Politike

Dënimi për drogë në Itali, PS pezullon betimin e Valdrin Pjetrit

  • Çfarë pritet të ndodhë me bashkinë Shkodër pas 20 gushtit (LIGJI)
  • Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë Shkodër. Burimet konfirmojnë se ky vendim është marrë nga PS-ja deri në një përgjigje nga Prokuroria në lidhje me hetimet për Pjetrin.
    Featured image of article: Dënimi për drogë në Itali, PS pezullon betimin e Valdrin Pjetrit Valdrin Pjetri
    Përditësuar:

    Shkodër- Shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Konstituimi i kësaj bashkie ishte parashikuar të bëhej më 20 gusht por është shtyrë pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin, kryetarin e zgjedhur më 30 qershor.

    Burimet bëjnë me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste por nuk ka shumë detaje për këtë çështje.

    Një ditë më parë  Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

    Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment