Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KORÇË– Kliti Kallamata, arkitekti i njohur korçar ka humbur jetën për shkak të infektimit me Covid-19. Kallamata ishte i shtruar në spitalin e Korçës ku dhe po merrte ndihmë ne nevojshme mjekësorë, por siç duket nuk ia doli dot të fitonte betejën me Covid-19.
Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, ndërsa sot në mesditë do të përcillet për në banesën e fundit. Ndërkohë në lidhje me ndarjen e tij nga jeta ka, ka reaguar edhe Shoqëria e Animatorëve Shqiptare, ku shprehen se aktiviteti i tij profesional e përfshiu aktivisht në një sërë punimesh, si në konservimin dhe restaurimin e monumenteve historike në Shqipëri. Po ashtu ata i kanë shprehur edhe ngusëhllime familjes për humbjen e trishtë.
REAGIMI:
Të nderuar kolegë,
Me keqardhje të madhe ju njoftojmë lajmin e zymtë të largimit prej nesh të kolegut tonë, të apasionuar ndaj trashëgimisë sonë kulturore, si dhe një prej personaliteteve më të aftë në fushën e restaurimit dhe të trashëgimisë kulturore, arkitektit restaurator Kliti Kallamata. Kliti Kallamata u diplomua si Arkitekt në Fakultetin e Inxhinierisë, Dega e Arkitekturës në Universitetin e Tiranës, në vitin 1979 dhe i Post-Diplomuar për studimet Master, në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut, Greqi, ku mbrojti temën: “Mbrojtja, Ruajtja dhe Restaurimi i Monumenteve Arkitektonike”. Tezën e doktoratës e mbrojti me temën: “Arkitektura dhe Arti i Kishave Post-Bizantine të Voskopojës dhe Vithkuqit”. Fusha e tij e kërkimit shkencor u bazua kryesisht tek Arti dhe Arkitektura Post Bizantine në Shqipëri. Gjatë aktivitetit të tij shkencor, Kliti Kallamata publikoi një sërë veprash me rëndësi të veçanti, ku mund përmendet veçanërisht: IKONA – Kuptimi dhe Simbolizmi. (IKONA – Kuptimi dhe simbolika e saj) Pallati i mençurisë K & P Sbilias, Athinë 1998. Aktiviteti i tij profesional e përfshiu aktivisht në një sërë punimesh, si në konservimin dhe restaurimin e monumenteve historike në Shqipëri, ku kontribuoi aktivisht në projekte, dhe realizime të punimeve. Nga aktiviteti i tij i gjerë vlerësohet veçanërisht kontributi i çmuar në periudhën e viteve 1981-1989, gjatë së cilës Kliti Kallamata punoi si Arkitekt dhe restaurues në Atelienë e Monumenteve të Kulturës, Korçë, degë e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Nga viti 1989 deri më 2006, drejtoi Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Korçë.
Ndër restaurimet më të spikatura të Arkitekt Kallamatës, përmendim Kishën e Shën Gjergjit në Shipckë, Manastirin e Shën Pjetrit e Pavlit në Vithkuq, fazën e parë e të dytë të restaurimit të Kishës së Ristozit në Mborje, së bashku me shumë angazhime të tjera.Kliti Kallamata ishte Fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian / Europa Nostra 2011, Amsterdam 2011, me projektin e restaurimit të Kishës së Shën Gjergjit në Shipckë.
Gjithashtu, u vlerësua me “The Best in Heritage” me Anëtarësim në “Klubin e Ekselencës” në “Kisha e Shën Gjergjit, Shipcka” Dubrovnik Shtator 2012.
(Member Choice Award EU Prize for Cultural Heritage / Europa Nostra Award 2011 – Conservation, Amsterdam 2011, Church of St. George).SHASH ngushëllon përzemërsisht familjen e të afërmit për këtë humbje të parakohshme.
U prehsh në paqe, Kliti Kallamata!
Në total në vendin tonë kanë humbur jetën 1164 persona dhe 23 mijë e 286 të tjerë janë të infektuar aktivë. Në 24 orëte fundit u identifikuan 318 të infektuar dhe 11 persona të tjerë ndërruan jetë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Zbardhen detaje për kapjen e 320 kg kanabis në Korfuz. Mësohet se lënda narkotike është nisur nga bregdeti i Sarandës. Gjithashtu bëhet me dije se ...
DURRËS– Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe 3...
TIRANË– Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për përfitime të shumave të mëdha nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. Dosja.al ka mësuar se 3...
DURRËS– Rrëzohet pema në Durrës. Era e fortë dhe moti i keq në qytetin bregdetar të Durrësit, ka sjellë pasoja të mëdha në vend dhe ka rrëzuar disa p...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë intervistën e zëvendës kryeministrit Erion Braçe në emisi...
ITALI– Avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi kërkojnë lirimin nga burgu të klientes së tyre Elona Kaleshit ish të dashurës së djalit të bashkës...
FRANCË- Arrestimi i një shqiptari në tetor të këtij viti shërbeu për nisjen e një operacioni të madh nga policia franceze. mediat e huaja bëjnë me dije se ...
TIRANË– Mira Pogaçi, analiste biznesi ka “zbuluar” arsyen se përse ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se vendet e rajonit. E ftuar në emisionin...
TIRANË– Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka humbur babain për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori përmes n...