonë e vlerave të familjes, “– tha Presidenti Uhuru Kenyatta.
Sarah Obama, ishte gruaja e dytë e gjyshit të Obamës dhe ndihmoi në rritjen e babait të tij, Barack Obama, Senior. Familja është pjesë e grupit Luo të Kenias.
Obama shpesh tregonte dashuri ndaj saj dhe i referohej asaj si “Gjyshja” në kujtimet e tij, “ëndrrat nga ati im”. Ai e përshkroi takimin me të gjatë udhëtimit të tij në 1988 në atdheun e babait të tij dhe ngathtësinë e tyre fillestare ndërsa përpiqeshin të komunikonin, e cila u zhvillua në një lidhje më të ngrohtë. Ajo mori pjesë në inaugurimin e tij të parë si president në 2009. Më vonë, Obama foli përsëri për gjyshen e tij në fjalimin e tij në shtator 2014 në Asamblenë e Përgjithshme të KB.
Në vlerësim të punës së saj për të mbështetur arsimin, ajo u nderua nga Kombet e Bashkuara në 2014, duke marrë Çmimin inaugurues të Ditës së Ndërmarrjes së Grave për Pionierin.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish shifër të lartë infektimi. Gjatë orëve të fundit janë kryer 3.586 testime, nga ku kanë rezultuar pozitiv 774 persona.Ndë...
FLORIDA– Donald Trump është shfaqur para dasmorëve në një dasmë që po bëhej në Mar-a-Lago, resorti i tij në Florida, fundjavën e kaluar, ku ka folur kundë...
BOTË – Brenda vetëm disa muajsh, kompanitë farmaceutike kanë prodhuar qindra miliona doza të vaksinës Covid-19. Por bota ka nevojë për miliarda doza,...
KOSOVË– Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 400 euro gjobë ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina....
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel, u bëri presion shteteve të Gjermanisë për të rritur përpjekjet për të frenuar infeksionet me koronavirus dhe ngriti...
KOSOVË– Nis vaksinimi anti-COVID në Kosovë! I pari që është injektuar me dozën e vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte kryeministri Albin Kurti. Kreu i q...
BRUKSEL– Thierry Breton, kreu i Task forcës së vaksinave të Bashkimit Evropian tregoi “pasaportën shëndetësore” të parë evropiane, duke shtuar se ajo do t...
KANADA- Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB i bëri kritikë vendeve të pasura për ruajtjen e tepruar të vaksinave dhe i kërkon atyre ti shpërndajnë ...
BRITANI– Një studim në Britani për banorët e shtëpive të kujdesit ka zbuluar se rreziku i tyre i infektimit me Covid-19 ra me 62% pesë javë pasi morën doz...
ÇEKI– Biznesmeni më i pasur i Republikës së Çekisë, Petr Kellner, ka ndërruar jetë pas rrëzimit të një helikopteri në Alaskë.“PPF njofton me trish...