Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI/ Pritet të ekstradohet drejt Italisë, arrestohet, 57-vjeçari në Lushnje
17 Mars 2021, 10:05Nga DOSJA
FIER– Bujar Agolli, 57 vjeç dhe banues në Lushnje është vënë në pranga nga Policia e Fierit në bashkëpunim me strukturat e Interpolit, pasi pritet të ekstradohet drejt Italisë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Agolli është dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali me tetë vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Ai akuzohet se ka qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.
Njoftimi i policisë
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ës...
MILANO– Gjashtë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali me akuzën e prodhimit dhe shitjes së marijuanës.Policia italiane njofton se ata kishin ngritu...
TIRANË– Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxhës, Ardian Visha ka deklaruar se do të ankimojë vendimin për shkarkimin e magjistrates.Në një deklaratë për media...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor nxjerr nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren e akuzuar për korrupsion, Enkelejda Hoxha. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvillu...
SHQIPËRI– Në Shqipëri, nisi sot mes refuzimit dhe një entuziazmi të përmbajtur vaksinimi i mësuesve në kryeqytet dhe qytete të tjera me vaksinën Astr...
DURRËS– Banorët e një pallati 6-katësh në lagjen 6 në Durrës të shembur nga tërmeti i 26-nëntorit, kanë dalë sot në protest para bashkisë, ku kërkojn...
TIRANË– Një 66-vjeçar me inicialet F.V., banues në Tiranë është gjetur i pajetë në një parking automjetesh në Tiranë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në r...
TIRANË– Dita e sotme pritet që të mbizotërohet nga kthjellime të alternuara me vranësira. Në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.Sipas Meteoa...