Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori fundoset nga pasuria. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Zaganjorit, pasi KPK e kaloi atë në shkallën e parë të Vettingut. Një pasuri marramendëse prej plot 1 miliardë lekësh, e pajustifikuar ishte shkaku që Zaganjori u rrëzua nga KPA.
Relatorja Albana Shtylla lexoi vendimin për Zaganjorin, dhe tha se kryetari i Gjykatës së Lartë, ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë. Ai nuk justifikon blerjen e apartamenteve, shpenzimet për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, e blerjen e pasurive të tjera të paluajtshme. Pasuri si shtëpia, një dyqan, garazhi dhe një bibliotekë ishin gjetur me probleme nga verifikimi i Komisionerit Publik, që “dogjën” përfundimisht Zaganjorin e rrëzuan vendimin e një viti më parë të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
“Referuar deklaratës fillestare të 2013 dhe të vitit 2017, subjekti Xhezair Zaganjori është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Ai nuk arrin të justifikojë pasuritë. Për rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë”, tha relatorja.
Me shkarkimin e Zaganjorit, Gjykata e Lartë ngelet me vetëm 1 anëtar, që është Ardian Dvorani. Me shkarkimin e Zaganjorit, Dvorani merr kompetencat e rkeytarit të Gjykatës së Lartë, megjithëse ky institucion është ende jo funksional.
Zaganjori nuk ishte sot prezent në seancën për dhënien e vendimit, ndërsa në seancat e mëparshme ka thënë se pasuria e tij është ndërtuar edhe nga trashëgimia që ka patur bashkëshortja e tij, ndërsa me batutë e ka kaluar: Kështu si më kërkoni ju, do të duhet të mos isha martuar fare.
Por si u konfirmua 1 vit më parë Xhezair Zaganjori me 1 miliardë lekë pasuri të pajustifikuar?
Ishte komisioneri publik që ankimoi vendimin në KPA, si të dyshimtë dhe jo korrekt pasi sipas komisionerit, Zaganjori nuk e justifikonte pasurinë e tij. Zaganjori u konfirmua në detyrë më 24 korrik 2018, pavarësisht problemeve me pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Xhezair Zaganjori shmangu tatimet dhe gënjeu për pronat, por kjo se pengoi të kalonte shkallën e parë të Vettingut. Sipas KPK, ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave të regjistruara në hipotekë me vlerën e tyre reale. Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet rreth 1 miliard lekë.
Sipas KPK-së, Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. Pasaktësi u konstatuan edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër.
Karriera e Zaganjorit
Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë. Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër, Ramiz Lala ka kaluar me sukses Vettingun.Ai është konfirmuar në detyrë nga KPK pasi nuk kishte probleme a...
TIRANË- Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Nertina Kosova është konfirmuar në detyrë dhe nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Sot në ambientet e KPA, ësht...
Tiranë- Një debat të ashpër ka pasur dje mes Laert Vasilit dhe Elsa Demos në studion e lajmeve në RTV Ora.Vasili i ka kërkuar Demos të rregullojë shkrimet për ...
TIRANË- Dy rumunë janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në kuadër të operacionit “Credit Card Fraud”. Arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet se ...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Tiranë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm me tritol në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.Dosja.al mësoi...
GJIROKASTËR– Gazetarja Ervina Shehaj ka postuar foton e një çokollatë, data e skadencës të së cilës kishte kaluar me thuajse një javë.Ironia ...
Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita, u konfirmua me shumicë votash nga trupa e Vetingut, pavarësisht pikëpyetjeve të mëdha që u...
TIRANË– Aktori i njohur Guljelm Radoja gjatë fjalës së tij para Teatrit Kombëtar ditën e sotme ka përmendur një koleg tijin. Edhe pse pa e përmendur,...
TIRANË-Artistja me origjinë shqiptare, Elina Duni ka përshëndetur qytetarët, të cilët dje dolën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.Në një postim në Facebook, ...