Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TROPOJË– Gjovalin Gjeloshi, 62 vjeç, komisioneri i Partisë Demokratike në Lekbibaj, është vënë në pranga, ndërsa dy vëllezërit e tij, Marash dhe Shkëlzen Gjeloshaj janë shpallur në kërkim.
Të tre vëllezërit akuzohen se kanë dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri Andrea Ndoun, komisionerin e Partisë Socialiste në Lekbibaj, mesditën e sotme.
Sipas njoftimit të Policisë vëllezërit Gjeloshaj kanë dëmtuar edhe shkollën në Lekbibaj e cila ishte kthyer në qendër votimi, si dhe nuk i janë bindur urdhërit të Policisë së Shtetit.
Njoftimi i policisë Tropojë
Kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një shtetas, si dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë, vihet në pranga njëri nga autorët, shpallen në kërkim dy të tjerë (vëllezërit e tij). Nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 0489, e cila ndodhet në shkollën e fshatit Lekbibaj, është kërkuar ndërhyrja e Policisë për një konflikt në ambientet e shkollës. Pas marrjes së vendimit Nr. 01 datë 25.04.2021, janë afruar shërbimet e Policisë dhe nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.
Gjithashtu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Lekbibaj, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj. dhe po punohet për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. Me vendim të Qendrës së Votimit, Nr. 2, datë 25.04.2021, ora 13:35, Policia është larguar nga QV dhe procesi i votimit vijon normalisht.
(F.M/DOSJA.AL)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Kanë ndërruar jetë 3 qytetarë ...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka kërkuar që të nisë hetimi për tenderin që u bë për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Në një status në Tëitt...
TIRANË– Media e njohur BBC ka raportuar ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. BBC shkruan se në momentin që makina ndaloi ...
SHKODËR– Një tjetër person në Shkodër i cili ka qënë i dënuar më parë ka denoncuar faktin se nuk mund të votojë, pasi rezulton votues në burgun e Re&...
MALIQ– Sekretari i qendrën e votimit 3826 në Maliq, Edomod Vinçani ka zbardhur sherrin e dhunshëm që ndodhi sot në fshatin Vashmi, ku burrë e grua u rrah...
KORÇË– Një ngjarje e çuditshme është raportuar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Një votues në KZAZ nr 184 nuk është lejuar të votojë në qendrën ...
KORÇË– Burrë dhe grua janë dhunuar ditën e sotme në qendrën e votimi në fshatin Vashmi të bashkisë së Maliqit. Ata janë dhunuar me karrige dhe sende...
TIRANË– Një qytetar ka shëtitur me një derr të lidhur ditën e sotme. Videoja e mëposhtme e publikuar nga Indeksonline tregon qytetarin që ecën me bi&...
KORÇË– Një incident ka ndodhur në qytetin e Korçës gjatë procesit të votimit.Burrë e grua janë goditur me karrige nga vëzhguesi i PD-së në fs...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në tunelin Elbasan-Tiranë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Dyshohet se drejtues...