LIVE UPDATES
Aktualitet

Korrupsion! Arrestohet me urdhër të SPAK ish-ministri Koka, pranga dhe dy të tjerëve

14 Dhjetor 2021, 11:19 Nga DOSJA
Korrupsion! Arrestohet me urdhër të SPAK ish-ministri Koka, pranga dhe

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Dosja.al ka mësuar se Koka është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani.

Përveç Kokës, në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë që akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë skemë korrupsioni, të identifikuar me inicialet K.Z. dhe S.B.. Mbi të gjithë rëndon  kryerja e 4 veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Dosja.al ka siguruar edhe pamjet e mbërritjes së ish-ministrit Koka në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku edhe shfaqet i pashqetësuar, pa pranga dhe me duar në xhepa, Koka është futur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa rreth tij ishin vetëm dy efektivë policie. Hetimet e nisura që në vitin 2020 kanë zbuluar se nuk është ndjekur procedura e duhur për dhënien e një koncensioni, ku ministri i Mjedisit kishte cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Ndërkohë që po ashtu, SPAK njofton se për çështjen vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë, apo funksionarë publikë që mund të jenë përfshirë në këtë aferë korruptive. 

Arrestimi i Kokës është përshëndetur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila përgëzoi SPAK për operacionin e kryer. Në reagim e saj, Kim shkruante se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi gjithashtu, por ai nuk u mjaftua me arrestimin e Kokës. Kreu i Partisë Demokratike kërkoi arrestimin e ‘peshkut të madh’ të kësaj dosjeje korruptive. Para mediave ai theksoi se operacioni i sotëm tregon se denoncimet e PD-së kanë patur bazë, por deri në kapjen e ‘peshkut të madh’, do mbetet një farsë.

Kush është Lefter Koka

Lefter Koka u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat. Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa në vitin 2009 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, ndërsa në nëntor 2020 ai iu bashkua Partisë Socialiste. Më 1 shtator të këtij viti, edhe pse i zgjedhur si deputet nga votat e qytetarëve të Durrësit nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Koka vendosi të japë dorëheqjen nga mandati.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Arrestimi i Lefter Kokës, SPAK: E ‘dogjën’ kallëzimet e PD e LSI, hetimet vazhdojnë

Arrestimi i ish-ministrit, Kryemadhi nxjerr ‘dosjet’: Ka akoma, majtas dhe djathtas

VD/I pashqetësuar dhe me duar në xhepa! Lefter Koka mbërrin te Drejtoria e Policisë

Arrestimi i Lefter Kokës, Basha: Duam ‘peshkun e madh’

Arrestimi i Kokës/Kim:Askush nuk është mbi ligji,mund të vraposh, po jo t’i fshihesh

DETAJE/ Bashkë me ish-ministrin Koka janë arrestuar edhe dy persona të tjerë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka lefter koka arrestohet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet