"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Durim Bami bashkë me ‘krahun’ e tij të djathtë u qëlluan 5 herë me armë zjarri, dyshja e ‘pandarë’ po lëvizte ng
5 Nëntor 2020, 09:52Nga DOSJA
TIRANË- Një atentat në dukje i zakonshëm ka risjellë në vëmendje të kronikës së zezë, Durim Bamin. I riu nga Kruja, i njohur për publikun por edhe politikën, ishte dukë udhëtuar dje bashkë, në automjetin e tij me Ervin Kodra. Kodra, për të cilin burime për Dosja.al bëjnë me dije se njihet si krahu i djathtë i Bamit, u plagos, ndërsa autorët u larguan pa parë më tej. Po ashtu, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Bami dhe Kodra ishin nisur nga Kamza drejt Krujës, zonë ku edhe rri Bami. Megjithëse automjeti ku ndodhej Bami ishte i blinduar, kjo nuk i ka penguar autorët që ta plagosin bashkëudhëtarin e tij.
Autorët u larguan me mjetin tip “Volkswagen Golf 5′ që u gjet i djegur sot në Valias, ndërsa brenda mjetit nuk ka asnjë shenjë identifikuese. Autorët i kanë hequr makinës edhe numrin e shasisë, ndërsa brenda mjetit nuk ka patur armë, siç ndodh zakonisht në këto atentate.
Ndërkohë që nga verifikimi që është bërë në vendngjarje janë gjetur gëzhoja.
Por kush është Durim Bami? I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë, pasi Doshi akuzoi presidentin e sotëm Ilir Meta, se i kishte porositur një atentat me një pagesë prej 500 mijë euro.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Gjobitet për herë të dytë për mosmbajtjen e maskës Monika Kryemadhi! Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është përfshirë në një sherr masi...
BALLSH- Gratë e naftëtarëve kanë hyrë sot në ditën e 22 të grevës në Ballsh. Të pyetura nga gazetarët ato janë shprehur se situata është e vështire si nga ana p...
TIRANË- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me atentatin e mbrëmjes së të mërkurës në Tapizë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Ervin Kodra, kushër...
TIRANË– Objektivi i atentatit të dështuar që ndodhi një ditë më parë në Tapizë të Fushë Krujës, ishte Durim Bami dhe jo Ervin Kodra. I konsideruari si i fo...
TIRANE– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al, Fax, Top Channel, Klantv dhe Gazeta Tema kanë në në faqe të...
TIRANË- Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të dendura dhe shira të izoluar në zonat veriore dhe qendrore. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin shira të pakët...
ELBASAN– Fotoja që po shikoni vjen nga banesa e Talo Çelës në Katund të Ri, në ambientet e jashtme të së cilës ka shpërthyer gjatë natës një sasi eksploz...