MOTI/ Temperaturat zbresin deri në -6/ Dëbora bllokon disa akse në Korçë, pezullohet edhe sot lundrimi në Portin e Vlorës!
Moti i keq/ Pezullohet edhe sot lundrimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi 5 Shkurt, 12:24 Moti sot në...
Moti i keq/ Pezullohet edhe sot lundrimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi 5 Shkurt, 12:24 Moti sot në...
Banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit! Efektivët bllokadë për të mos...
Biden jep URDHRIN: Qëllojeni balonën kineze! 4 Shkurt, 20:33 3 aeroporte janë mbyllur në SHBA për &l...
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonig...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit N. T. 32 vjeç dhe Z. M.30 vjeç, të dy banues banues në Lezhë. Po ashtu mësohet se është shapllur në kërim dhe K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë.
Mëoshet se në përfundim të operacionit të koduar “Transportuesi”, policia ka sekuestruar 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar dhe 2 automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar “Transportuesi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponja”. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi, shërbimet policore në DVP Lezhë organizuan dhe finalizuam operacionin policor të koduar “Transportuesi”. Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” me drejtues shtetasin K. K. shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Po gjatë operacionit, Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32 vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë dhe vijon puna për kapjen e tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. K.,u gjetën dhe sekuestruan 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet hetimore iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER- Një 35-vjeçar është proceduar penalisht pasi po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme. 35-vjeçari me iniciale D.H. u ...
SHKODËR-Një vrasje është parandaluar në fshatin Vrakë. 20- vjeçari, Kladio Kurteza është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të vrasë me armë zj...
TIRANË- 14 patenta janë pezulluar nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit në aksin Sauk-Teg për evidentimin e shkeljeve të Kodi...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, ka në faqe të parë vdekjen e kitaristit të njohur Meh...
TIRANË– Sipas MeteoAlb në vendin tonë gjatë kësaj paradite moti do të jetë i kthjellët. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vr...
TIRANË– Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo tërmetin e ndodhur në Turqi këtë të premte e lidh me një faktor zinxhir efektesh nën tokë. Profesoresha gj...
TIRANË– Mehdi Prodani, një artist dhe kitarist i shquar ka ndërruar jetë, në moshën 91-vjeçare. Ka qenë këngëtari Kujtim Pordani, ai që ka bërë me d...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se fjala e kryeministrit Edi Rama, që dje në Kuvend, pyeste nëse Rama donte të bëhej Mbret apo dëshmor i Ko...
GREQI- Mes të plagosurve në Greqi si pasojë e tërmetit që tronditi ditën e sotme vendin fqinj është dhe një 14-vjeçar nga Shqipëria. Mediat vendase shkr...
TURQI- Shqiptarët që ndodhen në Izmir të Turqisë mbrëmjen e sotme po qëndrojnë jashtë nga frika se tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.6 rihter që u regjistrua m...