Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura kohët e fundit në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të arrestuarit ishin me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Sot paradite është finalizuar operacioni “Orenditë” dhe bëhet me dije se në pranga kanë rënë R. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas bluve të Vlorës këta dy persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, orendi e bizhuteri.
NJOFTIMI I PLOTË
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ORENDITË”. Zbardhen nga Policia 8 vjedhje të ndodhura muajt e fundit. Arrestohen 2 shtetas, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin e kapjes së këtyre dy shtetasve në banesat përkatëse të tyre: R. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje; A. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje;
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë u ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Gjatë punës intensive dhe veprimeve hetimore për afro 3 muaj dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 8 vjedhje në qytetin e Vlorës, të dokumentuara si më poshtë: Më datë 11.01.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. Gj., (i cili jeton jashtë shtetit), orendi shtëpiake me vlerë rreth 100.000 lekë; Më datë 29.01.2020, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, kanë vedhur në banesën e shtetasit K. Sh., materiale me vlerë rreth 200.000 lekë;
Më datë 12.03.2020, në lagjen “Rilindja” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. C., 1000 euro, 120.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë rreth 50.000 lekë; Më datë 08.05.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. S., orendi shtëpiake me vlerë 40.000 lekë; Më datë 10.05.2020, në lagjen “Lirimi” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases S. B., sende elektroshtëpiake me vlerë rreth 870 euro; Më datë 17.05.2020, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit T. T., (i cili jeton jashtë shtetit), 2 televizorë me vlerë 50.000 lekë; Më datë 20.05.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases R. B., bizhuteri me vlerë rreth 100.000 lekë; Më datë 29.05.2020, në lagjen “15 Tetori” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. K., sende me vlerë rreth 150.000 lekë;
Si rezultat i punës së dokumentuar është zbuluar se këta shtetas vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit, me qëllim për të vjedhur sa më shumë pajisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- COVID-19 është rikthyer sërish në Vlorë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit epidemiologët në terren kanë zbuluar 9 raste të reja me koronavirus.Bur...
TIRANË- Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetrore 2020, prej ditësh po diskutohet nga të gjithë. Ishin maturantët me protestën e tyre që so...
TIRANË- Maturantët në të gjithë Shqipërinë kanë nisur protesta, pasi sipas tyre testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë kishte pyetjet absurde. Një prej pyetje...
TIRANË- Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka denoncuar rritjen e tarifës për marrjen e pasaportës nga qytetarët shqiptarë në Greqi. Në një postim në mediat social...
TIRANË- Gazetari Ilir Kadia ka treguar sot një histori të ndodhur 30 vite më parë në Shqipëri. Në fund të regjimit komunist shumë qytetarë vështuar drejt a...
TIRANË- Policia e Shtetit gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore në kryeqytet, ku ka zbuluar se shumë shoferë kanë shkelur rregullat e qarkull...
DURRËS– Në Portin e Durrësit përfudnoi numërimi i parave të sekuestruara, Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, poshtë kamionit që u ndalua mesdit...
SHKODËR– Disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, kanë alarmuar banorët e këtij qyteti.Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pas orës...
TIRANË– Profili i Hekuran Billës në rrjetet sociale është i tejmbushur me mesazhe ngushëllimi, dy vite pas vdekjes së tij. Dosja.al ka siguruar dhe jus jel...
TIRANË– Një apartament në Astir ka marrë flakë. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, apartamenti, në katin e gjashtë, është përfshirë...