Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
DURRËS- Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka zbuluar sot një rast të trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë. Në një njoftim për mediat Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët kishin mbushur autobusin e linjës Durrës-Bari me 26 kg marijuanë, të cilën e kishin fshehur në një kovë bulmeti.
Sipas bluve të Durrësit të arrestuar janë S.D., 31 vjeç, banues në Durrës, në rolin e menaxherit, S.S., 59 vjeç, banues në Përmet dhe Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë, të dy shoferë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.
NJOFTIMI I PLOTË
Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. Policia Kufitare parandalon një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate. Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher); S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer); Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali. Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike. Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË- Vijon operacioni “Perimetri”. Policia bën me dije se në fshatin Blacë të Pogradecit, është arrestuar 35-vjeçari me inciale A.Sh. Ky i ...
TIRANË- Aeroporti i Rinasit ka dhënë sqarime për të gjithë kategoritë e qytetarëve shqiptarë që do të lejohen të udhëtojnë drejt Polonisë. Në njoftim theks...
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar sërish lidhur me aksidentit fatal që ndodhi dje në Kakavijë, ku ambulanca përpl...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit, Policia e Tiranës u ka hequr lejën e drejtimit 18 shoferëve, pasi në rrugët Sauk- Astir dhe Tiranë- Durrës janë kapur me sh...
GJIROKASTËR- Të lodhur, të rraskapitur e pa zgjidhje. Kjo është pamja që vjen nga Kakavija ku emigrantët shqiptarë kaluan 4 netë pritje për të hyrë në tokë...
TIRANË- Gjatë natës një stufi ka goditur kryeqytetin shqiptar. Reshjet e dendura të shiut, vetëtimat dhe bubullimat nisën në orët e para të mëngjesit të so...
GJIROKASTËR– Situata në dy pikat e kalimit kufitar në Kakavijë dhe Kapshticë, janë normalizuar pas pesë ditësh pritje. Pas disa orësh bisedime, pala greke ...
SHQIPËRI- Rikthehen sërish reshjet e shiut në vend. Meteoalb parashikon se pasditen e sotme do të ketë reshje shiu në zonat malore. Ndërsa, në zonat bregde...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë arritjen e marrë...