“Kyç gojën” për Ahmetajn! Arrestimet e kryebashkiakëve socialistë, Balla: PS s’është zyrë avokatie
Balla 'kyç' gojën për Ahmetajn, s'prononcohet para gazetarëve: Flasim javës tjetër 20 Mars, 11:18 ...
Balla 'kyç' gojën për Ahmetajn, s'prononcohet para gazetarëve: Flasim javës tjetër 20 Mars, 11:18 ...
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, shqiptarët dhe boshnjakët qëndruan në shtëpi 20 Mars, 09:29 ...
Ra dakord për zbatimin e propozimit evropian/ Walker kritikon Kurtin: Gabim i madh të pranohet Asosacioni 20 Mars, 09:48 ...
Urdhër arresti ndaj Putin/ Reagon Kina: Gjykata duhet të tregohet e drejtë 20 Mars, 09:23 'Hidhini ose jepuani...
TIRANË– Një ditë pasi e paralajmëroi në Kuvend se ish-kryeministri Sali Berisha kishte “hesape” pa mbyllur me SPAK, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kërkon të dijë nga SPAK, se në çfarë faze janë hetimet për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për hetimet e çështjes CEZ-DIA. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar shkresën zyrtare ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku renditet e gjithë rruga që PS ka ndjekur për hetimin e skandalit CEZ-DIA që prej momentit kur në pushtet erdhën socialistët.
Në listën e personave që Komisioni Hetimor i PS, i ngritur në vitin 2016 mori për në hetim janë 12 persona, përfshirë edhe familjen Berisha, ish-kryeministrin, të birin, Shkëlzenin dhe Jamarbër Malltezin. E njëjta shkresë i është dërguar nga Balla edhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.
‘Në lidhje me kallëzimin, nuk kemi asnjë informacion se në çfarë gjendje dhe shkalle procedimi është‘-thuhet ndër të tjera në këto shkresa të dërguara.
Afera CEZ-DIA dhe kujtesa pas “Skrapit”
Skandali për privatizimin abuziv të OSSH, me një dëm prej gati 415 milionë euro u hetua nga një komision parlamentar që u ngrit nga socialistët me të marrë pushtetin. Komisioni kallëzoi në prokurori Sali Berishën, ish-ministrat Ridvan Bode, Florion Mima, Genc Ruli, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë si Enno Bozdo, Mimoza Vokshi, Suzana Guxhollin, Nue Nik Kalaja dhe Shtetasi çek, Josef Hejsek. Në krye të Komisionit ishte vetë Balla, por deri më sot, ende nuk ka dijeni për ecurinë e këtij kallëzimi.
Në seancën e djeshme plenare, pasi Berisha iu referua SPAK si “skrapi”, Taulant Balla u irritua duke thënë se “SPAK” ende nuk ka vepruar ndaj tij, dhe se forca e institucionit do të shihet në hetimet e dosjeve të vjetra.
(f.g/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Elton QynoKaq vite punë si gazetar kronike dhe që mbuloj aktivitetin e Gjykatave dhe Prokurorive në vend, kam shkruar për hallexhinj, bosa droge, vrasje, fa...
TIRANË– Ferdinand Kazaferi, një nga banorët e prekur nga prishja e shtëpive tek zona e Unazës së Re ka treguar se si ka nisur devijimi i rrugës që ng...
LEZHË– Fabrika e përpunimit të peshkut ‘Eurofish’ në Lezhë u shkrumbua nga flakët e zjarrit. Biznesi u përfshi nga flakët në orën 06:00 t...
TIRANË– Studentet mund të nisin sërish protestat. Disa prej tyre i kanë dërguar një kërkesë Rektorati i Tiranës pasi prej më shumë se 4 muajsh ata nu...
SPANJË– Mediat spanjolle kanë shkruar për vëllezërit Osmani, shqiptarë nga Kosova që kanë përfunduar në pranga pas një hetimi të antimafias italiane....
TIRANË– Ish-ministrja e Qeverisë “Rama 1”, Eglantina Gjermeni, njëherësh ish-deputete e Partisë Socialiste, është propozuar nga kryeministri Edi Rama...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë. Sot bëhet dita e parë që ai nuk ka asnjë pacient me Covid për të ndjekur. Këtë lajm të bukur ...
DURRËS– Një magazinë me produkte ushqimore është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Durrës rreth orës 02:00 të mëngjesit t...
LEZHË – Policia e Lezhës prangoi dy persona dhe shpalli një tjetër në kërkim pasi gjetën në një makinë “Audi” doza me kokainë, një pistol...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Xhelal Hyseni është i moshuari i cili po udhëtonte me biçikle...