AktualitetBota

Kokainë dhe hashash drejt Italisë, shkatërrohen dy grupe kriminale në Milano, të arrestuar edhe në Shqipëri

FOTO
Grupet kriminale përbëheshin nga shqiptarë e italianë, të cilët trafikonin kokainë, hashash e marijuanë nga Shqipëria në Lombardi e në rajone të tjera italiane. Në operacion kanë marrë pjesë me qindra forca policore të skuadrave operavtive policore në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma, e Varese dhe kanë kryer rrestime me urdhër të Prokurorisë së Milanos.
Featured image of article: Kokainë dhe hashash drejt Italisë, shkatërrohen dy grupe kriminale në Milano, të arrestuar edhe në Shqipëri Droga e sekuestruar

ITALI– Dy grupe kriminale me anëtarë shqiptarë e italianë që merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italiasë janë shkatërruar mëngjesin e sotëm, duke vënë në pranga 33 persona. MilanoToday shkruan se mëngjesin e sotëm është ekzekutuar një megaoperacion për shkatërrimin e dy grupeve kriminale me aktivitet në trafikun e drogë.

Grupet kriminale përbëheshin nga shqiptarë e italianë, të cilët trafikonin kokainë, hashash e marijuanë nga Shqipëria në Lombardi e në rajone të tjera italiane. Në operacion kanë marrë pjesë me qindra forca policore të skuadrave operavtive policore në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma, e Varese dhe kanë kryer rrestime me urdhër të Prokurorisë së Milanos.

Dy prej anëtarëve të këtyre grupave janë arrestuar në Shqipëri. Një prej tyre, është Rosman Sulo, banues në Fier. Mësohet se Sulo është arrestuar në Fier, ndërsa për shqiptarin tjetër ende nuk dihet asgjë për vendin se ku është prangosur apo për identitetin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kuadër të provave materiale u sekuestruan 3 kompani, 2 godina, 3 motora të llojit scooter, 9 automjete e 2 motoçikleta. Hetimet e Seksionit Anti-Drogë të Skuadrës Mobile të Milanos u koordinuan nga Shërbimi Operacional Qendror dhe DCSA. Gjithashtu në operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet shqiptare si bashkëpunëtor.

Operacioni “Miracolo2” vjen pas “Miracolo1”, gjatë të cilit u vu në pranga Santo Tuçi, i dënuar me 46 vite burg për vrasje, pjesë një rrjeti të trafikut të drogës që e eksportonin me ngarkesat me ananas. Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë. 

(f.m/dosja.al)

  • 13:48

    Mega-operacioni/ Arrestimi i Rosman Sulos në Fier, policia jep detaje për operacionin: Janë sekuestruar 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë

    Policia e Shtetit ka dhënë detaje pas finalizimit të operacionit “Miracolo 2”, që u kry me bashkëpunimin e tyre dhe të policisë italiane. Në njoftimit zyrtar, thekson se personi që është vënë në pranga në Shqipëri është Rosman Sulo 28 vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, në total janë vënë në pranga 33 persona. Operacioni “Miracolo2” vjen pas “Miracolo1”, gjatë të cilit u vu në pranga Santo Tuçi, i dënuar me 46 vite burg për vrasje, pjesë një rrjeti të trafikut të drogës që e eksportonin me ngarkesat me ananas.

    Njoftimi nga Policia e Shtetit

    Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Milano, Itali dhe në Shqipëri. Operacioni policor i koduar “MIRACOLO II” u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe UCI Albania. Nga Policia e Shtetit u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë Fier, Tiranë dhe Elbasan. Mëngjesin e sotëm u finalizua operacioni i quajtur “MIRACOLO II”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

    Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona. Ndërsa në Shqipëri, në kuadër të operacionit “MIRACOLO II”, u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç. Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tuçi, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta. Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë. Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të punuar përkrah partnerëve, me qëllim goditjen e krimit të organizuar.

  • 10:46

    Shkatërrimi i bandës italo-shqiptare në Itali, arrestohet në Fier, Rosman Sulo

    Rosman Sulo, banues në Fier është një nga shqiptarët ë vënë në pranga në kuadër të operacionit të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane që shkatërruan dy grupe kriminale. Mësohet se Sulo është arrestuar në Fier, ndërsa për shqiptarin tjetër ende nuk dihet asgjë për vendin se ku është prangosur apo për identitetin e tij.

Shto Koment