Politike

Rudina Hajdari ndalohet të shkojë në Tropojë, ‘shpërthen’ deputetja: Meta “pro-amerikan” thuaj Azemit kështu urdhëroi partia…

  • “Do prangoset Meta”, Presidenti sulmon Ramën dhe ndërkombëtarët:Pa merak, sa kalova dhe Spaçin
  • Rudina Hajdari nuk është lejuar të shkojë në Tropojë në ceremonisë për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel në një rruge. Deputetja është shprehur se ky është një vendim i PD-së. Për Presidentin Meta dhe Besnik Dushajt shprehet se hiqen si pro-amerikanë.
    Featured image of article: Rudina Hajdari ndalohet të shkojë në Tropojë, ‘shpërthen’ deputetja: Meta “pro-amerikan” thuaj Azemit kështu urdhëroi partia… Rudina Hajdari dhe Azem Hajdari

    Tiranë- Rudina Hajdari ka deklaruar se PD-ja nuk ka lejuar atë dhe dy vëllezërit të jenë pjesë pjesë e ceremonisë për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel, rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën.

    Në një reagim të ashpër në Facebook, Hajdari i është drejtuar kreut të Bashkisë së Tropojës Besnik Dushajt dhe  presidentit Ilir Metës,  se duhet t’i thonë të atit, Azem Hajdarit arsyen pse fëmijë e tij nuk janë atje sot.

    Duhet i quajtur Metën dhe Dushaj se hiqen si pro-amerikanë deputetja është shprehur ky ishte një vendim i PD-së.

    Reagimi i plotë:

    Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë.

    Sot në veri të vendit po zhvillohet një ceremoni për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Të pranishëm janë shumë personalitete, si Presidenti Meta, kongresmeni Engel, kryetari i bashkisë së Tropojës dhe të tjerë.

    J.V/Dosja.al

    3 Komente në “Rudina Hajdari ndalohet të shkojë në Tropojë, ‘shpërthen’ deputetja: Meta “pro-amerikan” thuaj Azemit kështu urdhëroi partia…

    1. Z Hajdari me vjen keq po nuk eshte vendin iPD por i juaj personalisht se ju e mohuat baban tuj ndaj ata qe mbrojn bashkpunojn me krimin dhe kriminel nuk mund te shkojn te Busti triumfit demokracis

      • Ahem Hajdari ishte trim!Ai mbetet I vetmi deshmor I democracies ne kujtesen time.Publikisht I them vajzes se tije te jete krenare per nje baba te tille,qe s’e njohu kurre friken para njerrezve,ai I frikesohej dhe perulej vetem Zotit!Sa mire do ishte per kete vend,qe te kishte mbetur qofte nje si ai ne parlament.Por me keqardhje them;aty ne ate parlament sundojne e manipulojne djallezisht urdheruesit e vrasesve te tije!Me dhembin syte kur I shikoje ne media keto vemje vrastare e tradhetare!

    2. Rudina largohu nga rrjeta e merimanges rilindase sa nuk eshte vone!
      Demokratet te duan se ti je vajza e idhullit te tyre Azem Hajdari!
      Mos shko me tutje, kthehu!!

    Shto Koment