LIVE UPDATES
Aktualitet

518 të infektuar me Covid-19, Manastirliu: Shënohen 24 raste të reja, 4 pacientë janë intubuar

16 Prill 2020, 08:43 Nga DOSJA
518 të infektuar me Covid-19, Manastirliu: Shënohen 24 raste të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri publik numrin e të infektuarve në total në Shqipëri, që ka shkuar në 518.

Gjatë fjalës së saj që mbajti në seancën plenare të Kuvendit që po zhvillohet në kushte emergjence, Manastirliu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 24 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në 518. Manastirliu tha se aktualisht 12 pacientë janë të shtruar në terapi intensive, dhe katër në intubim.

“Sot rezultojnë të infektuar 518 persona në total. Në 24 orët e fundit janë shënuar 24 rastë të reja. Sot Shqipëria ka mbi 4500 testime. Mbi 800 testime janë kryer për personelin mjekësor dhe fatmirësisht më pak se 9% e personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv. Aktualisht kemi vetëm 14 % të kapaciteteve të spitalit të zënë. Nuk kemi pasur asnjë mungesë në terapitë apo në mjetet e nevojshme. Lajmi i mirë është që numri i të shëruave sa vjen e shtohet. Në dy spitalet Covid në vend vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht  12 pacientë në terapi intensive dhe  4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren. Në 40 ditë kemi sheshuar kurbën, kemi gjurmuar rastet dhe kemi trajtuar cdo rast, puna në terren nuk po ndalet. Vendimet e marra në kohën e duhur, shmangën kolapsin shëndetësor. Heronjtë tanë, ata në vijën e parë të kësaj përballje janë mjekët, infemierët, epidemiologët, punojësit e Urgjencës Kombëtare, që me sakrificë e vetëmohim janë aty çdo minutë të ditës dhe çdo ditë të javës që me sakrificë dhe vetmohim po përballen në vijën e parë të zjarrit, gjej serish rastin t’i falenderoj. Ndryshimet që po propozojmë në Ligjin e Sëmundjeve Infektive, e në ndryshimet në Kodin Penal e që lidhen me situatën e epidemive, jo vetëm që na vendosin në një linjë me vendet e tjera, që këto dispozita i kanë patur të parashikuara, por mbi të gjitha nëse duam të kalojmë në fazën e tranzicionit të bashkëjetuarit më këtë Virus, do të duhet të kemi të gjitha armët për ta luftuar atë. Ndaj rritja e përgjegjësisë individuale, e ndërgjegjjes qytetare është esenciale me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit publik. Sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi, për këdo që cënon lirinë dhe jetën. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, por ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar. Një thirrje për qytetarët, dhe do kërkoja dhe ndihmën tuaj të nderuar deputetë, për të perçuar lajmin tek çdo qytetar që lufta me këtë virus fitohet nëpërmjet distancimit social, zbatimi i vetëkarantinimit, izolimi është thelbësor nëse duam ta fitojmë pa shumë humbje këtë luftë,”- tha Manastirliu. 

Deklarata u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj