"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Plagosja e Orges Bilbilit, Policia zbardh ngjarjen: U fut brenda lagjes, nuk e hoqi për asnjë moment armën nga dora
10 Prill 2020, 11:46Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Shtetit sqaron se plagosja dhe pikasja e Orges Bilbilit nga efektivi i Shqiponjave ka qenë rastësore. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, PSh thotë se efektivi po patrullonte brenda zonës së Xhamllikut, kur ka parë autorin e masakrës së Lushnjes. I ka kërkuar kartën e ID, por nuk pranoi ta jepte. Më pasd, 30-vjeçari është larguar dhe polici e ka ndjekur. Në ndjekje e sipër, Bilbili ka nxjerrë armë dhe ia ka drejtuar efektivit, i cili në kushtet e vetëmbrojtjes e ka plagosur në këmbë. Për fat të keq është plagosur edhe një kalimtare, M.P., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të monitorimit të zbatimit të masave shtesë nga qytetarët, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar edhe ditën e sotme të ushtrojnë kontrolle të shumta, jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve, kryesisht në zonat urbane. Në këtë kuadër, në Tiranë, në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.
Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë. Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë. Fatkeqësisht, është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasja M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit. Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. Gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.
Aktualisht ky shtetas është arrestuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tirane, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes. Policia e Shtetit i uron shërim të shpejtë shtetases M. P. dhe garanton opinion publik se është e vendosur të përballet me cilindo që shkel ligjin e aq më tepër guxon të godasë punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të vijojnë të zbatojnë rregullat dhe t’i binden urdhrit të punonjësit të Policisë, duke kontribuuar të gjithë së bashku për parandalimin e përhapjes së COVID-19 , si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen e radhës nëpërmjet platformës online, për shkak të masave të marrë në kuadë...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar së fundmi se betejën me COVID-19 e kanë fituar edhe dy infermierë në Tiranë. Numri i personelit...
Tiranë- 8 efektivë policie rezultojnë të infektuar, ndërkohë disa të tjerë u është marrë tamponi. Ditën e sotme, në hyrjen kryesore të Drejtorisë së Përgjithshm...
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me kapjen e Ogres Bilbilin në Tiranë, gjatë një operacioni rastësor. Hoxha, në një lidhje direkt...
TIRANE- Dosja.al zbardh pjesërisht dëshminë e efektivit me motorr të Patrullës Shqiponja i cili ka pikasur Orges Bilbilin, autorin e masakrës së Lushnjes teksa ...
TIRANE– Këto janë momentet kur kolegët e repartit Shqiponja kanë arrestuar Orges Bilbilin, pasi u plagos nga efektivi i këtij reparti. Kolegët e repartit ...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me plagosjen e të shumëkërkuarit, Orges Bilbili. Në fjalën e tij, në një lidhje telefonikë për ...
Shkodër-Shkon në 24 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë babai i pacientit zero në Shkodër, i c...
TIRANË– Profesor, ka shumë lajme për pandeminë e Covid-19 dhe, po ashtu edhe shumë prononcime nga personalitete serioze të qendrave të njohura shkenc...
TIRANE- Dosja.al sjell pamjet ekskluzive të momentit kur agresori që kërcënoi se do të vriste policin e Shqiponjave nëse nuk do të largohej për të evituar kontr...