"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama jep lajmin e mirë: Nga e hëna kthejmë falas me ‘Lasgushin’ shqiptarët në atdhe, nesër del kalendari i pikave të
27 Mars 2020, 11:11Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nga e hëna e javës që vjen do të nisë riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve që kanë ngelur nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe kërkojnë të kthehen në Shqipëri. Rama tha se riatdhesimi do të kryehet me lista vendodhjesh për t’i grumbulluar të gjithë. Më shumë ka në Itali, Britani, Kroaci, Greqi e Gjermani, por kryeministri tha se për çdo vend do të kryehet një mision shtetëror. E gjitha, falas nga avioni “Lasgush” i kompanisë shqiptare “Air Albania”. “Javën e ardhshme nis riatdhesimi i atyre që kanë ngelur jashtë. Do vijnë pa pagesë. Do i sjellë Lasgushi. Në këtë hall i kërkova kompanisë të marrë barrën e të qënit shqiptar. Nesër del kalendari. Të hënën nis hartimi i listave dhe pikave ku do të marrim qytetarët tanë “tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri tha se po torturohet për të ndihmuar të gjithë, gati sipas tij, e gjithë qeveria “po bëhet në 14 copa”. “Duhet durim, është një armë që duhet ta mbushim përditë. Dua t’ju siguroj të gjithëve se të gjithë po bëhemi 14 copash, përditë e përnatë që të mos lemë asnjë prej jush vetëm. Për të gjithë nga nevojat ushqimore deri tek ata që kanë ngecur jashtë Shqipërisë. Ata janë gati të vinë të vinë në Shqipëri. Janë gati edhe të paguajnë, i falenderoj në fakt, se ka të tjerë që bëjnë vetëm komente me qarje për popullin që gjoja po vdes për bukë me kërkesa absurde e me tallje për ata me uniformë e punonjësit socialë. Këto janë të turpshme. S’kemi shkop magjik, por as në shtëpitë më të pasura të kontinentit nuk po shoh të bëhen mrekulli. Unë s’do lë gur pa lëvizur dhe gjë pa bërë për t’ju ardhur në ndihmë të gjithëve, por dreqi e mori, merreni vesh që jemi në luftë. Qeveria mbahet me kontribute jo me dokrra në rrjetet sociale. Kamat-vonesat nuk i falja kurrë por jemi në luftë. OSHEE do të goditet në financat e saj, mospagesa e rrëzon përtokë me një efekt shkatërrues, do na e bënte të pamundur fitore,”tha Rama.
Qindra shqiptarë kanë ngelur në rrugët e Evropës pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Ata nuk kanë mundur dot që të kthehen në Shqipëri pas mbylljes totale të kufijve. Dhjetra denoncime në rrjetet sociale dhe në media kanë sjellë ndërgjegjësimin e qeverisë, pasi deri më dje, Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, thoshte se nuk kishte asgjë në dorë për të mundësuar kthimin e tyre.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit është mbledhur sot për të planifikuar kalendarin e punimeve për periudhën 30 mars-17 prill. Kom...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë një video-mesazhi, i ka kërkuar qeverisë që të publikojë VKM-të dhe listat e plota për të gjithë qytetar...
Tiranë-Bashkimi Europian ka zyrtarizuar vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Këshilli Evrop...
TIRANË– Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë në mesnatën e ditës së sotme, duke u shprehur se 14 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.“La...
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” se si po i kalon ditët i izoluar në banesën e tij. Ai është shprehur se bën aktivitet fi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka folur sot për kohën kur Shqipëria do dalë nga lufta me COVID-19 dhe përsëriti edhe njëherë shprehjen se do të jepte gjith...
Për kryetaren e Bashkisë Shkodër në këtë qytet po bëhesh një numër i vogël testimesh në lidhje me koronavirusin. Në një lidhje me skype në “360gradë” nga Artur ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sjelljen e opozitës dhe Presidentit gjatë kohës së luftës. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Rama...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për rrëzimin e qeverisë në Kosovë, por dhe zhvillimet e tjera politike atje. I ftuar sot në emisionin “Real Stor...
TIRANË- Krryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen e se jemi në luftë dhe shtoi se nuk mund të gënjej qytetarët duke u krijuar iluzione. I ftua...