LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve, Policia e Shtetit tregon arsenalin që u kap në Shqipëri: 9 persona u v

16 Nëntor 2020, 12:39 Nga DOSJA
Operacioni ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve, Policia e

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar në 25 vende të Europës dhe të mbështetur nga Europol, për sekuestrimin e armëve.

Sipas njoftimit zyrtar, në Shqipëri në kuadër të operacionit “Bosfori”, janë sekuestruar 7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake). Gjithashtu bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga, nëntë persona.

Njoftimi nga Policia e Shtetit. Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe parandalimin e trafikimit të tyre. Operacioni i koduar “BOSPHORUS”, me pjesëmarrjen e 24 vendeve të Europës, institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të BE-së. Operacioni çoi në 11 arrestime dhe në 1.776 armë zjarri të sekuestruara në spastrim ndërkombëtar kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi. Në Shqipëri, në kuadër të operacionit, me qëllim raportimin nëpërmjet Siena, nuk ka patur raste të konstatimit/sekuestrimit të armëve të konvertuara apo gazi apoalarim, por janë sekuestruar 7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake), si dhe janë arrestuar 9 persona. 24 vende të Europës si Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia dhe MB, të mbështetura nga Komisioni Evropian, Ekspertët Evropianë të Armëve të Zjarrit dhe Eurojust, përfshirë dhe Europolin, kanë qenë pjesë e një operacioni që ka synuar alarmin dhe sinjalizimin e armëve të prodhuara nga Turqia në mënyrë ilegale të trafikuara nëpër Europë nga Bullgaria dhe shtetet e tjera. Për të trajtuar rritjen e armëve të transformuara dhe tregtuara në mënyrë të paligjshme, operacioni “BOSPHORUS” u krijua dhe u drejtua nga Policia Rumune brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT). Të mbështetur nga Europol-i, autoritet mblodhën të dhëna dhe kryen analiza të inteligjencës të blerësve dhe shitësve të armëve të zjarrit në fillim të këtij viti, për të mundësuar një seri hetimesh dhe aktivitetesh në një nivel kombëtar. Midis datës 02 dhe 11 nëntor, operacioni vjetor “BOSPHORUS” u përfundua me ditë të veprimit të përbashkët. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 kontrolle banesash. Këto hetime çuan në arrestimin e 11 personave dhe në konfiskim e 191 armë zjarri, 3714 gëzhoja municionesh, sasi të vogla droge përfshirë hashash (cannabis sativa) dhe kokaië, paketa cigaresh të pavulosura, 1 automjet, 164 cope lëndë piroteknike, dokumente identifikimi false. Rezultatet paraprake: Para ditëve të veprimit, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armëve të zjarrit. Fillimi i operacionit. Drejtuesi i operacionit, mbi veprimtarinë e armëve të zjarrit të EMPACT nga Policia rumune koordinoi një operacion me mbështetjen e Bullgarisë, Spanjës dhe Europol-it. Kuadri për javët e veprimit të përbashkët konsistonte në një punë operative në rrjedhën e sipërme të kryer duke mbledhur informacione inteligjente, kontroll të bazave të të dhënave dhe analiza operacionale të blerësve të armeve në vendet e Bashkimit Europian nga tregtarët bullgarë të armëve të zjarrit. Europol siguroi mbështetje të mëtejshme gjatë ditëve të veprimit me shkëmbimin e informacionit dhe komunikimin në kohë reale midis vendeve pjesëmarrëse. Çarmatosja e kriminelëve. Në vitet e fundit, armët e alarmit dhe sinjalit janë bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në mesin e kriminelëve dhe paraqiten në shifra të konsiderueshme në rastet e trafikimit të armëve të zjarrit dhe konfiskimeve. Kjo për faktin se ato mund të shndërrohen lehtësisht në armë vdekjeprurëse dhe janë më të lira për t’u blerë. Europol luan një rol kryesor në mbështetjen e shteteve anëtare për të luftuar rrjetet kriminale të përfshira në trafikimin e paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve. Si pjesë e një strategjie më të gjerë për të identifikuar rrjetet kriminale që furnizojnë grupe terroriste me armë zjarri dhe municione, ekspertët e Europol-it punojnë në mënyrë të pandalur me ekspertë të luftës kundër terrorizmit në hetimet ndërkombëtare. Për më tepër, specialistët dhe analistët e Europol bashkojnë përpjekjet për të ndihmuar shtetet anëtare në zhvillimin e burimeve të tyre për të monitoruar dhe trajtuar fenomenin e errët të rrjetit.

Europol njoftoi sot për operacionin ‘Bosfori” të organizuar dhe zhvilluar në 25 vende të BE-së nën udhëheqjen e Policisë Rumune, Në total janë sekuestruar 1 776 armë zjarri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion nderkombetar per armet operacioni bosfori operacion nderkombetar per armet operacioni bosfori

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Nëntor 2020, 10:57

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë akuzat për katër nga gjashtë të arrestuarit për çështjen e 3.5 milionë eurove të sekuestruar në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj